Dita e një instruktoreje yoge në 'Një nga ne'/ Erida Haxhiaj: Ja si të shëroni dhimbjet e trupit në trapez dhe rreth

1 Maj, 20:22| Përditesimi: 2 Maj, 07:27

  • Share

Qëndrimi ulur në zyrë me orë të gjata mund të sjellë probleme me përqëndrimin, dhimbje të shpinës dhe të qafës. Një nga alternativat që mund t’iu ndihmojë të vini të gjithë muskujt në lëvizje dhe të përmirësoni posturën e trupit është yoga trapez dhe yoga areal.

Këto terma ende të panjohura nga masa në vendin tonë po marrin vëmendje për shkak të efekteve pozitive që i sjellin trupit.

Erida Haxhiaj është një instruktore yoge në Tiranë, e cila prej 5 vitesh i është dedikuar këtyre praktikave të cilësuara ndryshe si ushtrime në anti-gravitet.

Për emisionin “Një nga ne” në “Report Tv”, Erida tregon si nisi rrugëtimi i saj drejt yogës.

“Yogën e kam filluar kur kam qenë 17 vjeç. Me ardhjen time në Tiranë, faktikisht kanë qenë hapat e parë. Praktikisht ka nisur një rrugëtim i ngadaltë në fillim pasi ishte vetëm meditimi, një sugjerim nga një mikeshë, e cila ma rekomandoi sepse të rregullonte frymëmarrjet.

 Ideja e trapezit ose yoga trapez është më e rëndësishme nga të gjitha për mua dhe ka një arsye shumë të fortë: lidhja me fizioterapinë. Ne mund të trajtojmë tërheqjet e vertebrave, problematikat, shtypjet e saj, ose psh. hernien diskale. Këto ushtrime bëhen në anti-gravitet, në tërheqje me kokën poshtë. Kjo është një nga funksionet më të mira që mund t’i bëjmë trupit, ta lëshojmë atë. Lëvizja është jeta jonë”.

Sipas saj duhet të lexojmë trupin tonë me yogën dhe pastaj në trapez lexojmë problematikat e fuqisë fizike. Një ditë e zakonshme e Eridës është e mbushur me angazhime. Gjumin e mëngjesit ia prish qenushja e saj Biela e cila kërkon ushqim dhe të dalë shëtitje. Pas konsumimit të mëngjesit dhe kohës me qenushen, e presin klasat e yogës të cilat variojnë sipas niveleve të grupeve. Ndiqni emisionin për të kuptuar këto disiplina të reja të cilat aktivizojnë të gjithë muskujt e trupit.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?