Fruta

Lifestyle

Cilat janë frutat që nuk duhet t'i konsumoni kurrë me stomakun bosh

5 Qershor, 22:34| Përditesimi: 5 Qershor, 22:43

  • Share

Disa fruta sipas ekspertëve nuk duhet që ti hani kurrë me stomak bosh.

Banania ka shumë magnez dhe kalium dhe me stomakun bosh mund të çrregullojë balancën minerale dhe të japë ndjesi të përgjumur ose të lodhur.

Kivi ka acid të lartë dhe enzima që mund të shkaktojnë të përziera apo shqetësime të lehta kur hahet me stomakun bosh sidomos në mëngjes.

Midis tyre janë edhe agrumet, të cilat janë të preferuara nga shumë njerëz për të filluar ditën në formën e lëngut ose si shtesë në një mëngjes me drithëra.

Të tilla si limonët, mandarinat ose portokallet, mund të rrisin prodhimin e acidit në zorrë, duke rritur kështu rrezikun e zhvillimit të gastritit dhe ulçerës në stomak. Gjithashtu, sasia e madhe e fibrave dhe fruktozës që gjendet në këtë frut mund të ngadalësojë metabolizmin nëse hahet me stomak bosh.

Përveç frutave agrume, dietologët theksojnë gjithashtu se nuk duhet të hani kos me stomak bosh, të hani ushqime pikante dhe ato të pasura me sheqerna të përpunuara. Dhe nuk duhet të pini as kafe.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?