Shefi i AMP me portal gjobëvënës, përjashtohet bashkë me zyrtaren! Ndaj tyre 5 kallëzime të reja nga Policia, denoncojnë dhe Rrumbullaku e Nallbati

31 Maj, 09:13| Përditesimi: 31 Maj, 20:35

  • Share

TIRANË- Shefi i sektorit, Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri janë përjashtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas zbulimit të skandalit se denigronin figurën e drejtuesve të policisë përmes portalit Shqipnews.info. Vendimi për përjashtimin e tyre është marrë ditën e djeshme, 30 maj, sapo ka mbërritur njoftimi i Policisë së Tiranës për arrestimin e tyre për mashtrim kompjuterik.

Ndërkohë, burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se pesë persona të tjerë nga radhët e Policisë së Shtetit kanë bërë kallëzim pranë krimit kibernetik ndaj zyrtarëve të AMP dhe gazetarit Ervis Hasanaga në lidhje me shkrimet e publikuara në portalin që menaxhohej prej tyre, pas publikimit të lajmit një ditë më parë.

Kallëzim penal ndaj Selimit kanë bërë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi dhe 2 të tjerë. Kallëzimet nga Rrumbullaku, Nallbati dhe Jaupi ndaj Selimit janë bërë lidhur me denigrimin dhe lajmet e publikuara që Kushtrim Selimi bashkë me vëllain e tij në SHISH bënin ndaj drejtuesve të institucioneve të Policisë së Shtetit.

Policia vijon kërkimet për Kushtrim Selimin ende në arrati, ndërsa zyrtarja tjetër e AMP-së Regina Omeri është arrestuar. Po ashtu në pranga ka rënë edhe gazetari Ervis Hasanaga, i cili publikonte lajmet e rreme të porositura nga Selimi për të denigruar figurën e drejtuesve të Policisë, ndërsa kërkonte të bëhej drejtor. 

Skandali thellohet edhe më tej, pasi në skemën e shantazhit del i përfshirë edhe Kreshnik Selimi vëllai i shefit të sektorit pranë AMP, i cili është shef kundër narkotikëve në Shërbimin Informativ Shtetëror. Ky i fundit duke përfituar nga aksesi në informacion për shkak të detyrës, ia dërgonte këto informacione dhe i vëllai i publikonte.

Gazetari ka deklaruar se merrte një pagesë 600 euro dhe dëshmia e tij përputhet edhe me atë të Regina Omerit. Kjo e fundit ka cila ka dëshmuar se lajmet ia niste Kushtrim Selimit dhe më pas ajo ia niste gazetarit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • topet: 31/05/2024 16:22

    ca plehrash! sidomos ky mjekerr-cjapi

    Përgjigju
  • Niku: 31/05/2024 15:52

    Ky surrat talebani qenka polic? Po nuk kishte nje shef a drejtor ta rruante para se te fillonte punen?

    Përgjigju
  • Po mër po: 31/05/2024 15:16

    Këta gjobëvënesit e punësuar në shtet njëlloj si ata shefat e policisë. Shtet rrumpalle. Ca i ka e ca i lë.

    Përgjigju
  • Beni: 31/05/2024 11:45

    Doni sdoni ata te vertetat kane thene per te gjithe shefat informacioni ka qene i sigurte i marre nga sherbimet sekrete ata vetem se i kane bere publike gjera te cilat shteti nuk ka mundur ti beje se do i binte kalaja sikur te kete me shume nga keto portale mire do ishte pune e bukur vazhdoni keshtu.

    Përgjigju
    • Beni 2: 31/05/2024 19:40

      Sa per cilesine e informacionit te ShISH, me mire mos te flasesh fare, pasi ata jane verrmje fare, nese ke informacion me te dobet, shpifes dhe te pa vertet eshte info i tyre! Mos fol kur sdi nivelin atje

    • Sokoli: 31/05/2024 15:26

      Jashteqitja e lexhendes jeton ende ne strofullen polici. Nje nga ata eshte ky Ben shpella!

  • Beni: 31/05/2024 11:41

    Peshqit nuk behen dot peshkaqen. Paria e pordhicise dhe AMP te merr gurgullin jo shaka. Pra ata me lajme te rreme (qe ende nuk eshte provuar) dhe keta me pranga e heqje nga puna. Normalisht, nje proces i rregull ligjor lips pezullimin e nese ka vendim denimi te formes se prere, perjashtimin. Le qe ka edhe nje proces te brendshem administrativ disipline. E gjitha kjo manover per nje perjashtim!

    Përgjigju
  • eto: 31/05/2024 09:27

    rrasini brenda minimumi 5 vjet, kurse ky 7 vjet

    Përgjigju
  • Tutu: 31/05/2024 09:24

    Shtet pa devize… funksionar me pamje terroristi .. cdo e mire fillon nga ana formale ( pamja )..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?