Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD! Nesër vendos Sekretariati i Etikës (EMRAT)

1 Tetor, 10:56| Përditesimi: 1 Tetor, 17:55

  • Share

Tirane- Partia Socialiste depozitoi në Kuvend kërkesën për përjashtim e 24 deputetëve të PD-së të cilët u bënë protagonistë të seancës parlamentare të 30 shtatorit 2024, duke kryer veprime të dhunshme dëmtuar foltoren, thyer karrike dhe hedhur sende të forta në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë, dhe dogjën karriget e tyre në ambientet e jashtme.

Mësohet se Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 15:00 për të vendosur mbi kërkesën e PS-së.

Ju njoftoj se me anë të shkresës nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është paraqitur kërkesa për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho. Ju njoftoj se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e mërkurë, datë 2.10.2024, ora 15.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese. Bashkëlidhur gjeni kërkesën për marrje mase disiplinore" informoi kuvendi.

Në shkresën e firmosur nga deputetët e mazhorancës thuhet se sjellja veçanërisht e deputetëve Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Gazment Bardhi ka vënë në rrezik edhe jetën e atyre që ishin në sallë sot (30 shtator) , duke bllokuar foltoren dhe duke goditur me sende të forta. Gjithashtu shkak për përjashtimin e tyre është edhe djegia e karrigeve jashtë sallës, si dhe konflikti i Nokës, Bardhit dhe Nallbatit me deputetët Petro Koçi dhe Erion Braçe nga mazhoranca. Pas arrestimit të deputetit të PD-së Ervin Salianji me vendim të formës së prerë për dënimin e tij me 1 vit burg, PD dhe lideri paralajmëruan dhunë dhe trazira.

Për 23 nga 24 deputetë Policia ka bërë kallëzim në SPAK. Kallëzimit i ka shpëtuar Edi Paloka.

Lista e deputetëve të PD-së që PS kërkon përjashtimin
1.Gazment Bardhi
2.Flamur Noka
3.Bledion Nallbati
4.Edi Paloka
5.Saimir Korreshi
6.Lefter Gështenja
7.Luan Baçi
8.Agron Gjekmarkaj
9.Dhurata Çupi
10.Xhelal Mziu
11.Ina Zhupa
12.Zheni Gjergji
13.Helidon Bushati
14.Lindita Metaliaj
15.Ramadan Lika
16.Asllan Dogjani
17.Qani Xhafa
18.Flamur Hoxha
19.Isuf Çela
20.Kastriot Piroli 
21.Lodovik Hasani
22.Kasem Mahmutaj
23.Edmond Spaho
24.Dashnor Sula

Kërkesa e PS-së për marrjen e masës disiplinore për deputetët e PD-së

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,

Seanca Plenare e datës 30.09.2024 nisi me tensione dhe dhunë nga deputetët e opozitës, sjellje këto të cilat cënuan zhvillimin e rregullt të seancës plenare, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit.

Deputetët e opozitës që në nisje të seancës i janë drejtuar foltores duke e bllokuar atë dhe duke u konfliktuar fizikisht me punonjësit e Gardës së Republikës.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati goditën me mjete shumë të forta drejt Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, mjete të cilat mund të rrezikonin dhe jetën, dhe vënia në rrezik e jetës brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë është e papranueshme.

Deputetët e opozitës vijuan me kaosin në sallë duke nxjerrë jashtë nga salla e parlamentit karriget të cilave më pas u vendosën flakën, duke rrezikuar kështu përhapjen e flakëve në godine. 

Tensionet e krijuara në sallë penguan deputetët e mazhorancës që të mbanin fjalët e tyre të cilët ishin regjistruar për të diskutuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, sipas rendit të ditës. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati nuk lejuan që deputetët Erion Braçe dhe Petro Koçi të mbanin fjalët e tyre duke i marrë kartën dhe dëmtuar paisjen elekronike. Deputetët gjithashtu kanë tentuar të mos lejojnë të mbante fjalën dhe Kryetari i grupit Niko Peleshi dhe Nënkryetari i Grupit Toni Gogu duke krijuar tensione.

Këto sjelle dhe veprime të rënda kanë cenuar rëndë parimet dhe vlerat parlamentare. Këto situata të rënda kanë dëmtuar jo vetëm imazhin e Kuvendit si institucioni më i lartë ligjvënës i vendit, por edhe pengojnë përmbushjen e funksioneve të tij të rëndësishme.

Veprimet e deputetëve të opozitës janë një shkelje e hapur dhe flagrante e detyrave të tyre si përfaqësues të popullit dhe bien ndesh me normat e mirësjelljes dhe etikës parlamentare.

Sa më sipër, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 pika 1 gërma a) dhe pika 6 dhe 7, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të ndryshuar. Nenit 3, gërma dh) dhe ë), nenit 6, nenin 8, pika 2 gërma b) dhe nenit 33 i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:
Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?