Dënimi i Salianjit, PD kaos në Kuvend! Noka hedh benzinën, Nallbati u vë zjarrin karrigeve në oborr, sende të forta drejt Spiropalit: Duam qeveri teknike! Përjashtohet Noka

30 Shtator, 17:01| Përditesimi: 30 Shtator, 21:53

  • Share

TIRANË- Pas dënimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji, opozita ka kthyer skenarin e kaosit në Kuvend. Gjithçka nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit e deri tek djegia e karrigeve. Kaosit të opozitës iu bashkua edhe deputetja e PL, Monika Kryemadhi, si edhe Vangjel Dule.  

Pasi karriget i nxorrën në oborr, me benzinën e fshehur në çantën e Elda Hotit, Flamur Noka spërkati karriget me lëndën djegëse, ndërsa flakën ia vuri Bledion Nallbati. Rebelimin e deputetëve demokratë deri në zjarrvënie, e nxiti arrestimi i Ervin Salianjit, i cili sipas opozitës do të vuajë për një vit, një dënim politik në emër të fjalës së lirë.

Sinjalet se aksioni i opozitës nuk do të ishte vetëm simbolik, i dha Gazment Bardhi që në nisje të seancës plenare, kur drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali hodhi këmbën e karriges së thyer nga vetë ai, por që fatmirësisht nuk arriti ta prekte fizikisht objektivin. Madje, në video Bardhi ndërsa sulmon kryetaren e Kuvendit, dëgjohet të thotë 'bjerini, bjerini'. 

Më i ashpri për këtë veprim u tregua deputeti i PS, Erion Braçe, i cili e krahasoi me vrasjet e 21 janarit, duke thënë se Spiropalit iu rrezikua jeta dhe kërkoi marrjen e masave. 

"Goditja e kryetares në atë farë mënyre rrezikon jetë. Është marrë jeta në mes të bulevardit ashtu siç jeta e njerëzve që mendojnë ndryshe nuk llogaritet fare. Dhuna është e paparanushme dhe duhet të marrë dënimin e merituar. Ç’kuptim ka të ndëshkohen ata jashtë salle dhe të dhuna të donimojë në këtë sallë”, tha Braçe, ndërsa Bardhi i fiku mikrofonin. 

Seanca u shty me 10 minuta për të qetësuar situatën, por rikthimi i demokratëve në sallë ishte sërish agresiv. Pas djegies së karrigeve Flamur Noka ishte gati në përplasje fizike me deputetin e Partisë Socialiste, Petro Koçi. Në një moment, Noka e qëllon Koçin në dorë. 

Në fund të seancës që nuk zgjati më shumë se 15 minuta, demokratët zotohen se aksioni do të përshkallëzohet dhe do të vijojë edhe në seanca të tjera.  

"Edi Rama ka djegur Shqipërinë, Kushtetutën, ka shitur Shqipërinë dhe s’ka asnjë lloj normaliteti me atë. Këtë pamje që patë sot do ta shihni çdo të hënë dhe çdo të enjteje", tha Dhurata Çupi. 

"Rama ka djegur Kushtetutën. Janë futur në burg Berisha, Beleri dhe Salianji, janë të burgosur politik. Flaka do t'i dalë këtij sistemi nëse nuk respektohet rendi kushtetues", tha Ina Zhupa. 

Aktet që demokratët i cilësojnë aksion të fuqishëm opozitar, kryetarja e parlamentit i cilëson akte të shkatërrimit të demokracisë. Menjëherë pas përfundimit të seancës, përmes një reagimi publik, Spiropali, shkroi se Kuvendi u kthye në një skenë krimi dhe duhet merret në shqyrtim nga organet ligjzbatuese.

"Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t'u marrë në këqyrje nga organet ligjzbatuese. Keqardhje e thellë”, shkruan Spiropali.

Kjo ishte sfida e parë e Elisa Spiropalit si kryetare e një parlamenti në kaos…

Ora 21:30
Deputetët e opozitës dogjën karriget në Kuvend, Taulant Balla: E porositur nga Berisha! Të vendosur për të ecur përpara

1727708562_kuvend.jpg

Pasi deputetët e opozitës dogjën karriget dhe bllokuan foltoren ditën e sotme në senacën plenare, një reagim ka ardhur edhe nga Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Tualant Balla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se dhuna në Kuvend porositet nga Sali Berisha. Sipas tij, dhuna e opozitës është në favor të mazhorancës, e cila vetëm ecën përpara.

 “Sa herë Shqipëria gjendet para një momenti historik, siç presim me padurim Konferencën e Dytë Ndërqeveritare pas pak ditësh në Bruksel, mes Shqipërisë dhe BE, përsëri Sali Berisha ka porositur dhunë.

‘Marrëzia është bësh të njëjtin veprim vazhdimisht e të presësh rezultate të ndryshme’ thoshte Ajnshtajni. Edhe me dhunën e Saliut, rezultati ka qenë gjithmonë i njëjtë. Sa më të dhunshëm bëhen, aq më të vendosur jemi ne për të ecur përpara në rrugën tonë, pasi sot kjo është e vetmja rrugë që afron Shqipërinë me Europën.

Sa më shumë dhunë prej tyre, aq më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për ne, sepse askush nuk voton për partinë e dhunës dhe destabilitetit, as në Shqipëri e as në diasporë", shkruan ai.

Ora 21:19
Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës

1727725803_pl.jpg

Kryesia e Partisë së Lirisë, përmes një deklarate dënoi atë që e cilëson dënim politik dhe burgosje të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Kryesia e PL shprehet se mbështet plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament, ku deputetët e opozitës ditën e sotme bllokuan foltoren dhe dogjën karriget e tyre në oborrin e Kuvendit. 

"Ky vendim i urdhëruar nga Edi Rama dhe i zbatuar nga gjykatësit e Ramaformës tregoi fytyrën e vërtetë të Narkoshtetit dhe të Narkodrejtësisë, të angazhuar në funksion të agjendës politike dhe elektorale të Kryeministrit për asgjësimin e opozitës, pluralizimit politik dhe demokracisë. Kryesia e PL mbështet plotësisht qëndrimin e drejtë të opozitës në Parlament dhe protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor", thuhet në deklaratë. 

Ora 20:24
FOTO/ Kur zjarrëvënësit rrijnë e vështrojnë! Nga kaosi brenda seancës te djegia e karrigeve, çfarë ndodhi sot në Kuvend

 

Ka zgjatur vetëm 15 minuta e 02 sekonda seanca e sotme plenare, pasi deputetët demokratë kanë kthyer sallën “përmbys”, pas njoftimit të heqjes se imunitetit si deputet, Ervin Salianji.

Teksa kryeparlamentarja lexonte procedurën për heqjen e imunitetit të Salianjit dhe vendin vakant, deputetët nisën me hedhjen e sendeve ndaj saj, ku pasi thyen një karrige, e kanë gjuajtur me copa të drurit.

Të bërë “gardh” para foltores, deputetët e PD penguan punimet e kësaj seance, ndërsa më pas u zhvendosën dhe morën karriget nga salla duke i nxjerrë tek dera hyrëse e Kuvendit. Akti pasardhës ishte vendosja e zjarrit të karrigeve, ku u desh ndërhyrja e gardës me bobola zjarrfikëse për të shuar flakët që u përhapën me shpejtësi.

Siç duket edhe në fotot, deputetët e PD kanë qëndruar pranë zjarrit, ku Ina Zhupa me syze dielli e duart kryq, së bashku dhe me kolegë të tjerë, vështronin “pamjen”.

Ora 20:06
Dhuna e opozitës në Kuvend, Petro Koçi: Presionin ndaj drejtësisë për Berishën, ai po përpiqet të bëjë biznes me burgun e Salianjit

1727720449_petrokoci.JPG

Deputeti i PS, Petro Koçi ka reaguar pas seancës së sotme plenare në Kuvend, ku opozita i vuri flakën karrigeve, bllokojë foltoren dhe hodhi sende të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçi shprehet se këto veprime synojnë që ti bëhet presion drejtësisë për të liruar Berishën dhe jo për të të mbrojtur Salianjin.

“Sot serish PD dëshmoi se nga dikur regjim gangsterësh ka mbetur parti gangsterësh. Reagimi i tyre vërteton se rasti Babale nuk është produkt vetëm i aventurizmit dhe mendjelehtësisë, por një intrige ku janë përfshirë nivele me përgjegjësi të larta politike në PD. Kjo bashkëfajësi shkakton veprime të papërgjegjshme. Ndërkohë veprimet e stilit guerril nuk kanë për qëllim mbrojtjen e Salianjit, por presionin ndaj drejtësisë që të tërhiqet nga gjykimi objektiv ndaj Sali Berishës, i cili po përpiqet të bëjë biznes me burgun e deputetit të vet”, shkruan ai.

Ora 19:51
Tensionet në Kuvend, reagon Peleshi: Manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, deputetët tanë s'janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh

1727718930_djegiaekarrigeve.JPG

Pas kaosit të shkaktuar nga opozita ditën e sotme në seancën plenare në Kuvend, ka ardhur një reagim nga Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Niko Peleshi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se dhuna është e papranueshme.

Sipas tij, deputetët nuk janë aty për t’u përleshur, por për të debatuar me fjalë.

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian.

Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna”, shkruan ai.

Ora 19:21
Braçe ishte duke folur në Kuvend, ja momenti kur Bardhi i afrohet dhe i fik mikrofonin (VIDEO)

 

Me tensione dhe përplasje është zhvilluar seanca e sotme në Kuvend.

Përplasje ka pasur edhe mes deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Teksa Braçe ishte duke folur, Bardhi është afruar dhe i ka fikur mikrofonin duke mos e lejuar që të vijoj fjalën.

 

Ora 18:03
Përplasjet në seancën e Kuvendit, ja momenti kur Noka gjuan deputetin e PS Petro Koçi (VIDEO)

 

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes deputetëve.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali përjashtoi nga seanca deputetin e PD Flamur Noka, pasi ky i fundit u përplas verbalisht me deputetin Petro Koço, duke i shkulur mikrofonin teksa ky i fundit ishte duke folur, madje në një moment e qëllon në dorë.

Deputetët e PD menjëherë pas njoftimit të heqjes së mandatit të deputetit Ervin Salianjit, kanë bllokuar foltoren dhe kanë gjuajtur me sende të ndryshme drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Ora 17:58
Kaosi në Kuvend, reagon Spiropali: Skenë krimi, të hetohet! Zjarrin mbi parlament e vënë vetëm shkatërruesit e demokracisë

Skenë krimi e quan kryeparlamentarja Elisa Spiropali kaosin dhe skenat e dhunës që opozita riktheu në sallën e Kuvendit, pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Pas djegies së karrigeve dhe skenat e dhunës në Kuvend, ku ndaj saj u hodhën edhe sende të forta, Spiropali kërkon që salla e Kuvendit të merret në këqyrje nga organet ligjzbatuese.

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik", shkruan Spiropali. 

Djegia e karrigeve të Kuvendit, sipas Spiropalit tregon mungesën e respektit ndaj qytetarëve, ndërsa thekson se zjarrin mbi parlament e vënë vetëm shkatërruesit e demokracisë.

"Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t'u marrë në këqyrje nga organet ligjzbatuese. Keqardhje e thellë”, shkruan Spiropali.

Ora 17:51
Kaosi në Kuvend, deputetët e PD: Këtë pamje do ta shihni çdo seancë, Berisha dhe Salianji janë të burgosur politik

 

Pas djegies së karrigeve jashtë Kuvendit, deputetët e opozitës, në një prononcim për media, kanë paralajmëruar se kaosi do të vijojë edhe në seancat që do të vijnë.

Ata e kanë cilësuar arrestimin e Berishës dhe Salianjit si arrestime politike.

Deklaratat e deputetëve të PD:

Dhurata Çupi: Edi Rama ka djegur Shqipërinë, Kushtetutën, ka shitur Shqipërinë dhe s’ka asnjë lloj normaliteti me atë. Këtë pamje që patë sot do ta shihni çdo të hënë dhe çdo të enjteje.

Ina Zhupa: Rama ka djegur Kushtetutën. Janë futur në burg Berisha, Beleri dhe Salianji, janë të burgosur politik. Është çuar në burg një deputet me vullnetin politik të Ramës , jemi të vendosur që të mbrojmë Kushtetutën, kur këto padrejtësi i bëhen deputetëve dhe liderit të opozitës, shqiptarët sot janë të pambrojtur. Flaka do ti dal këtij sistemi nëse nuk respektohet rendi kushtetues.

Luan Baçi: Çuarja në burg e Salianjit, atë nuk kanë për ta izoluar do ta vazhdojë fushatën nga aty bashkë me ne. Që me arrestimin e Berishës qysh atë ditë ne duhet që ta ndiznim zjarr dhe jo vetëm karriget e këtij parlameti dhe mbushet gota duke arrestuar Salianjin, sepse foli për një trafikant droge, ai është një denoncim i vërtetë.

Asllan Dogjani: Rama tregoi se ka kapur sistemin e drejtësisë, ka në dorë grupet kriminale. Qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të rrëzojmë Ramën që vjedh e të gjitha mënyrat. Nga sot nuk do të ketë më normalitet në seanca plenare, na ka shpallur luftë sepse mban nën arrest Berishën, Salianji është pas hekurave.

Ora 17:32
VIDEO/ Momenti kur Noka nxjerr benzinën nga çanta e Elda Hotit, Nallbati i vë flakën karrigeve të Kuvendit

 

Flamur Noka dhe Bledion Nallbati iu vënë flakën karrigeve të deputetëve të opozitës në oborrin e Kuvendit. Noka nxori benzinën nga çanta e deputetes Elda Hoti dhe më pas Bledion Nallbati i vuri flakën karrigeve.

Ora 17:28
I vunë flakën karrigeve të parlamentit/ Noka: Kjo do jetë panorama çdo seancë! Zgjidhja është qeveria teknike

 

Flamur Noka foli për mediat pas mbylljes së seancës kaotike sot në Kuvend, ku deputetët e opozitës i vunë flakën karrigeve të parlamentit në oborrin përpara hyrjes në parlament. Noka tha se këtë panoramë që u pa sot do jetë në çdo seancë.

'Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vjetësh i ka vënë flakën Shqipërisë. Për interesat e xhepit të tij dhe oborrtarëve të tij. Ndaj ne jemi këtu për të kryer misionin e dhënë nga demokratët. Kemi 3 vjet që Rama na ka hapur luftë. Tentoi të na likuidojë dështoi, burgosi kryetarin e opozitës ka burgosur nënkryetarin e PBDNJ dhe tani burgosi Salianjin. Zgjidhje shikon dënimin me burg.

Kushdo që i nxjerr të palarat me drogën dhe lidhjet me krimin. Ne nuk ndalojmë, ta harrojë Rama që mund të bllokojë opozitën. Opozita është në ballë të aksionit. Ditën e hënë ora 6, pa ndalim kundër regjimit. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë. Do ti dalim zot këtij vendi. Të enjten dhe çdo parlamenti do jetë kjo panoramë. Nuk ka kompromis me mafien. Jemi në betejë. Qeveria teknike është zgjidhje. Me narko qeveri Shqipëria nuk ka paqe.'

Ora 17:24
Kaosi në Kuvend, përjashtohet Flamur Noka! Mbyllet seanca

Seanca plenare është mbyllur pas skenarit të kaosit nga opozita.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit njoftoi përjashtimin e Flamur Nokës, i cili hodhi sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.

Ora 17:21
Deputetët e PD sende të forta drejt Spiropalit, Braçe: Iu rrezikua jeta, të merren masa! Këta kanë vrarë njerëz në mes të Bulevardit

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar pas skenarëve të dhunës së deputetëve të PD, të cilët hodhën edhe sende të forta drejt kryetares së Kuvendit. Braçe ka kërkuar të merren masa, duke thënë se iu rrezikua jeta Spiropalit. “Është marrë jeta në mes të bulevardit ashtu siç jeta e njerëzve që mendojnë ndryshe nuk llogaritet fare”, tha Braçe.

“Goditja e kryetares në atë farë mënyre rrezikon jetë. Është marrë jeta në mes të bulevardit ashtu siç jeta e njerëzve që mendojnë ndryshe nuk llogaritet fare. Të qëllosh me sende të atij lloji rrezikon jetën e njerëzve.

Vënia në rrezik i  jetës së njerëzve brenda sallës së kuvendit është mesazhi më i poshtër. Dhuna është e paparanushme dhe duhet të marrë dënimin e merituar. Ç’kuptim ka të ndëshkohen ata jashtë salle dhe të dhuna të donimojë në këtë sallë”, tha Braçe.

Ora 17:16
Dënimi i Salianjit, Bardhi: Rama ka djegur parlamentin, ne karriget tona! Nuk shmangemi nga beteja

PD ka rikthyer sërish ditën e sotme kaosin në Kuvend, ndërsa kanë nxjerrë jashtë sallës së parlamentit karriget e deputetëve të opozitës dhe i kanë vënë flakën.

Në një prononcim për media, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se e gjitha kjo bëhet për shkak të arrestimi të Berishës dhe Salianjit.

“Berisha ka në arrest shtëpie prej një viti sepse ka vendosur të përballet me regjimin e Ramës i dyti ishte që denoncoi lidhjet e familjes Xhafaj dhe po e vuan sot prej tre ditësh, është në burgun e Fierit dhe karriget tona janë të qytetarëve, Rama ka djegur parlamentin, ndërsa ne dorëzojmë karriget tona dhe i djegim. Djegien e mandateve e bëri kush e bëri dhe ishte shmangie nga beteja ne nuk shmangemi nga beteja do na kenë përballë në çdo moment që tentojnë që ti mbyllin gojës opozitës”, tha ai.

Ora 17:10
PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

 

PD ka rikthyer kaosin në Kuvend. Ata kanë nxjerrë jashtë sallës së parlamentit karriget e deputetëve të opozitës dhe i kanë vënë flakën.

Ora 17:06
Deputetët e PD-së nxjerrin karriget dhe i hedhin jashtë parlamentit

 

Deputetët e PD-së në nisjen e seancës së sotme janë përplasur me gardën e republikës pranë foltores teksa hodhën sende dhe shishe në drejtim të ministrave dhe kryetares së parlamentit, Spiropali.

Më tej ata morën karriget e kuvendit ku ata ulen dhe i nxorën jashtë në oborrin përpara derës hyrëse të parlamentit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktori: 01/10/2024 11:28

    Këto sjellje fashistoide rrezikojnë sigurinë kombëtare. Kujtoni si erdhi Hitleri në pushtet dhe dogji Botën. Hidhni një sy kushtetutës! Kjo pjesë e kësaj partie të degraduar tashmë, duhet të shpallet jashtë ligji, sa nuk është vonë.

    Përgjigju
  • Po mër po: 01/10/2024 02:56

    Do blini karrige të reja më të shtrenjta prandaj po i digjni

    Përgjigju
  • Taypi: 30/09/2024 22:55

    Turp turp i zotit.. Keta nuk jane njerez.. Jane kafshe... Eshte per te ardhur keq.. Kush do ti votoj me keta jashtqitje.. Te veproje spak sa me pare

    Përgjigju
  • Ligji: 30/09/2024 22:10

    Kur nuk kane popullin mbas vetes keto skena cirku do bejne. Ne kete menyre po i sherbejne mesemiri Rames. Nuk ke popullin me vete? Rri aty si hu dhe bej karagjozlleqe.

    Përgjigju
  • Tini: 30/09/2024 21:58

    Pse si fut ne burg. Keta djegin e presim. Merresh me dritat dhe ujin. Io o Rama se dhe ti me keta je. Gam gam kot

    Përgjigju
  • Alb: 30/09/2024 21:10

    Kjo ashte arsyja per se shqiptaret po ikun. Shte kriminelash

    Përgjigju
  • Popull: 30/09/2024 21:08

    Kto duan te vijn ne pushtet duke djeg dhe shkaterru cdo gje sic kan ber qe nga themelimi.Vetem vrasje,dhune,flak duan kto kriminel.Dhe shohim cfar katrahure do bejn me protestat qe kan premtuar pasi i mbeshtet vetem dhumi i shoqerise shqiptare.Policia dhe ushtria te jen ne kemb dhe te mbrojn rendin nga kto kriminel qe duan destabilizim dhe zjarr

    Përgjigju
  • neri: 30/09/2024 19:58

    parlamenti eshte per te folur nuk eshte per tu perleshur. kush s'ka koke ka kembe thone

    Përgjigju
  • Liu: 30/09/2024 19:56

    Normale qe do sillen keshtu se jane shume dhe per lume. Nga censusi dalin 30% votues me pak, por deputete vazhdojne njelloj. Duhen hequr 40 cope, nuk i duhen ketij vendi dhe votuesve me shume se 100 cope nga keta. Mendoni sa pensioniste do perfotonin nga largimi i tyre.

    Përgjigju
  • Pupupu: 30/09/2024 19:53

    Çfar plehnash e kan qeveris kyt ven si PD e populli ju shkonte mrapa ne mitingje e votime tmerr tmerrr tmerr.Edhe partia fashiste e Hitlerit asht ma e mire se partia demokratike.

    Përgjigju
  • Monika e Likes: 30/09/2024 19:33

    Kush i ve zjarin Shiperis kete e dinim po qe te jene kaq debila qe per nje babale i vune zjarin parlamentit kjo eshte me shume se krim Mase si zjari qe ndezen sote mase do ju ktheht nje dite perpara fytyres Krim i rende

    Përgjigju
  • me me: 30/09/2024 19:08

    Po ti djeg une hyj ne burg direkt! Lejini pa karrige tani. Vete i dogjen! Tu behet mesim, se ngelen leket e taksave tona duke paguar demet qe bejne kta

    Përgjigju
  • Vin Sufllaqexhiu: 30/09/2024 18:18

    Mjerë Shqipëria me këta kriminela, se veç kështu mund t'i quash! Të djegësh gjithçka sepse i dënua një b...e është një degjenerim i paparë, këta nuk janë as opozitë e as gjë tjetër, mjerë ata që i votojnë!

    Përgjigju
  • Burgajeti: 30/09/2024 17:32

    Kjo eshte "opozita qe duan" ndjekesit e " Non grates,kati 8".Kesaj opozite edhe sikur qeverine e tere ti japesh,jo qeverine teknike,nuk e voton populli... -Keta jane shkaterues jo ndertues... -Keta jane kriminele,vrases,jo vetem ne Gerdec dhe 21 Janar,por vecanerisht me 1997 dhe cdo dite te qeverisjes te tyre,te deklaruar nga Berisha se do vriste edhe 3000 veta... -Keta futen drogen dhe Lazaratin e kishin monopol te tyre,te lejuar publikisht nga i cmenduri Berisha... -Keta,shkateruan dhe cuan per skrap,uzina e kombinate,privatizuan HEC-e qe fusje uje e nxirrje valute... -Keta shkateruan aftesite mbrojtese te vendit,ushterine dhe armatimin,organizuan shitjen dhe vodhen per vete parate e fituara nga shitja e armatimit apo kthimit ne skrap te avioneve,tankeve dhe flotes ushtarake detare... Duhet te jesh i cmendur te degjosh e t'i vesh pas "Non grates,kati 8-te"...

    Përgjigju
  • XXX: 30/09/2024 17:30

    Po kta qe shkaterojne pronen me zjarr nuk duhet fut nw burg?

    Përgjigju
    • ecaty: 30/09/2024 19:30

      keta po i bejne karshillek ligjit qe eshte ne dore per tu zbatuar nga nje grup tjeter kriminelesh hajdutesh dhe sharlatanesh (fiks njesoj jane te dy palet, mos e vini ne dyshim). do ishte mire qe PD te hiqnin dore dhe legalisht nga karriget qe te ktheheshim vite me pare kur ndodhi e njejta gje ... qe ju dha dore dhe me shume PS qe te bente cfare te deshte e vidhte e qete. e ja keshtu konsumohet Shqiperia ne vetvete.

  • Dani: 30/09/2024 17:22

    Po keshtu do fito duke djeke e shkateru po jane leket e popullit po ju jeni ata qe e shkaterut kete vende per 30 vjet turp tu vi dhe vendin ne burge e keni se keni vjedhe ti Flamur noka me klanin e atyre mbrapa stadjumit qemal stafa turp i fusni ne burg se ky eshte shembulli tyre

    Përgjigju
    • Elba: 30/09/2024 17:42

      Po leket tona fondet publike qe shkaterrohen nga nje tufe imbecilesh me imbecil se ato qe jan ne kuvend. Te pa afte ne zgjidhjen e partise tyre duan edhe vota si ps pd apo pl. Kurren e kurren votes. U shufshi nje nga nje si salianji pesofshi por me te perjetshem si ju qe skeni djegur karrige si ju qe i dogjet. Mbetje qe se bet kete komb te vogel edhe te bukur.

  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/09/2024 17:14

    Ore si ka mundėsi qē kta anti shqiptar nuk dēnohen nga ligji çfar jan kēta ? ? ? ? ? ? Po ku ēshtē ligji ? ? ? Ku ēshtē kushtetuta e Shqipris ? ? ? Mjer , mjer, mjer Shqipria me kshu lloi vemjesh.b

    Përgjigju
    • KICO SHOFITI: 30/09/2024 21:33

      Sot PD e ngelur tregon se esht duke u kthyer ne nje organizate terroriste ,ku pasojat do i shikojne ne zgjedhjet e radhes,mbase duhet qe PS te krijoje vete nje opozite konstruktive dhe konkuruese ne zgjedhje me ide perparimtare ,Kishte kohe qe PD ka ngordhur bashk me lideret e saj HAJDUTE

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?