Darka shtetërore në Uashington

Darka shtetërore e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden për nder të udhëheqësve të NATO-s! I pranishëm dhe Rama (FOTO)

11 Korrik, 13:59| Përditesimi: 11 Korrik, 15:56

  • Share

Uashington- Kryeministri Edi Rama ndau foto nga darka shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s.

Në komunikatën e lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në takimin e NATO-s në kryeqytetin amerikan, aleatët bënë të ditur synimin për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake me një vlerë prej 40 miliardë euro brenda vitit të ardhshëm.

Dokumenti gjithashtu shprehet me një gjuhë më të ashpër se në të kaluarën ndaj Kinës, duke e quajtur atë si “mundësuese e përpjekjeve” luftarake të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe se Pekini vazhdon të paraqesë sfida sistematike për sigurinë euro-atlantike.

Në komunikatë i bëhet thirrje Kinës që të ndërpresë mbështetjen materiale dhe politike për përpjekjet luftarake të Rusisë, ndërsa shprehen shqetësime lidhur me aftësitë hapësinore të Kinës. Dokumenti foli për zgjerimin e shpejtë të arsenalit bërthamor kinez duke i kërkuar Pekinit që të angazhohej në bisedimet strategjike për uljen e rrezikut.

Samiti përkon edhe me 75 vjetorin e krijimit të NATO-s, e themeluar në vitin 1949 nga SHBA dhe 11 vende të tjera me fillimin e Luftës së Ftohtë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endri: 11/07/2024 15:31

    E paska harruar protokollin Edi… veshur me te bardha..

    Përgjigju
    • Enio: 12/07/2024 01:58

      Tipik veshje e një sheiku mafioz, kumbar i mafias

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?