Ardit Murja

Debutim me fitore në Lojërat Evropiane, Ardit Murja kalon në turin e radhës

23 Qershor 2023, 15:47
  • Share

Në Poloni është duke u mbajtur kampionati i Lojërave Evropiane Ekipore, teksa pas Atletikës është radha e boksit që të dalë në ring. Në debutimin e kuqezinjve, sportisti Ardit Murja ka bërë mirë duke fituar në ndeshjen e parë.

26-vjeçari ka mposhtur 3-2 me pikë Victor Vaculan, rivalin nga Moldavia. Me këtë sukses në peshën deri në 57 kilogramë, Murja ka kaluar në 1/16 e finaleve.

Shqipëria do përfaqësohet në këtë event me tre boksierë të tjerë, teksa nesër në ring do dalin Gelian Rajku dhe Redis Karaj. Të diel në peshën deri në 71 kilogramë do garojë Alban Beqiri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?