Të mërkurën u zhvilluan gjashtë ndeshjet e para për raundin e tretë kualifikues të Champions League. Nga rezultatet, më pranë kalimit në play-off janë Benfica, e cila fitoi 0-2 në udhëtim kundër Nice, si edhe Crvena zvezda që mposhti Lech Poznan 1-3 në Poloni.
Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes u zhvillua në stadiumin e Rotterdamit. Vendasit e Feyenoord mposhtën 2-1 Fenerbahcen. Ekipi i drejtuar nga Robin van Persie kaloi në epërsi me Timer pas 19 minutave lojë. Rezultati u barazua nga Ambrabat në minutën e 86-të, por nuk ishte e thënë që të besuarit e Mourinhos të merrnin një rezultat pozitiv në udhëtim. Ishte Hadj Moussa në minutën e parë shtesë që shënoi golin e fitores 2-1 për Feyenoord.
Tanimë të gjitha ndeshjet e kthimit që do luhen pas një jave, do vendosin verdiktet finale me skuadrat që do marrin një biletë për në play-off.
Rezultatet
HOLANDË - Para përballjes ndaj Feyenoord në Champions League, lojtarët e Fenerbahces dhanë një mesazh të fortë përpara syve të publikut ndërkombëtar. Futbollistët turq u paraqitën në fushë të veshur me fanella që mbanin mbishkrimin: 'Ndaloni krimet kundër njerëzimit. Mjaft më'.
Ky gjest simbolik u interpretua si një reagim kundër zhvillimeve të fundit dhe situatës humanitare në Gaza, duke vendosur sportin në funksion të ndërgjegjësimit shoqëror.
Ndeshja ndaj Feyenoord u zhvillua në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Champions League dhe u fitua nga holandezët vendas.
Komente
