Dardha

Dardha, vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore

26 Qershor, 14:43| Përditesimi: 26 Qershor, 14:49

  • Share

Fruti i dardhës njihet për vlerat ushqyese. Konsumi i një dardhe na plotëson me 1/5 e nevojave të përditshme për fibra. Pjesa më e madhe e tyre gjendet në lëkurën e dardhës, kështu që nuk rekomandohet e që ky frut të qërohet, sepse largohen shumë elementë.

Dardhat gjithashtu janë të pasura me vitamina dhe minerale. Por cilat janë ato dhe si ndikojnë në shëndetin tonë?

Vitamina C
Një antioksidant i fuqishëm dhe thelbësor për funksionin imunitar dhe shëndetin e lëkurës, kockave dhe enëve të gjakut, lehtëson përthithjen e hekurit.

Vitamina K
Është e lidhur me gjakderdhjen, osteoporozën dhe sëmundje të zemrës, prandaj është e rëndësishme që të na garantojë një sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine.

Kaliumi
Mineral thelbësor për kontrollin e presionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës. Konsumi i dardhës është i përshtatshëm për atletët (parandalon dhimbje të muskujve), dhe për ata që duhet të ndjekin një dietë varfër me kripë.

Bakri
Zë një vend të veçantë dhe mungesa e tij është e lidhur me aneminë dhe kolesterolin e lartë. Bakri është mineral thelbësor sepse merr pjesë në formimin e hemoglobinës dhe nxitjen e përdorimit të hekurit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arjani: 28/06/2024 08:50

    Mirmengjesi Respekte Esht e sakt vlera e frutit te dardhes Respekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?