Debati për Mozaikun e Muzeut, ministrja Margariti në Report Tv: Asgjë s’u ndryshua, restaurimi në dakordësi të plotë me autorët

23 Maj 2023, 14:59| Përditesimi: 23 Maj 2023, 16:11

  • Share

TIRANË- Ministrja Elva Margariti flet në Report Tv pas nisjes së debatit se përse në mozaikun ‘Shqipëria’ të Muzeut Historik në Tiranë, nuk janë simbolet komuniste. Ministrja shpjegon se retushimi i veprës së artit i është përmbajtur restaurimit që i është bërë veprës në vitin 1993, kur me vendim të Këshillit të Ministrave u vendos që të hiqeshin simbolet komuniste. Ministrja thekson se nuk është fshirë asgjë nga vepra, por është restauruar ajo çfarë është gjetur. Margariti tha se restaurimi, që u realizua me fondet e BE-së, ishte një nevojë emergjente për ta shpëtuar këtë vepër arti, pasi ishte degraduar.

“Duhet të ndahemi sa i përket epokave dhe artit që kanë gjeneruar epoka të ndryshe, se sa është e drejtë për ti rishikuar, fshirë apo ngjallur. Në Ministrinë e Kulturës çdo gjë që lidhet me çdo periudhë duhet parë në konceptin e artit në vetvete. Duhet futur në një kontekst historik. Fjala restaurim sjell në vëmendje faktin e retushimit të gjendjes aktuale që ne e gjejmë veprën e artit. Vetë konventa e Parisit kur flet për restaurimin nuk flet për nxjerrjen në pah ose retushim, por restaurimin e asaj çfarë është gjetur.

Ne nuk fshimë asgjë nga vepra artistike, ne restaurojmë atë ca kemi gjetur, është një vendim i 93, që ka lindur si një politikë shumë të madhe për fshirjen totale të simbolit të komunizmit. Ka qenë gati për heqjen, vendimi ka ardhur më pas jo për heqjen totale, por kanë retushuar ato simbole, për ideologjinë e asaj kohe është parë shqetësuese. Sa i përket vendimmarrjes sonë, i jemi përmbajtur restaurimit, vendimit të Këshillit të Ministrave. Mozaiku kishte filluar të degradohej dhe të sillte rrezikshmëri për personat që kalonin, kemi bërë atë që ishte emergjente për ta shpëtuar këtë vepër arti. E kemi bërë në bashkëpunim me autorët e vetë veprës”, tha Margariti në Report Tv.

Ministrja thekson se restaurimi ishte besnik dhe se do ishte një gabim që të kthehej mbrapsht vendimi i 1993 për fshirjen e simboleve të komunizmit. Ajo tha se restaurimi është bërë në dakordësi me autorët.

“Propaganda është pjesë e një regjimi diktatorial, por duhet ta veçojmë veprën artistike nga propaganda. Kemi treçerekun e fondit të Galerisë Kombëtare të arteve që e kemi me vepra të regjimit komunist. Është se si bëhej dhe ne sot studiojmë se si mund të bëhet propaganda nëpërmjet artit. Ne s’mund të fshijmë artin e artistëve sepse keni pasur artin e keq që keni jetuar në atë periudhë. Restaurim besnik i gjendjes aktuale dhe fakteve historike, do ishte gabim që restaurimi të kthente vendimin mbrapsht, se s’do ishte besnik. Restaurimi lidhet me faktin që duhet të jetë i qëndrueshëm, të mos ketë rrezikshmëri.  Është bërë në dakordësi me autorët”, u shpreh Margariti.

Një nga 5 autorët e Mozaikut që ka bashkëpunuar për restaurimin, Agim Nebiu thekson se mozaiku është restauruar siç ka qenë, duke thënë se heqja e simboleve komuniste aso kohe ishte e vetmja mënyrë për ta ruajtur këtë vepër arti.

“Në vitin ‘93 parlamenti u shqetësua, si çdo monument që u rrëzua në rrugë edhe mozaikut iu vu syri që ta hiqte. Por dhanë një mundësi që vepra të mos shkatërrohet se vlente. Ajo nuk është një propagandë, por është historia e Shqipërisë. Kjo vepër kur filluam ne është bërë me pjesëmarrjen jo vetëm të 5 autorëve, por gjysma e Shqipërisë. Aty janë hedhur mendime nga të gjitha instancat politike artistike”, tha Nebiu për Report Tv.

Analisti Ergys Mërtiri thotë se nuk mund ta identifikojmë flamurin tonë kombëtar me yllin e komunizmit në mozaikun.

“A është normale që në një shet që udhëhiqet nga demokracia të përcillen mesazhe të një epoke autoriteteve, ideologji terroriste, kriminale. A mund të tolerojmë që një vepër që përcjell mesazhe të një ideologjie gjenocide, kriminale, pa asnjë lloj filtra ta konceptojmë të pranueshme. Unë jam i vetëdijshëm që një momentet, fasadë që ka prej vitesh në qendrën e Tiranës dhe kryeqytetit, dhe është bërë pjesë e identitetit, duhet ruajtur ashtu siç duhen ruajtur shumë gjëra që janë prishur. Ruajtja e fasadave që kanë gjetur identitet në peizazhin e qytetit dhe ruajtjen e distancës nga ideologji të tilla kriminale siç është komunizmi. Nuk mund ta identifikojmë flamurin tonë kombëtar me yll”, tha Ergys Mëriti.

Diskutimi mbi retushimin që i është bërë 30 vjet më parë Mozaikut "Shqipëria sot" vendosur në vitin 1981 në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar vijojnë ende pas restaurimit të tij.  Palët janë ndarë. Disa mbështesin idenë e ruajtjes së një vepre në origjinal, zëra të tjerë e shikojnë me skepticizëm ekspozimin në ballë të institucionit kyç muzeal të vendit e në qendër të Tiranës, një mozaik që thërret sipas tyre përmes soc'realizmit e simboleve të diktaturës atë periudhë.

1684847837_WhatsAppImage20230523at3.15.37PM.jpeg

Si ishte mozaiku në Muzeun Kombëtar

1684847968_WhatsAppImage20230523at3.15.51PM.jpeg

Si është sot pas restaurimit Mozaiku i Muzeut Kombëtar

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Yllit Partizan: 23/05/2023 16:30

    Yllit nuk duhej hequr Nga cdo kendveshtrim,mbajtesit e atij Yllit ,dashamiresit e tij ,e lidhjen ngushte me clirimin e vendita ,me nxjerrjen e Shqiperise nga nje vend gjysemfeudal ,analfabeta 80%,ne driten e zhvillimit te gjithanshem.Ai yll shpreh vazhdimesine e tradita e me te mira pateiotike e liridashese te Rilindjes shqiptare.Heqja e tij ,se bashku me cfare thuhet kerkohet e luftohet sot ,eshte cfaqiu e rehabilitimin nazistifashist e ballist.Shembujt nuk Jane te pakten.Thelbi:-dekomunistizimi,si Thirrje per fashistizim.Keni degjuar gje ndonje kerkese per defashistizim te vendit?Jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?