Partia Demokratike duket se ka ndryshuar strategjinë për daljen nëpër televizione.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ditën e sotme, deklaroi se në debatet televizive funksionarë të PD-së do të duhet të kenë përballë kundërshtarët e tyre politikë dhe jo analistë.
"Ne jemi të hapur plotësisht për debate në studio televizive, me të vetmin arsye, të sillni kundërshtarin. Nuk kemi kohë ne të merremi me avoketër të qeverisë, të cilët kanë me borxh të mashtrojnë, të trillojnë në mënyrë të papërgjegjshme çdo gjë në studio, sepse keni një defekt shumë të madh, nuk bëni kontroll faktesh.
Shkon ti aty, del ai para teje, deklaron 10 gjëra të pavërteta dhe hajde gjeje ti. Një televizion serioz fill mbrapa bën një kontroll faktesh dhe thotë se këto janë gënjeshtra.
Po, iu ftojnë për intervistë tek a tek, si të doni. Ama, t’i shërbejmë ne platformës së censurës, platformës që mashtrimit që del nga zyrat e Endri Fugës, që ia ka mbathur që kur u kap se në restorantin e tij kalonin paratë e taksapaguesve shqiptarë, ajo nuk mund të ndodhë më", tha Berisha.
Pas kësaj deklarate të Sali Berishës, në rrjetet sociale reagoi edhe deputeti demokrat Edi Paloka përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se nuk do të dalin më nëpër debate televizive përballë “analistëve lapangjozë”.
Lajmi kryesor:
Mungoi në homazhet për gjyqtarin Kalaja/ Berisha: U vra nga narkoshteti! Me vendimin e vitit 2020, Rama e kaloi sigurinë e gjykatave te 'policia e xhepit'
Xh.K/V.GJ /ReportTv.al
