Tabela e rasteve dhe Ilir Gjebrea

COVID-19 në Shqipëri/ Shënohen 840 raste të reja dhe 16 viktima në 24 orë! Humb jetën ish-kampioni i notit i njohur si 'peshkaqeni'! Infektohen 4 mjekë në Berat

6 Dhjetor 2020, 16:13| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 21:47

  • Share

Ditën e sotme Shqipëria ka shënuar të tjera shifra të larta nga koronavirusi. Nga 2374 testime të kryera u shënuan 840 raste të reja në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 42,988.

Fatkeqësisht, 16 qytetarë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me COVID. Tirana vijon të mbetet me numrin më të lartë të rasteve ku këtë të dielë janë raportuar 345 të infektuar të rinj.

Në 4 spitalet COVID aktualisht po marrin trajtim 479 qytetarë, 35 në terapi intensive ndërsa 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Koronavirusi i ka marrë jetën ish-kampionit të notit në Shqipëri, Ilir Gjebreas i cili njihej dhe me nofkën "peshkaqeni".

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Janë kryer 2.374 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 311 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 840 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë,  5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri,  2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

COVID-19 – Statistika (06 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         840
Të shëruar ne 24 orë      331
Të shtruar në spitale      479
Humbje jete në 24 orë      16
Testime ditore              2.374
Testime totale           204.008
Raste pozitive            42.988
Raste të shëruara     21.617
Raste Aktive             20.466
Humbje jete                   905

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        10946
Durrës         1356
Elbasan         860
Fier              1562
Korçë           1135
Vlorë            1045
Shkodër        919
Lezhë           739
Berat            720
Kukës           428
Dibër            249
Gjirokastër   507

 Tabela e përditësuar

Ora 21:46
Koronavirusi në Berat, infektohen 4 mjekë! Virusi prek 2 punonjës të bashkisë

1603207541_15875981791586284360Koronavirusssss.png

Ditën e sotme në qytetin e Beratit u raportua për 47 raste të reja me koronavirus.

Prej tyre, janë regjistruar 4 mjekë të infektuar, 2 infermiere në repartin e Kriurgjisë dhe 2 mjekë në repartin e Urgjencës në spitalin rajonal të Beratit.

Gjithashtu COVID-19 ka prekur dhe 2 punonjës të Bashkisë si dhe një polic në burgun e këtij qyteti.

Edhe një punonjës i administratës së Prokurorisë së rrethit Berat.

Ora 18:23
COVID-19 shënoi 42 raste në Vlorë/ Infektohen 4 mësues dhe 3 infermierë! 3 edukatore në kopshte rezultojnë pozitivë

1604847130_autonespitalinepejes6pacientemekoronavirusjanenegjendjeterende1599551573.png

Në 24 orët e fundit në qytetin e Vlorës u regjistruan 42 raste të reja. Nga këto raste, 4 ishin mësues, 3 prej të cilëve në fshat dhe një në qytet.

Raste të tjera janë 3 infermierë pranë Qendrës Shëndetësore Vranisht dhe nga ajo nr. 1.

2 edukatore në kopshtin nr.3 dhe 1 edukatore në një kopësht në fshatin trevllazër kanë rezultuar gjithashtu pozitivë.

Raste të konfirmuara edhe pranë Policisë Vlorë, 1 rast pranë Sigurimeve Shoqërore ,1 pedagog pranë Universitetit Vlorë dhe nje student.

Gjithashtu koronavirusi ka prekur dhe Kadastrën ku u regjistrua 1 rast. Tjetër rast në Pashaliman dhe 1 nxënës në shkollë publike. Rastet e tjera janë raste kontakti në sektorin privat dhe pensionistë.

Ora 13:11
COVID-i i merr jetën 'peshkaqenit'! Ish- kampioni i notit në Shqipëri humbet betejën me virusin

TIRANË- COVID-19 i ka marrë jetën ish- kampionit të notit në Shqipëri. Ai është Ilir Gjebrea.

Report Tv mëson se Gjebrea nuk ia doli që të fitonte betejën me COVID-in. Gjebrea ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra.

Ai njihej me nofkën 'peshkaqeni'.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • meri: 06/12/2020 19:50

    duhen shtuar tamponet,ka shume persona pa-sintoma,keta duhen zbuluar e te futen ne karantin.

    Përgjigju
    • meri@: 06/12/2020 22:09

      Komplimenti për Shqipen perfekte Merì...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?