Policia zbuloi se një TEC për prodhim energjie me gaz po ndërtohej pa lejen e autoriteteve në një pronë publike në Delvinë në një territor rreth 2 mijë metra katrorë nga “Delvina Gas” kompania e biznesmenit të njohur Sokol Meqemeja, ku më herët kishte ngritur një impiant për përpunimin e gazit natyror.
Pronari Sokol Meqemeja 56 vjeç u shpall në kërkim bashkë me administratorin e kompanisë së gazit Juglerd Ibrahimi 36 vjeç, të dyshuar për veprat penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “pushtim i tokës”.
2 inxhinierë u arrestuan, Elton Malkaj 31 vjeç përgjegjës i impiantit të gazit dhe Luan Metaj 53 vjeç përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të akuzuar për “ndërtim të paligjshëm”.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati i Mjedisit në bashkëpunim me policinë, njoftuan se bllokuan punimet në këtë objekt.
Report Tv mëson se në këtë pronë publike “Delvina Gas” e Sokol Meqemesë prej rreth 5 vitesh ka vepruar me impiante për pastrimin e gazit natyror në 3 puse aktive.
Toka, pronë publike, ndodhet pranë Manastirit të Kamesos në Kakodhiq. Në territorin e rrethuar nga kompania ka qenë edhe rruga që vizitorët shkonin te Manastiri dhe këto punime hasën në kundërshtimet dhe ankesat nga banorët e Kakodhiqit.
Sokol Meqemeja është pronar i “Frigo Food”, importues ekskluziv i “Wudy” në Shqipëri, një prej bizneseve më të mëdha të mishit në vend, si edhe i pulave 'AIA'.
Ai është marrë në pyetje edhe për hetimet për Arben Ahmetaj për inceneratorin e Fierit, ku sipas SPAK ish-zv.kryeministri përfitoi me shitje fiktive të apartamenteve, 140 mijë euro nga biznesmeni
Sipas qendrës Kombëtare të Biznesit Sokol Meqemeja zotëron disa biznese, në fushën e kërkimeve minerale, imobilare, të tansportit pulari, import prodhimesh mishi, etj.
Ekstrakti për kompaninë 'Delvina Gas'
Kompania ‘Delvina Gas’ ka për pronar biznesmenin Sokol Meqemeja, tashmë të shpallur në kërkim, kurse si administrator Juglerd Ibrahimin, po në kërkim.
Në formën ligjore të saj, sipas ekstraktit të QKB-së dhe ‘OpenCorporates.al’, ajo është degë e shoqërive të huaja, sipas ligjeve të Ishujve Virxhin.
Objekt kryesor ka aktivitetin në fushën e gazit, me zyra në Tiranë te ‘Dy Kullat’ dhe në Vlorë e Delvinë, te fusha e gazit.
Objekti i Veprimtarisë:
“Kryerjen e operacioneve hidrokarbure dhe gazit natyror në Shqipëri në përputhje me marrëveshjet hidrokarbure. Kërkimi, përpunimi, shitja, shkëmbimi, eksporti, nxjerrja dhe posedimi i naftës së papërpunuar dhe gazit të prodhuar në zonën e projektit në marrëveshjet hidrokarbure, etj. Ndërtimi dhe montimi i të gjitha mjeteve dhe pajisjeve të kërkuara në operacionet hidrokarbure dhe të gazit natyror. Çdo aktivitet tjetër të dobishem ose të nevojshëm për arritjen e objektit të saj ose që ka lidhje me të në kuptimin më të gjerë të fjalës”, thejksohet në dokumentet e regjistrimit zyrtar.
Gjithashtu ka edhe të dhëna ligjore për lidhjet e saj, e themeluar prej gati një dekade dhe e regjistruar jashtë vendit.
“Delvina Gas Company Ltd, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 13 janar 2016 dhe që funksionon sipas ligjeve të British Virgin Islands, e regjistruar me numër regjistrimi 1903568, me seli në Jayla Place, Wickhams Cay 1, Road Town, Tortola, British Virgin Islands, me administrator Chad D. Burkhardt (Sipas statutit të shoqërisë së huaj, datë 13.01.2016, të dorëzuar në QKB)”, theksohet në informacionin zyrtar të faqes.
Kurse më tej ka të dhëna edhe për aktivitetin, aksionet dhe investitorin:
"Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, date 01.11.2022, terhequr nga QKB date 04.03.2023, Pronar perfitues me 25% te kapitalit e me teper eshte:
Sokol Meqemeja, shtetas shqiptar, i datelindjes 1969, pronar perfitues per 90% te kapitalit, pasi zoteron 100% te kapitalit te shoqerise ENERGY DEVELOPMENT GROUP (K82124007R) – e cila zoteron 100% te kapitalit te shoqerise EDG FUTURE GAS (M21808004U) – zoteruese e 90% te kapitalit DELVINA HOLDING LTD (2018872) – zoteruese e 100% te kapitalit te shoqerise DELVINA GAS COMPANY LTD (1903568). Data e percaktimit si pronar perfitues eshte 01.11.2022”, thuhet në ekstrakt.
Biznesmeni Meqemeja dhe ish-ministri në kërkim nga SPAK, Ahmetaj
Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve.
Përveç ‘Delvina Gas’ ai njihet edhe si pronari i “Frigo Food Albania” (kompani mishi), ku evidentohet në dosjen e SPAK ndaj Arben Ahmetaj, si pjesëmarrës në transaksionet me të cilat ish-zv.kryeministri në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, ka fshehur origjinën e disa prej pasurive të tij. Sipas prokurorisë, biznesmeni i ka dhënë 140 mijë euro Arben Ahmetajt, përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve.
Në dosjen 320 faqe të SPAK për Arben Ahmetajn (e vitit 2023), mes emrash politikanësh e biznesmenësh të ndryshëm, evidentohet veçmas nga Prokuroria e Posaçme një episod me protagonist biznesmenin Sokol Meqemeja, pronari i kompanisë “Frigo Food”, një prej bizneseve më të mëdha të mishit në vend.
Sokol Meqemeja akuzohet nga SPAK se i ka dhënë Arben Ahmetajt, përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve, 140 mijë euro. Prokuroria e Posaçme evidenton se kjo shumë ka shkuar për ish zv. kryeministrin si shpërblim për inceneratorin e Fierit, të cilin e kishte marrë përmes kompanisë Building Counstriction & Green Energy, ku ishte një prej krijuesve të saj.
‘Në skenë del emri i shtetasit Sokol Meqemeja, i cili rezulton të jete një emër i njohur përgjatë këtij parashtrimi dhe njohje e shtetasve Klodjan Zoto dhe Mirel Mertici (njohje dhe bashkëpunim edh profesional, pasi ndër të tjera është evidentuar si një ndër personat e përfshirë në krijimin e shoqërisë Building Construction & Green Energy, shoqëri e cila rezulton të ketë paraqitur propozimin për marrjen e inceneratorit të Fierit dhe të ketë përfituar edhe bonusin prej 10 pikësh. Nga verifikimi librave të blerjes dhe të shitjes të deklaruar në organin tatimor shoqëria nuk rezulton të ketë ushtruar aktivitet tregtar”, thuhet në dosjen e SPAK.
Po si ia kaloi Meqemeja 140 mijë eurot Arben Ahmetajt? Skema është identike si në rastet e treguara edhe më parë, përmes personave të tretë.
“Sokol Meqemeja, i shoqërisë "Frigo Food Shpk” datë 05.05.2018, është miratuar dhënia e huasë për shtetasen Sonila Goxha në vlerën 140.000 Euro. Shtetësja Sonila Goxhaj rezulton të ketë dy fëmijë nga marrëdhënia që ka me shtetasin Sokol Meqemeja”- thuhet në dosjen e SPAK.
Pra, Sonila Goxhaj ka marrë gjoja një hua 140 mijë euro nga ‘Frigo Food’ kompania e Sokol Meqemeja dhe ka lidhur kontratën me ish-gruan e Arben Ahmetajt, Albina Mançka, për të blerë apartamentin me sipërfaqe 178 m2 dhe një garazh 21 m2. Apartament i cili më parë i ishte shitur një tjetër personi me emrin, Besmir Prifti.
Sonila Goxhaj në dëshminë ka thënë se e ka blerë apartamentin për motrën e saj por që në sipas SPAK motra nuk e kishte parë asnjëherë apartamentin dhe nuk e ka përdorur asnjë herë.
E çuditshme sipas Prokurorisë së Posaçme është se Goxhaj nuk ka paguar prej 5 vitesh asnjë këst për ta kthyer huanë prej 140 mijë eurosh por pasi është pyetur nga SPAK ka shkuar dhe ka paguar 4 milion lekë (të reja).
Si konkluzion SPAK thotë se për një apartament të shitur 2 herë Arben Ahmetaj mori 270 mijë euro, 130 mijë nga Mirel Mërtiri dhe 140 nga Sokol Meqemeja si shpërblim për inceneratorin.
Duke përmbledhur të gjithë skemën e shitjeve fiktive të apartamenteve SPAK del në përfundimin se vetëm përmes kësaj skeme në duart e Arben Ahmetajt shkuan mbi 440 mijë euro.
Komente

TEC duke pasur nivel te larte te “CO2” nuk i jep ndonje avantazh edhe pse me gaz eshte me mire se me petroleum , tani kush do investime duket ti hedhin ne biznese me nivele sa me te ulëta te CO2 , hapja e kapitujve te emergjis nuk i jep avantazh as gazit as karbonit (qymyr) ja per shembull edhe pse Kosova ka shume linjit qymyr pra karbon nuk ka shans per TECe, ndaj energji gjeotermale (shikoni liqenin me ujra termale ne leskovik) pra energji me CO2 ka gjeotermalja, ka energjia nga dallget e detit (keshtu ben dhe pak mbtojtje nga dallget dhe mbron bregdetin) , energji diellore cdo biznes , shkolle etj bashke me sis anti flake pra me sis fikje zjarri, apo teknologjia me nivel ulet CO2 sikur Era , bateri litiumi si sistem ruajtje e shume te tjera , kushti meqe po i futemi EU mbetet sa me e Vogel kuota e CO2 , sigurisht shtete gjeniale si Franca perdorin edhe fuzioon nuklear (emergji berthamore) per te prodhuar rryme energji ama Franca eshte para edhe italise ne keto gjera !
PërgjigjuMe Frigo Food a ka lidhje ky apo jane Meqemeja te tjere or teeeejjjjj
Përgjigjufutuni pak me thelle se nje Minister i rendesishem eshte ne tave me kete
PërgjigjuKy eshte ai tipi qe kullufiste woody.
PërgjigjuLot lot loti rradhes... Perla alla Shqiptarce... Ai nuk dinte gje qe po e bente pa leje se do mbillte kerpurdhe e nuk do bente tec e central berthamor... Idiotsi servilizem edhe lajme bombastike per publikun. Korrupsion nga roja parkingut Deri te me I larti. Po su be KY vend keto 4 vjet ska per tu ber me kurre se sa po vjen po degjenerohet cdo gje. Burg pa afat meritoni ju duke filluar kryeplaku I fshatit spz I zones e te gjithe ju organet ligjzbatuese jo ai qe e ka nisur. Por ju duheni ber shembull njehere nga 20 vjet burg e shikoni Ben me njeri te nguli nje gozhde por nuk duan ta bejne kete komb nuk e di pse. Brenda javes mblidhet KY komb me pak rregull.