Karateisti që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Europiane që po mbahen në Poloni, Alvin Karaqi hyri në zonën e medaljeve. Së pari ai arriti të mund kampionin e Evropës, kroatin Garibovic dhe grekun Mastrogiannis i cili ka fituar medalje bronzi në Evropianin e fundit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 për sportistin kuqezi.
Në gjysmëfinale Karaqi do të luftojë kundër kampionit të Evropës, Michele Martina. Kujtojmë që Karaqi ka siguruar tashmë medaljen e bronztë dhe lufton për medalje të artë. Pas garës së suksesshmë, sportisti s'i ka mbajtur lotët teksa mbi supe ka pasur flamurin kuqezi.
Komento