Bajamet të pasura me magnez, kalium, fibra dhe proteina, janë ndër frutat e thata që i sjellin shumë benefite organizmit tuaj.
Këto janë disa prej përfitimeve që vijnë nga konsumimi i katër bajameve në ditë.
Mbrojnë shëndetin e zemrës
Antioksidantët, flavonoidët dhe vitamina E tek bajamet ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe e bëjnë atë më të fortë.
Ulin kolesterolin
Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm.
Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira, ulin kolesterolin në gjak, pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë aterosklerozën.
Përmirëson kujtesën
Konsumi ditor i bajameve përmirëson aktivitetin dhe funksionet e trurit dhe përmirëson kujtesën.
Forcon kockat dhe dhëmbët
Bajamet përmbajnë fosfor dhe ky mineral i bën kockat dhe dhëmbët më të fortë.
Reduktojnë urinë
Bajamet përmbajnë shumë fibra e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë duke penguar ngrënien e tepërt.
Ulin nivelin e sheqernave në gjak
Bajamet ulin e nivelin të sheqerit në gjak dhe prandaj konsiderohen si fruta mjaft të mira për shëndetin e diabetikëve.