VLORË-Konflikti për dhënien e licencës së një linje të transportit të udhëtarëve në Vlorë është bërë burim i një debati të ashpër mes një biznesmeni dhe kryetarit të Bashkisë Selenicë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku biznesmeni i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka vajtur për t'i kërkuar llogari kryebashkiakut Binaj se pse linjën që ai e kishte në administrim i ishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër.
Bonaj dhe Binaj janë takuar në Vlorë për të sqaruar çështjen, por pas diskutimit të ashpër, në irritim e sipër Pellat Bonaj ka goditur me grusht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, 66 vjeç.
Pas ngjarjes biznesmeni është arrestuar për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës". 57-vjeçari pretendon se Bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër dhe jo subjektit të tij që ishte në administrim linjën e udhëtarëve Vlorë-Sevaster.
Pellat Bonaj rezulton i regjistruar në QKB me emrin e biznesit "PELLAT BONAJ TRANS SH.P.K" që prej 2017. Ky biznes merret me transportin e udhëtarëve brenda vendit dhe se në pronësi të saj kishte dy autobusë Autobus Mercedes-Benz, viti prodhimit 2000, Targa AA 430 GZ dhe Autobus Mercedes-Benz, viti prodhimit 1991, Targa VL 9062C.
Kryetari i Bashkisë Selenicë, i cili u dhunua sot nga një biznesmen, ka folur për mediat dhe është shprehur se personi i cili e dhunoi, pronari i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, ishte i dehur.
Sipas kryebashkiakut personat që i kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin por më pas ka ardhur pronari i tyre dhe e ka dhunuar.
"Pellat Bonaj më qëlloi dhe kërcënoi, nuk pranoi të flisnim për shqetësimin! E konsideroj të dehur Licencat nuk jepen me firmën time, Pellati e ka marrë nga bashkia e Vlorës. I kam kërkuar Pellatit që të lejonte 1 nga oraret për një djalë nga Selenica", ka thënë ndër të tjera kryebashkiaku.
MIRE IA BENE KETIJ HAJDUTI QE KA MARRE EDHE NJE DREJTOR ARSIMI MIKUN E TIJ FATMIR ABAZIN DY HAJDUTE ORDINERE.
Përgjigju