Dhuna ndaj policëve në Vlorë, Balla: Çdo veprim kundërshtimi me forcë nuk duhet të tolerohet

13 Korrik, 16:58| Përditesimi: 13 Korrik, 17:00

  • Share

1718099845_d8.jpeg

Ministri i Brendshëm ka reaguar në një status të gjatë në rrjetet sociale, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur 2 punonjës policie u lënduan pas agresionit të disa të rinjve, që u gjobitën për paligjshmëri.

Duke postuar foto të punonjësve të policisë duke patrulluar e monitoruar territorin në tokë a det, ministri Taulant Balla nënvizoi se në këto ditë të nxehta vere, si gjithmonë, Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë në të gjithë territorin.

"Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë për ridimensionimin e qëndrimeve dhe mbështetjes për sigurinë publike, garantuesi themelor i së cilës është Policia e Shtetit. Kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet të kuptojë se po godet shtetin", thekson ministri.

Më tej, ai shprehet se çdo qytetar që mendon se ka të drejtë ndërsa punonjësi i policisë e ka gabim, e ka gjithë të drejtën dhe mekanizmat ta apelojë vendimin apo urdhrin e punonjësit të policisë në rrugë administrative apo dhe penale, por çdo veprim kundërshtimi me forcë nuk duhet të tolerohet.

"Por çdo veprim kundërshtimi me forcë nuk duhet të tolerohet", apelon kreu i Ministrisë së Brendshme.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Vlorë, 2 vëllezër, pronarë të skuterave rrahin me grushte e sende të forta policët në hyrje të Lungomares! Arrestohen, lëndohen 2 efektivë (EMRAT)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?