Sociale

Aktiviteti sensibilizues për Ditën Ndërkombëtare të viktimave nga trafiku shtrihet në Vlorë, Fier dhe Lezhë

21 Nëntor 2021, 12:36| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 15:01

  • Share

Aktiviteti sensibilizues në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të viktimave nga trafiku rrugor është zhvilluar edhe në Fier. Sipas Drejtuesit të Qarkullimit Rrugor në Fier, Ylli Kondi megjithëse është reduktuar numri i aksidenteve dhe viktimave nga aksidentet në Fier, përsëri shifrat janë të larta megjithëse nga policia janë vendosur masa deri në arrest me burg dhe pezullim të lejes së drejtimit.

Report Tv mëson se brenda këtij viti vetëm në Fier janë arrestuar afro 300 drejtues mjetesh që kanë qenë potencial për rrezikun e ndodhjes e aksidenteve duke u kapur me shkelje te renda si përdorim te pijeve alkoolike dhe deri tek shpejtësia mbi normat e lejuara.

"Sot në Ditën Ndërkombëtar të viktimave nga aksidentet rrugore, Drejtoria e Policisë Rrugore Fier kanë improvizuar një aksident rrugor me qëllimin e sensibilizimit e të gjithë përdoruesve të rrugës për parandalimin e aksidenteve rrugore. Qarku i fierit është nyjë lëvizëse për jugun e vendit, kështu që fluksi i madh i mjeteve bën edhe precedentë për aksidente nga moszbatimi rregullave nga drejtuesit e mjeteve. Aksidentet rrugore kanë ndodhur dhe vazhdojnë që të jenë problematikë në jetën e njerëzve. Pikërisht ky është mesazhi që duhet të përçojmë që opinioni publik të jetë i sensibilizuar në marrëdhënien për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Këtë vit ne kemi 5 viktima më pak se viti i kaluar", tha Kondi.

I njëjti aktivitet u mabjt edhe në Lungomare të Vlorës, ku shefi i Policisë rrugore të Trafikut Urban dhe Interurban, Rustem Plaka iu bëri apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor . 

"Sot është dita botërore ë përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor. Në lidhje me këtë ne kemi improvizuar një aksident me një automjet dhe një çiklist, ku ka mbetur i dëmtuar çiklisti. ne kemi një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë sa më shumë rregullat e trafikut rrugor  për të shpëtuar jetë njerëzish", u shpreh Plaka.

Ndërkohë, në kuadër të këtij aktiviteti shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Altin Mena thotë se duhet bashkëpunimi i të gjitha institucioneve dhe sensibilizimi i shoqërisë për të parandaluar aksidentet rrugore që po marrin jetë njerëzish.

"Iu bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë normat e sjelljes së qarkullimit rrugor. I bëjmë thirrje që të mos përdorin pije alkoolike dhe të drejtojnë mjetin pas përdorimit të pijeve, të vendosin rripin e sigurimit, të mos shpejtojnë për të arritur sa më shpejt sepse do arrijnë tek rreziku jo në destinacionin e tyre", tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Aktivitet sensibilizues në Ditën Botërore të viktimave nga Trafiku Rrugor në disa qytete të vendit, Policia apel shoferëve dhe këmbësorëve: Respektoni rregullat


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?