Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën.
Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar në një peizazh të zymtë.
Dëmet janë të mëdha, mijëra rrënjë ullinj, dardhë, qershi, fiq e vreshta u shkrumbuan ende pa u korrur.
“Pjesa më e madhe e Nishanit u dogj e gjitha. Shokët e mi njëri kishte 3 mijë rrënjë dardha, tjetri kishte 2 mijë rrënjë ullinj. Nga Nishani, zjarri kalojë tek ullinjtë shekullore”, tregon një banor i Delvinës që iu dogjën 400 rrënjë ullinj.
Bashkë me pronat, flakët duket se u kanë përpirë çdo shpresë delvinjotëve, që enden mbi hirin e zjarrit për të parë dëmet mbi pronat e tyre.
Efekte plaka duart lidhur shikon vreshtat e fikun
Në fytyrat e banorëve lexohet dhimbja e humbjes, teksa me duar tregojnë humbjet.
“Me çdo jetojmë? Mbaruan bagëtitë u dogjën, shtëpia po. Çfarë jete është kjo? Unë 100 mijë lekë pension marr”, thotë një pensionist i Delvinës.
“Ishim me djemtë e Delvinës dhe zjarrëfikësit që Zoti i ruajt u futën brenda flakëve, u asfiksuan”, tregon Lulzim Çallari, banor i Delvinës.
Së bashku me familjen, erdhi me pushime në Delvinë, por gjeti vetëm gërmadhat e shtëpisë.
“Erdhëm nga Greqia për të kaluar pushimet dhe festën e fshatit, por gjetëm gjithçka në flakë. As gjermani nuk e ka bërë këtë që na ndodhi, e nuk dimë kush na e bëri. Shtëpia ime u dogj, ra në shesh”
Brenda pak minutash pemëtaria e fshatit Kakodhiq të Delvinës u shkrumbua.
“Situata ishte tepër e vështirë. Zjarri erdhi në mënyrë të papritur ditën e fundit. Ullishta u dogj për disa minuta. Edhe pse u munduam erdhën edhe zjarrëfikësit, por fatkeqësisht... Kakodhiqi ka 1800 rrënjë ullinj, mund të jenë djegur 1000 rrënjë”, thotë kryetari i fshatit.
Flakët që nuk kursyen fshatin Kakodhiq, ku 10 banesa u dogjën, shkrumbuan edhe shtëpinë ku ka lindur heroi Dhimitër Konduri.
“Kjo është shtëpia e familjes Konduri, Vangjel dhe Kristo Konduri ishin aktivistë të mëdhenj të luftës nacional çlirimtare. Këtu lindi Dhimitër Konduri që vdiq, i djegur në kampet e përqendrimit të gjermanit. Pra shtëpinë nuk e dogji gjermani, por u dogj sot”, tha kryeplaku.
Të njëjtin fat pati edhe Muzeu i Kakodhiqit.
“Këtu ndodhemi para gërmadhave të muzeut të fshatit, i ngritur tek familja Konduri”, tregon banori.
E vetmja gjë e gjallë mes pyjeve të zeza duket se janë bagëtitë, të cilat kanë mbetur pa kullota.
Komente

Aty brenda mes tuaj i keni dhe zjarrvenesit. Denoncojini dhe ti kalbin në burg ti hanë minjtë këmbët. Mos pafshin një ditë bardhë,Rracë e keqe!
PërgjigjuSna dogji as gjermani, po djegim veten
Përgjigju