Politikë

Rama nderon forcat që luftuan me zjarret: Shteti nuk u thye! Gjyqtarët, vendime të ‘ububushme’ në favor të piromanëve! Flotë me avionë zjarrfikës (VIDEO)

27 Gusht, 11:11| Përditesimi: 27 Gusht, 15:28

  • Share

24 zjarrfikës, ushtarë dhe policë u nderuan nga kryeministri Edi Rama për betejën që bënë me zjarret gjatë verës që prekën vendin. Në ceremoninë e Mirënjohes Kombëtare, ku iu dha atyre medalje për kontributin e dhënë, Rama tha se ndonëse shteti u përball me një situatë të vështirë, nuk u thye. 

“100 misione nga ajri, qindra ndërhyje dhe ky shtet nuk u thye, por tregoi se mekanizimi i Mbrojtjes Civile nga fshati më i largët deri tek qendra e Tiranës mundi dhe diti të jepte më të mirën.", u shpreh Rama. 

Kreu i qeverisë njoftoi se Shqipëria do të blejë dy avionë zjarrfikës për të ndërtuar flotën e saj. Nuk kurseu ironinë për ata që i quajti si 'ekspertët online të fikjes së zjarrit', teksa tha se avionët nuk janë magjistarë, duke përmendur edhe vende të tjera, që edhe pse kanë avionë, sërish u 'përcëlluan' nga flakët. 

"Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë dhe ne do kemi së shpejti flotën e avionëve tanë që do nisë të ndërtohet me 2 avionë zjarrfikës, por magjia është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë”, shtoi Rama. 

Nuk kurseu kritikat as për gjyqtarët, teksa tha se mendjet kriminale që kanë ndezur zjarre të qëllimshme jo pak herë kanë gjetur 'aleatë' edhe nëpër gjykata, duke dhënë "vendime të ububushme" në favor të tyre. Kryeministri paralajmëroi se do të ketë zero tolerancë ndaj atyre që shkelin interesat e vendit, ndërsa shtoi se i ka kërkuar edhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që t'i referojë rastet në organet drejtuese të gjyqësorit.

"Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor pa lëvizur" për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta figura me uniformë që shkelin interesin e vendit, por siguroi mbështetje institucionale për të gjithë ata që punojnë në mbrojtje të interesit publik. 

"Disa personave që nuk iu dihen emrat e nuk iu njihet fytyra me ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë, në ajër të kondicionuar mbuluar me tyrbën e zezë të gjykatësit përqeshin sakrificat dhe shkelin me të katër këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të ububushme jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve. I kam kërkuar ministrit të Drejtësisë t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësorit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë.", tha Rama.

Bëri edhe një falënderim të veçantë për të gjithë miqtë e huaj, që sollën ndihmën e vyer nga ajri, veçanërisht ata nga Emiratet e Bashkuara.

Në fund, kreu i qeverisë tha se do të punojnë më shumë për parandalimin dhe përmirësimin e punës në luftën kundër zjarrit, "përbindëshit" siç e cilësoi ai, për shkak se në vitet në vijim pritet të jetë më i egër duke marrë parasysh pasojat e ndryshimeve klimatike. 

"Parandalim më të mençur, pastrim pyjesh, korridorë natyrorë, më shumë dronë në përdorim dhe futjen në përdorim gjerësisht të dronëve për mbjelljet e reja në sipërfaqe të djegura, teknologji për sistem alarmi të hershëm, dhe qendra të integruara të kontrollit. Por të gjitha këto nuk na çojnë lart pa edukimin dhe ndërgjegjësimin”
", u shpreh kryeministri.

Mbi 56 mijë hektarë u dogjën në Shqipëri gjatë muajve të kësaj vere, më i lartë ndonjëherë, ndërsa dëme të mëdha u regjistruan në banesa, bujqësi dhe blegtori.

 

Ora 11:45
Zjarret/ Rama ironizon: Avionët nuk janë magjistarë! Do kemi flotën tonë, nisim me blerjen e dy avionëve

 

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet që vendi ynë të blejë dy avionë.

“Duhet ta mbajnë parasysh një të vërtetë, avionët nuk janë magjistarë, ata janë ndihmës të fuqishëm të cilët nuk na kanë munguar falë mekanizimit europian të mbrojtjes civile, pjesë e së cilës jemi edhe ne, Shqipëria me të drejta të barabarta. Nuk janë asesi të plotfuqishëm, 22 avionë të gjeneratë së fundit nuk e penguan flakët të digjte dhe përcëllonte Izmirin, duke hapur një plagë të dhimbshme mbi tokën e Turqisë mike dhe duke bërë të evakuohen mijëra njerëz, ashtu sikur forca më e madhe ajrore e planetit, nuk mundi ta shmangte shkrumbimin tragjik të një vendbanimi të madh sa Tirana në Los Angelos. Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë dhe ne do kemi së shpejti flotën e avionëve tanë që do nisë të ndërtohet me 2 avionë zjarrfikës, por magjia është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë”, tha Rama.

Ora 11:40
Zjarret/ Rama: 'Përbindësh’ që po bëhet më i egër! Duhet të përgatitemi me masa parandaluese dhe përmirësim të punës me përfshirjen e teknologjisë

 

Kryeministri  Edi Rama tha se nderimi i 24 ushtarëve, policëve dhe zjarrfikësve që luftuan me fjalët gjatë verës është një mesazh simbolik për ata që s’e lanë vendin në ‘baltë’. Paralajmëroi gjithashtu edhe masa për parandalimin e zjarreve, teksa tha se me ndryshimet klimatike, ky ‘përbindësh’ po bëhet edhe më i egër.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se do ta përmirësojnë më tej punën edhe me përfshirjen e teknologjisë.

“Sot duke nderuar 24 ushtarë, policië e zjarrfikës me medalje duam të nderojmë Shqipërinë që tregoi se po kemi të meta, ende shumë për të investuar në mjete e sisteme inteligjente. S’mund të dilnim nga kjo verë ferri për nga temperaturat pa plagë por kemi një kapital njerëzor që nuk e lë kurrë më Shqipërinë në baltë, mirënjohje të veçantë. Ky kapitull i ndezur jo vetëm nga flakët e pyjeve, por edhe të flakëve sot merr mesazh të vetëm si epilog se dhe përballë flakëve më të egra, Shqipëria tregon forcë të madhe proporcionale. Sa më e madhe sfida dhe të egra flakët, aq më i madh solidariteti dhe ndjenja e përkushtimit dhe aq më të angazhuar profesionalisht njerëzit me uniformë. Le ta përmirësojmë me tej punën duke futur më shumë teknologji, duke punuar më shumë për parandalimin dhe për zjarret e ardhshme dhe duke u përgatitur si për një ndeshje të radhës me një përbindësh që do të vijë të bëhet më i egër. Le të mbështesim më shumë fuqizimin dhe rritjen e këtij kapitali njerëzor, duke bërë gjithçka për të rritur edhe mbështetjen financiare. Me kënaqësi dhe përulësi i jam përgjigjur pozitivisht të gjitha propozimeve nga ministritë për dekorimet dhe shpërndarë disa medalje si një shenjë simbolike, mirënjohje dhe mesazh për të gjithë këtë trup, e cila meriton nderimin më të posaçëm.", tha Rama. 

Ora 11:37
Rama: Ky shtet nuk u thye! Zjarret nuk i shuan ekspertët online, por mundi dhe djersa e forcave zjarrfikëse

 

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk u thye edhe pse u përfshi nga zjarre te fuqishme gjatë kësaj vere. Nuk kursen ironinë për opozitën që pati kritika për mënyrën si u menaxhua situata me zjarret.

“100 misione nga ajri, qindra ndërhyje dhe ky shtet nuk u thye, por tregoi se mekanizimi i mbrojtjes civile nga fshati më i largët deri tek qendra e Tiranës mundi dhe diti të jepte më të mirën edhe pse shumë ka ende për të bërë, nuk munguan dhe ekspertët online të fikjes së zjarrit, as zjarrvënësit e zakonshëm të mexhlisit tonë publik dhe dixhital, por Shqipërinë nuk e mbrojtën ata, por djersa, guximi dhe sakrifica e atyre 10 mijë e kusur njerëzve në vijën e zjarrit pjesë e së cilës përfaqësues jeni edhe ju këtu. I gjithë Mesdheu ishte në flakë si asnjëherë më parë këtë verë, kështu thotë bilanci tragjik i kësaj vere”, tha Rama.

Ora 11:28
Rama: Piromanët kanë gjetur ‘aleatë’ në gjykata duke dhënë vendime të ‘ububushme’ në favor të tyre! Do vendosen para përgjegjësisë

 

Kryeministri Edi Rama tha se i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë Ulsi Manja që të përcjellë pranë organeve drejtuese të gjyqësorit rastet e gjyqtarëve që sipas tij kanë dhënë “vendime të ububushme” në favor të zjarrvënësve.

Kreu i qeverisë tha se mendjet kriminale që kanë ndezur zjarre jo pak herë kanë gjetur ‘aleatë’ nëpër gjykata, ndërsa shtoi se nuk do të lënë gur pa lëvizur për të vënë para përgjegjësisë ata që kanë vepruar kundër interesit të vendit.

”Duke ushqyer rreth e rrotull Mesdheut me temperatura në kapërcime të vazhdueshme historike që po që mbijnë nga duart e mendjeve krininale, që fatkeqësisht gjejnë rrallë aleat në radhët e gjykatësve të këtij vendi. Teksa mijëra njerëz me uniformë derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në një luftë sfilistëve me zjarret. Dhe mijëra hektarë përpiqen nga goja e flakëve, disa personave që nuk iu dihen emrat e nuk iu njihet fytyra me ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë, në ajër të kondicionuar mbuluar me tyrbën e zezë të gjykatësit përqeshin sakrificat dhe shkelin me të 4 këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të ububushme jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve. I kam kërkuar ministrit të Drejtësisë t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësoit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë. Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe intetesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi. Nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët e gjykatësit që i shërbejnë misionit kombëtar të Shqipërisë në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar në mbrotje të interesit publik. “, tha Rama.

Ora 11:21
Zjarret/ Rama: Komisar Agim Troci u dergj në shtrat, veprimi heroik mund ta kishte ndarë përgjithmonë nga familja


Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u plagos duke luftuar me flakët në Delvinë më 25 korrik.

“Mes tyre ka edhe jetë të dyta, si jeta e komisar Agim Trocit që u dergj i plagosur për ditë të tëra në shterat, por pa keqardhje për veprimin heroik që mund ta kishte ndarë përgjithmonë nga familja dhe nga fëmijët. Jetë sfiduese si kolonel Gëzim Markut, i cili u pri trupave me forcën enjë shembulli të rrallë, janë jetë të hedhur mes zjarreve, si ai zjarrfikësit nga Bulqiza, apo komandanti Ervin Buzi. Jam i bindur që kur e kanë marrë detyrën, as Ervin Buzi dhe as Klajdi Tushe, nuk e kanë menduar se megjithëse e kanë ditur që do kishin orë fluturime shtesë, prapë se prapë, përfytyrimi se ato orë shtesë mund të ishin si orët shtesë mbi ajrin e zi përvëlues të zjarreve të verës, ku në emër dhe për hir të jetës tjerëve dhe pasurive të Shqipërisë, duhet të rrezikonin jetën e tyre duke sfiduar edhe kufijtë e rezistencës fizike të trupit. Kronika e zjarreve të kësaj vere mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë”, tha Rama.

 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ops: 27/08/2025 15:06

    Po turp a ke more ? Vendi u dogj u pervelua ky dekoron ca punojese qe gjith vitij vjedhin nafte dhe me aq mjete sa kane skan ca bejne fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?