Në ditën e 14 të 'luftës' me flakët, zjarri vijon të jetë ende aktiv në Karaburun. Mëngjesin e sotëm, situata në Karaburun ishte e qetë, por përkeqësimi i motit solli dhe një përkeqësim të flakëve, ku era e fortë riaktivizoi një vatër në zonën e quajtur Gropa e Pirit. Flakët po djegin pyje me bredha, ndërsa për neutralizimin e zjarreve ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Ditën e nesërme pritet që në gadishullin e Karaburunit të ndërhyhet edhe me dy helikopterët e ardhur nga Holanda që kanë kapacitete më të mëdha se helikopterët e vendit tonë dhe pritet të sjellin një normalizim të shpejtë të situatës.
Ndërkohë më e qetë është situata në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë, ku flakët janë vënën nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e vatrave të fundit.
Kritike është gjendja në Mashkullorë të Gjirokastrës, ku era po çon flakët drejt fshatit, ndërsa në zonë po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve si dhe 50 trupa janë angazhuar nga toka. Po ashtu është dhënë urdhëruar dhe ka filluar evakuimi i banorëve.
Zjarri në Mashkullorë, në majën e Rrunës në Kukës dhe në Karaburun, janë tre vatrat që paraqesin rrezikshmëri më të lartë ditën e sotme. Në Mashkullorë të Gjirokastrës era po çon flakët drejt fshatit, ndërsa në zonë po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve si dhe 50 trupa janë angazhuar nga toka. Po ashtu është dhënë urdhëruar dhe ka filluar evakuimi i banorëve.
Në Karaburun, flakët po mbahen nën kontroll në mënyrë që të mos prekin Parkun e Llogarasë. Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të ndërhyhet me dy helikopterë që kanë ardhur nga Holanda, për të vënë nën kontroll situatën.
Situata është mjaft problematike edhe në Majën e Rrunës në Kukës, ku ka filluar ndërhyrja nga ajri.
Vatrat aktive të zjarrit në vend:
Vlorë, Gadishulli i Karaburunit - Situata e zjarrit nuk paraqet rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Vatra po mbahet nën kontroll.
Kukës - Në majën e Runës gjithashtu flakët po mbahen nën kontroll nga ajri dhe toka. Flakët janë në drejtim të fshatit Shemri, por pa rrezik pasi është në distancë të largët.
Mirditë - Dy vatra zjarri ndodhen përkatësisht në fshatin Thirrë dhe Munellë. Situata aktualisht është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik.
Vermosh - Në Malësinë e Madhe zjarri po mbahet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezikshmëri.
Tropojë - Është bërë i mundur izolimi i flakëve në Betosh dhe Shëngjergj.
Shkodër - Një tjetër vatër në Theth është izoluar dhe po monitorohet. Nuk paraqet rrezik.
Zjarri në fshatin Cukal është drejt shuarjes përfundimtare.
Lugina e Valbonës - Zjarri në Margegaj është në zonë shkëmbore dhe nuk paraqet rrezikshmëri.
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Mashkullorës në Gjirokastër, Për shuarjen e flakëve janë duke punuar 2 mjete zjarrfikëse, ndërsa zjarri aktualisht po djeg bimësinë e zonës por pa rrezikuar fshatrat e banuara.
Për shkak të erës së forte dhe temperaturave të larta është riaktivizuar një vatër zjarri në Karaburun. Kjo ka përkeqësuar situatën e zjarret at, ku në vendin e quajtur Gropat e Pirit mbi Karaburun , vatrat e zjarrit po riaktivizohen për shkak te erës së fortë.
Zjarri ka djegur bredha dhe pemë të ndryshme duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërkohë që Forcat e Armatosur dhe punonjësit e Zonave të Mbrojtura vijojnë të luftojnë më flakët.
Këto janë pamjet që vijnë nga fshati Gjorm i Selenicës pas flakëve që përfshinë zonën. Sipërfaqe toke të tëra të mbuluara nga hiri e bimësi e shkrumbuar. E ndërsa bimësisë duket se do t’i duhet shumë kohë për tu rikuperuar.
Vlora ka hyrë në ditën e 14 të betejës me vatrat e zjarrit, të cilat janë ende aktive nga Karaburun dhe Dukat. Bashkia e Selenicës ka nisur bilancin e dëmeve të zjarrit të një dite më parë, kur janë djegur 1200 rrënje ullinj teksa nuk gjenden 60 koke bagëti. Ndërkohë pasojat e zjarrit që ra dje në fshatin Gjorm bashkia e Selenices ka bërë bilancin e dëmeve, ku janë djegur 1200 rrënje ullinj, tre banesa në Gjorm dhe një në fshatin Gumenicë të pabanuara ,dhe nuk po gjenden 60 koke bagëti të cilat dyshohet se janë larguar nga flakët e zjarrit.
Bashkia e Selenicës ka ngritur grupe kontrrolli për të evidentuar dëmet e shkatuara nga zjarri i djeshëm.