TIRANË- Që nga nisja e pandemisë, COVID-19 ka "rrëmbyer" dhjetëra jetë njerëzish, mes tyre edhe policë, avokat, mësues.
Në më shumë se 8 muaj pandemi, bilanci është tepër i rënduar. Mësohet se deri më tani kanë humbur jetën 10 avokatë, 10 policë, 8 mësues. Avokati Saimir Vishaj në një intervistë me gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ka deklaruar se avokatët po punojnë në kushte shumë të vështira pune, në salla shumë të vogla, ku është e vështirë që të ruhet distanca, teksa ka një kërkesë për qeverinë.
"Pak minuta më parë ka vdekur dhe një avokat në Tiranë, çka e çon në 10 nr e avokatëve të vdekur nga COVID. Kemi punuar në kushte të vështira në seanca pa distancë. Jemi munduar që edhe në këtë kohë pandemie të mos vëmë në rrezik jetët tona. Të pezullohen taksat dhe tatimet e avokatëve për sa kohë nuk punojnë. Në një metër katror 1 njeri, mungesa e oksigjenit në institucionet që ne punojmë është tepër e madhe. Ajo që na shqetëson më shumë është edhe fakti që sot gjykatat janë të mbyllura. 10 janë në Berat Tiranë, Gjirokastër. Janë të moshës 50- 60 vjeç", tha Vishaj.
Situata tepër e rënduar paraqitet edhe në radhët e uniformave blu. Gazetari Sokol Dema bën me dije se 280 policë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe po kurohen në shtëpi, teksa fatkeqësisht 10 efektivë e kanë humbur këtë betejë.
COVID-i nuk ka kursyer as mësuesit. Mësohet se 8 mësues kanë ndërruar jetë, kurse 5 të tjerë ndodhen të shtruar në spital.
Lajmi kryesor:
490 raste të reja me COVID dhe 7 viktima/ Rritet numri i testimeve, shkon mbi 2500! 10 policë dhe 10 avokatë humbin betejën me virusin! 280 efektivë të karantinuar
B.K.//ReportTv.al
Avokatet jane private.... Kurse policet kane rene ne gjendje lufte.... Shteti duhet ti shpalli deshmor, dhe ti japi vlersimin sipas ligjit, si te rene ne krye te detyres....
PërgjigjuPo ate qe duhet te beje, te palosi pjesen me te madhe te politikaneve nuk po e ben. Duket qe ka te meta ne gjenetiken e virusit. Ka ne fokus njerezit e ndershem. Horrat akoma spo i palos....
Përgjigju