Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut lumi Vjosë ka dalë sërish nga shtrati ditën e sotme duke sjellë përmbytje.
Lumi ka dalë nga shtrati pranë Urës së Mifolit, ku zhvillohet tregu i gjësë se gjallë. Si pasojë e daljes së lumit nga shtrati është përmbytur pjesa e tregut.
Kjo dalje nga shtrati ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, të cilat kanë sjellë dhe rritje të nivelit të ujit të lumit.
Gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin ka pasur përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Të përmbytura kanë qenë Durrësi, Shkodra, Lezha e disa qarqe të tjera.
Në Shkodër, në total nën ujë kanë qenë 1823 ha tokë, teksa në Obot rruga ka qenë e pakalueshme pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm. Disa famlije janë evakuuar si pasojë e përmbytjes së banesave të tyre, por pavarësisht dëmeve që janë shkaktuar nuk ka pasur pasoja të rënda.
Duket qe Vjosa me kete rast,ka pastuar dhe <<hauret e Avgjise>>!!
Përgjigju