Konsumimi i ushqimit në çdo vakt të ditës ka një ndikim shumë të madh në organizmin tonë. Ndaj shpesh kur zgjoheni nga gjumi ju thonë: Mos hani këtë, mos hani atë se jeni me stomak bosh!
Barnat anti-inflamatore
Aspirina, paracetamoli dhe ilaçet e tjera nuk rekomandohen të merren me stomakun bosh. Kjo për shkak se jo vetëm efektiviteti i tyre zvogëlohet, por mund të shkaktojë probleme serioze si gjakderdhja gastrike.
Kafe
Shmangni kafen me stomakun bosh, qoftë edhe pa kafeinë. Ky i fundit stimulon prodhimin e acidit, i cili shkakton urth dhe probleme të tjera të sistemit tretës.
Çamçakëz
Acidi tretës i prodhuar gjatë përtypjes së çamçakëzit dëmton sipërfaqen e brendshme të stomakut, ndërsa përtypja e tepërt e çamçakëzit mund të çojë në sëmundje të tilla si gastriti.
Lëng portokalli
Fibrat acidike dhe të forta që përmbajnë agrumet irritojnë stomakun tuaj bosh, gjë që është veçanërisht e rrezikshme për ata që kanë ose janë në rrezik të zhvillimit të gastritit.
Alkooli
Kur pini alkool pa ngrënë më parë, shkalla e përthithjes së tij rritet me dy herë më shumë. Përveç stomakut pirja e tij ndikon ndjeshëm edhe te zemra, mëlçia dhe veshkat.