Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën.
Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar në një peizazh të zymtë.
Dëmet janë të mëdha, mijëra rrënjë ullinj, dardhë, qershi, fiq e vreshta u shkrumbuan ende pa u korrur.
“Pjesa më e madhe e Nishanit u dogj e gjitha. Shokët e mi njëri kishte 3 mijë rrënjë dardha, tjetri kishte 2 mijë rrënjë ullinj. Nga Nishani, zjarri kalojë tek ullinjtë shekullore”, tregon një banor i Delvinës që iu dogjën 400 rrënjë ullinj.
Bashkë me pronat, flakët duket se u kanë përpirë çdo shpresë delvinjotëve, që enden mbi hirin e zjarrit për të parë dëmet mbi pronat e tyre.
Efekte plaka duart lidhur shikon vreshtat e fikun
Në fytyrat e banorëve lexohet dhimbja e humbjes, teksa me duar tregojnë humbjet.
“Me çdo jetojmë? Mbaruan bagëtitë u dogjën, shtëpia po. Çfarë jete është kjo? Unë 100 mijë lekë pension marr”, thotë një pensionist i Delvinës.
“Ishim me djemtë e Delvinës dhe zjarrëfikësit që Zoti i ruajt u futën brenda flakëve, u asfiksuan”, tregon Lulzim Çallari, banor i Delvinës.
Së bashku me familjen, erdhi me pushime në Delvinë, por gjeti vetëm gërmadhat e shtëpisë.
“Erdhëm nga Greqia për të kaluar pushimet dhe festën e fshatit, por gjetëm gjithçka në flakë. As gjermani nuk e ka bërë këtë që na ndodhi, e nuk dimë kush na e bëri. Shtëpia ime u dogj, ra në shesh”
Brenda pak minutash pemëtaria e fshatit Kakodhiq të Delvinës u shkrumbua.
“Situata ishte tepër e vështirë. Zjarri erdhi në mënyrë të papritur ditën e fundit. Ullishta u dogj për disa minuta. Edhe pse u munduam erdhën edhe zjarrëfikësit, por fatkeqësisht... Kakodhiqi ka 1800 rrënjë ullinj, mund të jenë djegur 1000 rrënjë”, thotë kryetari i fshatit.
Flakët që nuk kursyen fshatin Kakodhiq, ku 10 banesa u dogjën, shkrumbuan edhe shtëpinë ku ka lindur heroi Dhimitër Konduri.
“Kjo është shtëpia e familjes Konduri, Vangjel dhe Kristo Konduri ishin aktivistë të mëdhenj të luftës nacional çlirimtare. Këtu lindi Dhimitër Konduri që vdiq, i djegur në kampet e përqendrimit të gjermanit. Pra shtëpinë nuk e dogji gjermani, por u dogj sot”, tha kryeplaku.
Të njëjtin fat pati edhe Muzeu i Kakodhiqit.
“Këtu ndodhemi para gërmadhave të muzeut të fshatit, i ngritur tek familja Konduri”, tregon banori.
E vetmja gjë e gjallë mes pyjeve të zeza duket se janë bagëtitë, të cilat kanë mbetur pa kullota.
Komente

cfare fraze e komenti o Zotbi Madh…ne sna dogji as gjermani… po i ha trapi nenes natyre per shqipetare apo gjermane…injoranca e pazevendesueshme…pake tjeret,ju dogji Rama,ju dogji Trump e Outin…mer idioter prandaj nuk ecim perpara ne,prej tipave si ju… pjerdh fuqia me e madhe qe egziston,natyra per mua ty Rama Berisha e Trump…shkoni mer ruani bythen nga fatkeqesite natyrore e lerini logjet se nuk jeni ke kafja lagjes…po shtetet e fuqiahme qe kane avione e helikoptere e zjarrfikes pa fund pae nuk e mbajne nen kontroll?apo e ka fahin Edi Rama…Tot hapi rruge injorantit.
PërgjigjuÇfarë nuk ju boni Gjermani ju bonë bandat e Sali Berishës për ta djegur Shqipërinë.
PërgjigjuNuk ju dogji gjermani,por pjeserisht /armiku i brendshem/-arsonistet e pjeserisht padituria! Tani eshte vere,thatesire e madhe,a nuk do kishte qene me mire qe te mblidheshit si fshat e te hiqnit sidomos prane,ose ne tokat tuaja ferat,shkurret e barerat e thata,jo me zjarr,por me korrje e pastaj me groposje?!Jo vetem do te kishit pastruar e mbajtur te ujdisura sip.te tera,por do t'i hiqnit zjarreve mundesine per t'u /ushqyer/dhe zjarri nuk deshiron me shume se sa ere te forte e shkarpa e barera te thata.Eren se kontrollon dot,por ama mirembajtjen/kontrollin e bimesise se eger e sidomos asaj te thate e keni ne doren tuaj.
PërgjigjuO Iris, the, por kujt ia the..?!
SHTEPINE TA DOGJI EDI RAMA QE ESHTE ME I ZI SE GJERMANET E 44.....AI DO VETEM TE VJEDHE.....PO TE ISHIN BLERE 10 SVIONE DHE 10 HELIKOPTERE....NUK DO KISHTE DEME.....SHKONI TEK SARAJET E DURRELIT DHE KERKOJINI RAMES TJU STREHOJE NE SARAJE DERISA TU RREGULLOHET SHTEPIA....
PërgjigjuGjermani nuk ishte Zoti. Megjithate mblidhni trurin se duket si puna e shtyllave te tensionit ne fillimet e 2000.
PërgjigjuGjermani nuk ishte budalla të digjte natyrën. Ai e kishte me njerëzit se njeriu është qenia më e egër mbi tokë. E keni vënë re?! Aty ku shkel njeriu natyra prishet. Tani e tutje uroj të keni zënë mend që pronën e përbashkët duhet ta ruajmë njëlloj si pronën vetjake, për mos thënë ndonjëherë më shumë duhet të ruajmë pronën e përbashkët.
PërgjigjuGjermani nuk ishte budalla të digjte natyrën. Ai e kishte me njerëzit se njeriu është qenia më e egër mbi tokë. E keni vënë re?! Aty ku shkel njeriu natyra prishet. Tani e tutje uroj të keni zënë mend që pronën e përbashkët duhet ta ruajmë njëlloj si pronën vetjake, për mos thënë ndonjëherë më shumë duhet të ruajmë pronën e përbashkët.
PërgjigjuAty brenda mes tuaj i keni dhe zjarrvenesit. Denoncojini dhe ti kalbin në burg ti hanë minjtë këmbët. Mos pafshin një ditë bardhë,Rracë e keqe!
PërgjigjuOps. Ti Mir e KE por duhet me Pat parasysh e te dish ca gjera.e Para ne skemi pilot avioni me kemi vetem pilot helikopteresh Pra duhet me pregatit pilotet.vazhdojm te tekniket e avionit QE duhen vite TI pregatitesh.qe duhen avionet duhen Po ne skemi byth TI mbajme.se ka kosto e kosto 3fishohet artificialisht NGA hajdutet.fajin e ka qeveria Po e ka edhe fshatarsia e cobaneria se nuk Bie zjarri vet NGA natyra Bie NGA njeriu.ne disa raste Pa dashje ne shum raste me dashje.
Duhet djegur qeveria qe ska nje mjet , sepse 1 dit punoj avioni italian dhe e fiku, por ju e keni veshtire te shani idealet tuaja
Sna dogji as gjermani, po djegim veten
Përgjigju