Kryetari i Bashkisë Selenicë, i cili u dhunua sot nga një biznesmen, ka folur për mediat dhe është shprehur se personi i cili e dhunoi, pronari i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, ishte i dehur.
Sipas kryebashkiakut personat që i kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin por më pas ka ardhur pronari i tyre dhe e ka dhunuar.
"Pellat Bonaj më qëlloi dhe kërcënoi, nuk pranoi të flisnim për shqetësimin! E konsideroj të dehur Licencat nuk jepen me firmën time, Pellati e ka marrë nga bashkia e Vlorës. I kam kërkuar Pellatit që të lejonte 1 nga oraret për një djalë nga Selenica", ka thënë ndër të tjera kryebashkiaku.
Lajmi kryesor:
Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, arrestohet biznesmeni, u konfliktuan për linjat e transportit të udhëtarëve në Vlorë
K.T.//ReportTv.al