Besimtarët ortodoksë në Durrës kanë marrë pjesë mbrëmjen e së premtes në kryerjen e Udhës së Kryqit, apo siç njihet ndryshe lëvizja e Epitafit të Krishtit nëpër qytet.
Është ky një rit fetar që kisha ortodokse e organizon në mbrëmjen e së premtes së zezë.
Ceremonia e epitafit nisi nga kisha ortodokse e Shën Astit dhe Shën Pavlit përgjatë Rrugës Tregtare për të mbërritur në qendër të Durrësit dhe përfshirë në këtë ceremoni dhe shumë qytetarë të tjerë.
Ndërkohë, edhe besimtarë të shumtë ortodoksë dhe qytetarë vlonjatë kanë marrë pjesë mbrëmjen e kësaj të premteje në ceremoninë e të Premtes së Madhe e të shenjtë, në proçesionin e epitafit.
Ashtu sikundër edhe tradita e përvitshme epitafi është paraprirë nga riti i liturgjive në kishën e Shën Todrit në Vlorë.Rreth orës 19 e 30,epitafi ka dalë në qytet nga kisha e Shën Theodhorit, shoqëruar nga dhjetëra besimtarë .Edhe këtë vit ceremonia simbolike është shoqëriar nga Banda Frymore e qytetit.
Lajmi kryesor:
E premtja e zezë/ Mijëra besimtarë katolikë kremtojnë Udhën e Kryqit, ortodoksët procesionin e Epitafit! Përkujtohet Kryqëzimi i Krishtit
S.B/I.M/ReportTv.al
