VIDEO/ Vlorë, 2 vëllezër, pronarë të skuterave rrahin me grushte e sende të forta policët në hyrje të Lungomares! Arrestohen, lëndohen 2 efektivë (EMRAT)

13 Korrik, 08:10| Përditesimi: 13 Korrik, 17:38

  • Share

Vlore- Një konflikt fizik mes një grupi policësh të qarkullimit rrugor dhe një grupi të rinjsh u shënua në orët e vona të mbrëmjes në hyrje të Lungomares në Vlorë. 

Report Tv siguroi videot e ngjarjes së ndodhur rreth orës 01:30 minuta (13 korrik 2024)  ndërkohë sot policia informoi se bëhej fjalë për një sherr mes policisë dhe pronarëve të një subjekti që jepte me qira motoa elektrikë dhe monopatina.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat kanë konstatuar një person në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar. Gjatë momentit që kanë dashur ti vënë gjobën janë afruar pronarët e subjektit ku i riu kishte marrë motorin elektrik me qera dhe kanë debatuar verbalisht me policët duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Madje në një moment ata i godasin dhe me skafandrën e motorit.  Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura, jashtë rrezikut për jetën.

Polici ka arrestuar  2 vëllezërit, pronarët Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj që ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike dhe po punohet për arrestimin e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje

Njoftimi i Policisë Vlorë:

U konfliktuan fizikisht me punonjësit e qarkullimit rrugor, vihen në pranga 2 shtetas pronarë të një subjekti, për dhënien me qira të mjeteve elektrike.

2 të arrestuarit ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike.

Punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.

Mbrëmjen e djeshme në Lungomare, punonjësit e qarkullimit rrugor të planizuar në këtë aks, gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat, kanë konstatuar shtetasin D. J., në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar.

Gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe masës administrative, janë afruar dy pronarët e subjektit ku shtetasi D. J. kishte marrë motorin elektrik me qera, konkretisht shtetasit Rudi Pashaj dhe K. P., të cilët së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, oficeri i Prokurorisë ka bërë ndalimin e dy shtetasve Rudi  Pashaj, 29 vjeç dhe Klaudio Pashaj, 23 vjeç, (vëllezër), të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.

2 shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qera të mjeteve elektrike, gjithashtu kanë rezultuar se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 
Ora 16:58
Dhuna ndaj policëve në Vlorë, Balla: Çdo veprim kundërshtimi me forcë nuk duhet të tolerohet

1718099845_d8.jpeg

Ministri i Brendshëm ka reaguar në një status të gjatë në rrjetet sociale, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur 2 punonjës policie u lënduan pas agresionit të disa të rinjve, që u gjobitën për paligjshmëri.

Duke postuar foto të punonjësve të policisë duke patrulluar e monitoruar territorin në tokë a det, ministri Taulant Balla nënvizoi se në këto ditë të nxehta vere, si gjithmonë, Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë në të gjithë territorin.

"Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë për ridimensionimin e qëndrimeve dhe mbështetjes për sigurinë publike, garantuesi themelor i së cilës është Policia e Shtetit. Kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet të kuptojë se po godet shtetin", thekson ministri.

Më tej, ai shprehet se çdo qytetar që mendon se ka të drejtë ndërsa punonjësi i policisë e ka gabim, e ka gjithë të drejtën dhe mekanizmat ta apelojë vendimin apo urdhrin e punonjësit të policisë në rrugë administrative apo dhe penale, por çdo veprim kundërshtimi me forcë nuk duhet të tolerohet.

"Por çdo veprim kundërshtimi me forcë nuk duhet të tolerohet", apelon kreu i Ministrisë së Brendshme.

 

Ora 12:25
Video tjetër/ Momenti kur polici qëllohet nga një person me skafandrën e motorit! Një tjetër e qëllon me grushta

 

Një konflikt që ka përfunduar në konfrontim fizik ka ndodhur në Vlorë, mes një grupi të rinjsh dhe efektivëve të policisë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 01:30 minuta në zonën e Lungomares.

Në video shihet se si një nga qytetarët qëllon me skafandrën e motorit një nga policët, ndërsa një tjetër e shtrin efektivin në tokë dhe e qëllon me grushta.

Dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa monopatinave. Sipas qytetarëve, sherrin e ka nisur policia pasi kanë komunikuar shumë ashpër me të rinjtë dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta të policisë. Mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 03/08/2024 18:47

    Pa liçencè,,,,me skafandèr policit nè kokè,,,,,ok,,,,zoti ia ruat dhunuesit kokèn. Tè isha polic, nuk ia ruaj fare.

    Përgjigju
  • Populli: 14/07/2024 10:04

    zoti minister nuk mjafton vetem arrestimi..kane ngritur dore mbi te gjithe njerezit e ndershem qe respektojene ligjwt e ketij vendi..

    Përgjigju
  • Deni: 14/07/2024 06:20

    Po pistoleta nuk kishin policet? Nga nje kokërr plumbi kokes te dyve edhe mbarojne pune. Bien rehat vete biem dhe ne rehat nga keto mostra qe mban ky vend. Nuk kane faj,gjejne policet e jone te urte se te kishin qene matane kufirit,do ishin duke u varrosur tashme e jo duke lexuar pordhet e komentuesve.

    Përgjigju
  • Pali: 14/07/2024 03:49

    Kajani mor icat non, rrasini mor mren e shtrydhjani içato allatat do hajvanave. Rrac mutit mor, nehandertala lavire mashkuj

    Përgjigju
  • Iris: 14/07/2024 01:09

    Keta duan policine amerikane qe t'jua numeronte te gjithe karrikatorin ne lule te ballit,por ne kete rast edhe amerikaneve do ju vinte pak keq per budallenj te tille! Policia gjobit per mosmbajtje kaske nje person qe ka marre me qira mjetin motorik dhe keta /te mencurit/ qe shkembyen gomonet,ose gomaret me motore e skuter nderhyjne duke rrahur policet qe gjobiten shkelesin qe mund te jete klient i tyre,por me shume ka mundesi te jete ndonje shok,ose i aferm,(se normalisht nuk ka sens te nderhynin kaq brutalisht per nje te panjohur),duke harruar qe biznesin e kane pa leje dhe kane zaptuar dhe hapesira publik dhe keshtu rane brenda me kembet e tyre ne vend qe te rrinin urte se ishin ne shkelje.Sa investuan per ate biznes pa leje,me mire te kishin investuar per trute qe s'i kane patur kurre!

    Përgjigju
  • Real: 13/07/2024 21:44

    Te kush ta ankimojne dhe ta apalojne sjelljen e paligjshme o Tao? Te AMP qe eshte e koruptuar me keq se policia? Nese polici sillet si rrugac dhe abuzon me uniformen pak e ka drurin. Asnje nuk godet policin nese ai ben vetem detyren. Task Forca e rrugores nga Tirana po ben kerdine duke marre rryshfet dhe ndan pjesen me AMP qe ti thua ankohu.

    Përgjigju
  • Dori: 13/07/2024 20:00

    Cfar sigurie ka njeriu i thjesht kur polici,fytyra e shtetit,katandiset keshtu?Po cfar na duhen miliona turista kur rrugecerit rrafin policet?Ky shtet esht kalbur nga koka.Ne spital duhet te ishin ato rrugecer e jo policet.

    Përgjigju
  • Eri: 13/07/2024 19:49

    Qyqa duhet te ishte ngrit shteti kemb pefonalja plot me njerz ku jan forcat e nderhyrjes shpejt a jane ngadishmeri si pam n video tu nderhy me urgjence video pak vtm polict duke u dhunuar

    Përgjigju
  • Tori: 13/07/2024 18:45

    Rudi Pashaj eshte nje aktivist i njohur i PS ne vlore, madje dhe patronszhist! Do dali te nesermen

    Përgjigju
  • Meleq Abazi: 13/07/2024 17:15

    Ore une jam dakort me policin se ben detyren por ketu ne Vlore po thuhet qe keta rrugecet ishin patronazhista prandaj bene dhe gangon.Thon eee qe jane trimat e atij leshbushttres deputet

    Përgjigju
  • Labi: 13/07/2024 16:31

    Policia e shtetit duhet të veproj me gjithë autoritetin që u jep ligji kundër personave që nuk respektojnë normat e sjelljes të edukatës qytetare, dhe jo vetem këta por dhe prindërit që I lejojnë dhe nuk I mbajnë në kontroll, përsa u përket të fortëve mendoj se duhet të përgjigjen përderisa vënë dorë mbi policët. Policia është e shenjtë dhe duhet mbrojtur nga i gjithë opinioni dhe jo kundershtuar, nëse ka polic pa edukatë që sillen jo korrekt me qytetarët që janë si të fortë që edhe ka të tillë tu tregohet vëndi te struktura që mbykqyrë veprimtarinë e tyre me prova e fakte po asnjëhere me forcë

    Përgjigju
  • Paloka.com: 13/07/2024 15:49

    Te dhjefsha policine e shtetin qe jeta legene nuk i perdredh ne kryq qe mos te guxojnë me te sfidojnë shtetin

    Përgjigju
  • Citizens: 13/07/2024 15:44

    Policia e Vlores eshte shembull sjellje dhe kulture.Ata bastardet qe kane ngritur dore mbi policin duhen bere shembull.RESPEKT POLICIS/

    Përgjigju
  • Ana: 13/07/2024 15:00

    Ne Burg keta kriminele qe ta kuptojn te tjeret,ne cilin vend te botes ndodh keshtu?Edhe me keq para turistave qe filmojn cdo gje.

    Përgjigju
  • Lushi: 13/07/2024 14:53

    jane krahu i djathte i kryetarit te bashkise dhe punojnjes bashkie ,si dhe te deputetit Ilir Metaj

    Përgjigju
  • Vlora: 13/07/2024 14:02

    Ju qe shani policet tu vij turp. Kur ndodh tragjedia jeni te paret qe kerkoni policine. Keta femijet e te rinjte me monopatina jane rrezik i madh per veten e tyre se pari. Habitem si nuk shtypen dhe prinderit jane budallenj qe i lene te bredhin me to. Policia eshte shembull kete behar dhe nje bravo e madhe.

    Përgjigju
  • Populli: 13/07/2024 13:43

    Se kuptoj kete sjelljen me policat ne Shqiperi. A sillen Shqiptaret me policin jasht njelloj si ne vendin e tyre

    Përgjigju
  • Hanit: 13/07/2024 13:36

    TE ISHIN NE AMERIKE KETA GANGOT E VLORES TASHME DO ISHIN TE EKZEKUTUAR NGA POLICIA, PO KTU SHIJNE BEJNE SIPAS QEFIT. FORCA PLOICISE!!

    Përgjigju
  • Popullii: 13/07/2024 13:07

    Me policat duhet te sillemi njelloj si sillemi me policat ne Itali,Gjermani. Dhe nuk duhet te vem shenj barazimi midi policis se shtetit dhe disa horave

    Përgjigju
  • Populli: 13/07/2024 12:53

    E drejta e kujdo per te ber biznes nuk duhet te shkel te drejten e qytetarit per te levizur ne shetitore.

    Përgjigju
  • Populli: 13/07/2024 12:38

    Policia ben detyren. Kujtdo qe i prishet ineresi do flasi. Kushdo qe kundershton shtetin,ne kete rast policin te perballet me ligjin. Kushdo horr perball ligjit. Ne rast se policat apo shefat shkelin ligjin ka organe shtetrore ku qytetari te shkoj te ankohet

    Përgjigju
    • Lala: 13/07/2024 16:08

      Ka nji ashtu te Madh ne Shqiperi ku te ankohesh.edhe Po u ankove e gjen te drejten mas 20 vitesh.pne shikojm SA gjehet e drejta ne shqiperi.ka fakte.esht BER drejtesi Edge me gerdecin.edhe me 21 janarin.po ik o popull mo's na hap barkun Kot.

  • Rino: 13/07/2024 12:01

    Xhagurenjt e Vlores di kope me qen duken

    Përgjigju
  • Lala: 13/07/2024 11:50

    Duhet me pa edhe se Si Jan sjell policet. Ne fillim.shumica Jan fodull.nuk kam Pa ne Shqiperi ndonje Police te thot .pershendetje.ju lutem etj.por vetem te Folur me fodullek DHE pordhe.

    Përgjigju
  • Thanasi: 13/07/2024 11:28

    Keshtu eshte kur shefi qarkullimit Ardian Isufaj ben si gango dhe bllokon pa nje baze ligjore. ne Tirane lejohen te qarkullojne ne korsi te bicikletave patinat elektrike dhe ne vlore bllokohen . Nese ka nje ligj duhet te informohen dhe bizneset dhe individet cfare duhet te behet dhe te marin masat secili

    Përgjigju
    • Deni: 14/07/2024 07:33

      c’ja fut kot mër daku,pedonalja nuk ështe pwr skutera e bicikleta…aty lejohen vetem kembesoret

    • anonim: 14/07/2024 00:22

      kujdes kur permend emra zoteri, bej shume kujdes!

  • noli: 13/07/2024 10:53

    policet jane te pambrojtur sepse shefat e tyre i mbushin xhepat nga te tera palet dhe i drejtojne njerezit te zghidhin hallin ndermjet tyre . policet e thjeshte nuk kane kurajo as te cojne koken dhe jane ne meshire te rruges ter jugu keshtu eshte

    Përgjigju
  • emigranti: 13/07/2024 10:16

    te dalin emrat e ketyre gangsterave. te behen publike dhe njerezit te dine se per ke behet fjale, se neser ata do rrahin prape policine, dhe perseri dhe perseri ...

    Përgjigju
  • emigranti: 13/07/2024 10:14

    Vlora turistike. Policia e shtetit nuk perballon dot gangot e Vlores. Shtet, jo shaka!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?