Dhuna e djegia e karrigeve në Kuvend! Kallëzohen në SPAK 23 deputetë të opozitës, JA EMRAT! Ministri Hoxha: Akt vandalizmi i papranueshëm

1 Tetor, 10:18| Përditesimi: 9 Nëntor, 21:31

  • Share

Tirane- Policia e Tiranës ka dërguar në SPAK emrat e 23 deputetëve të opozitës të cilët u bënë pjesë e kaosit me djegien e karrigeve dhe aktet e dhunës në seancën e 30 shtatorit 2024.

Efektivët këqyrën kamerat dhe administruan provat për aktet e kryera nga deputetët e opozitës.

Ndaj protagonistit kryesor të, që mban edhe peshën më të madhe politike në partinë demokratike, Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, rëndojnë dy akuza, ajo e shkatërrimit të pronës me zjarr, si personi që hodhi benzinën dhe dogji karriget e kuvendit, por edhe goditje për shkak të detyrës, pikërisht për këtë akt ndaj deputetit socialist Petro Koçi.

Për kreun e grupit parlamentar të PD-së u ngrit akuza "Goditjet për shkak të detyrës" pasi hodhi në drejtim në kryeparlamentares Spiropali këmbën e karriges, duke rrezikuar jetën e saj.

Për Bledion Nallbatin, i cili ndihmoi Nokën t’i vinte flakët kuvendit, është ngritur akuza  "Shkatërrimi i pronës me zjarr" Ndërsa për 20 deputetët e tjerë është ngritur akuza  "Shkatërrimi i pronës.

Për 20 deputetët e tjerë, të cilët në shenjë revolte nxorën karriget nga salla plenare, në oborrin e parlamentit, rëndon akuza e “Shkatërrimit të Pronës".  Në SPAK janë çuar deputetët e grupit parlamentar të PD-së por dhe Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho të Partisë së Lirisë të cilët akuzohen për shkatërrim të pronës. 

"Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë" informoi sot policia e Tiranës. 

Më herët Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha e quajti 'akt vandalizmi' kaosin e shkaktuar nga Partia Demokratike një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës dogjën karriget dhe sulmuan fizikisht disa përfaqësues të mazhorancës.

Lista e deputeteve që u dërguan në SPAK nga policia dhe vepra penale për të cilën akuzohen
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve: 
 1 - Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
 2- Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;
 3- Bledion Nallbati  39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;
 4-  Dhurata Çupi, 51 vjeçe,   për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
 5- Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
 6 - Xhelal Mziu, 57 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
 7- Lefter Gështënja., 52 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
 8- Agron Gjekmarkaj, 50 vjec për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
 9- Ina Zhupa, 37 vjeçe,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
10 - Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
11 - Dashnor Sula, 59 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës"
12 - Luan Baçi, 61 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës'
13 - Lodovik Hasani, 57 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës
14 - Asllan Dogjani, 57 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës
15 - Helidon Bushati, 51 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës
16 - Erisa Xhixho, 39 vjeçe,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës
17 -Sorina Koti 40 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
18 - Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
19- Edmond Spaho, 66 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës
20 - Kasem Mahmutaj, 62 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës
21- Vangjel Dule, 56 vjeç,   për veprën penale Shkatërrimi i pronës
22- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;  për veprën penale Shkatërrimi i pronës
23 -Isuf Çelaj, 60 vjeç - për veprën penale Shkatërrimi i pronës

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Hoxha ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka theksuar se ngjarja do i referohet SPAK-ut. 

Mesazhi i ministrit të Brendshëm

Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.
Pengimi i ushtrimit të funksioneve kushtetuese, Heqja me dhunë e të drejtës së fjalës, Goditja për shkak të detyrës, Rrezikimi i jetës së deputetëve duke i goditur me mjete te forta.  
Shkatërrimi me zjarr i pronës publike, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi. Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

Dëmet për karriget e djegura, deputetët e opozitës do t’i paguajnë nga xhepi. Përmes një reagimi zyrtar, Kuvendi njofton se zëvendësimi I karrigeve të reja do të mbahet nga pagat e ligjvënësve demokratë.

Edi Paloka i shpëton procedimit
Për 23 deputetët tashmë nën hetim në SPAK është kërkuar edhe përjashtimi nga Kuvendi nga Partia Socialiste, e cila listës i ka shtuar edhe Edi Palokën i cili i ka shpëtuar procedimit penal. Ndërsa PS ka kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të PD-s.

Çfarë ndodhi në seancën e 30 shtatorit 2024
Pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji me 1 vit burg nga Gjykata e Apelt për “Kallëzim të rremë” (27 shtator),  opozita kthehu skenarin e dhunës në Kuvend. Gjithçka nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe përplasjen fizike midis disa depuetëve të opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e opozitës nxorrën jashtë Kuvendit, karriget e tyre dhe i dogjën si shenjë revolte.

Revolta e demokratëve vijoi me bojkotin e jetës parlamentare edhe në komisione. Asnjë deputet i opozitës nuk mori pjesë sot në komisionet parlamentare.

Ndërkohë më 7 tetor Partia Demokratike ka thirrur një protestë e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime, në një formë të mosbindjes civile.

 

Ora 12:09
PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Policia çon në SPAK 23 deputetë demokratë

Policia e Tiranës informon se ka referuar në SPAK materialet në ngarkim të deputetëve të PD-së që dje u bënë pjesë e veprimeve të dhunshme në Kuvend  dhe djegies së karrigeve.

Tiranë - Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

- Flamur Noka., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

- Gazmend Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

- Bledjon Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

- Dhurata Çupi, 51 vjeçe, 
- Flamur Hoxha, 56 vjeç,
- Xhelal Mziu., 57 vjeç,
- Lefter Gështënja., 52 vjeç, 
- Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç
-Ina Zhupa, 37 vjeçe, 
- Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, 
- Dashnor Sula, 59 vjeç, 
- Luan Baçi, 61 vjeç, 
- Lodovik Hasani, 57 vjeç, 
- Asllan Dogjani, 57 vjeç, 
- Helidon Bushati,51 vjeç, 
- Erisa Xhixho, 39 vjeçe, 
-Saimir Korreshi, 40 vjeçe, 
- Sorina Koti 43 vjeç,
- Edmond Spaho, 66 vjeç, 
- Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, 
- Vangjel Dule , 56 vjeç, 
- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;
- Isuf Çela, 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aslloni: 02/10/2024 10:58

    Shume mire qe i denonconi ne Spak per shkaterrim prone po kta te tjeret qe vodhen dhe shkaterruan cdo gje ne kte vend kur do shkojne ne burg. Po flasim per kokat e hajduterise ne politike.

    Përgjigju
  • Kanada: 01/10/2024 15:31

    Po te ishte qytetar I thjeshtë do ishte ne kokerr te burgut tani

    Përgjigju
  • Beni: 01/10/2024 14:48

    Injoranca dhe idotesia karakteristike ramiste nuk ka te ndaluar. Ndersa ngjarjet zhvillohen ne Kuvend, ku nuk ka prani policore, vetem te Gardes, dhe prokuroria speciale ka organin e saj te hetimit dhe policise gjyqesore-BKH, serish dallkauket barkfryre police Sauku percjellin materiale sipas vijes se partise. Pa le, eshte egersuar dhe Tahiri 7 ose ministri spurdhjak i radhes. Bjer Selman i nenes me keta.

    Përgjigju
  • Qobani: 01/10/2024 14:39

    A po i kuptoni paralajmërimet me tërmetet, nuk ashtë vonë kfjelluni!!?

    Përgjigju
  • uni: 01/10/2024 11:54

    ta paguajne me rrogat e tyre demin e shkaktuar!

    Përgjigju
  • Ajo: 01/10/2024 10:44

    Pse flisni kaq shume? Ne Burg te gjithe ata qe moren pjese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?