Dekriminalizimi, Roshi zyrtari i parë i dënuar, i shpëton burgut, 60 orë punë në komunitet

13 Korrik 2018, 13:31| Përditesimi: 13 Korrik 2018, 19:14

  • Share

TIRANE-Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi me 7 muaj e 15 ditë burg, aq sa kërkoi prokuroria. Për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u ul në 5 muaj, po duke pasur parasysh që kishte qëndruar katër muaj në “arrest shtëpie”, masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim dhe në fund dënimi u pezullua duke u konvertuar në 60 orë punë publike të detyruar.

Elvis Roshi u akuzua për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Në sallën e gjyqit në seancën e kaluar, Roshi pasi kërkoi gjykim të shkurtuar, që u pranua nga gjykata, pranoi falsifikimin dhe tha se për shkak të neglizhencës e ka plotësuar gabim formularin. Ai ishte i pranishëm në seancën e sotme në gjykatë, por nuk pranoi që të fund të bënte komente duke u larguar nga dera e pasme.

Tashmë pritet që të shikohet nëse Roshi do të apelojë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë. Nëse do e pranojë, Shërbimi i Provës do të zgjedhë punën e detyrueshme prej 60 orësh që do të bëjë Elvis Roshi në komunitet. Elvis Roshi është zyrtari i parë i lartë që dënohet për efekt të ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri.

Akuzat per falsifikim
Elvis Rroshi nuk deklaroi dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk deklaroi se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

Gjithashtu Elvis Rroshi nuk deklaroi se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”. Ajo ka zbuluar gjithshtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës. Për falsifikimin ai u shkarkua nga detyra, ndërsa sot u dënua.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Servet: 14/07/2018 06:13

    Po per tokat qe grabiti ne Spille bashke me krytarin e partise kur do denohet?

    Përgjigju
  • Dini: 13/07/2018 23:48

    KJO ESHTE QESHARAKE PER TU G A J A S U R. ME PROKURORET DHE GJYKATESIT E RAMES HA HA HA

    Përgjigju
  • lipi: 13/07/2018 18:32

    bravo shtetit dhe gjykates. gjykatat duhen zhdukur dhe denimin atyre qe vjedhin dhe vrasin duhet tja beje populli denim sa per sy e faqe mjere jatunaret qe po shqepen me burg per gjera koti shtet i degjeneruar

    Përgjigju
  • timi: 13/07/2018 15:42

    Ky idioti duhej te bente burg si shembull per te gjithe, por vari lesht se e hane hallexhinjte ne vend te ketij

    Përgjigju
    • Babalja: 13/07/2018 20:43

      Ky idioti e ndertoi kavajen sa per dijeni!!!! Ca na intereson se cfare ka be ky matane kufirit, nuk e ka perdhunu edhe kalin? Pd-ja e mbajti bashkine e kavajes nga 1990 deri ne 2011, dhe e leshoi ashtu sic e mori, dmth asnje gure nuk shtroi. Po ti ske si ta dish, nuk eshte faji yt qe zbret njeher ne tre vjet nga malet.

  • Mirel: 13/07/2018 14:57

    Roshi 60 ore pune per mashtrim ndaj shtetit se ka perdhunuar ne grup.....qytetari nga Shkodra vjedh 2 pula se ska buke me ngrene denohet me 2 vjet burg.....O ju .....mu ne shtet mu ne drejtesi...

    Përgjigju
  • Ujku: 13/07/2018 14:57

    Denim ekzemplar apapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?