Një konflikt që ka përfunduar në konfrontim fizik ka ndodhur në Vlorë, mes një grupi të rinjsh dhe efektivëve të policisë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 01:30 minuta në zonën e Lungomares.
Në video shihet se si një nga qytetarët qëllon me skafandrën e motorit një nga policët, ndërsa një tjetër e shtrin efektivin në tokë dhe e qëllon me grushta.
Dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa monopatinave. Sipas qytetarëve, sherrin e ka nisur policia pasi kanë komunikuar shumë ashpër me të rinjtë dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta të policisë. Mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Vlorë, 2 vëllezër, pronarë të skuterave rrahin me grushte e sende të forta policët në hyrje të Lungomares! Arrestohen, lëndohen 2 efektivë (EMRAT)
S.B/ReportTv.al