Adriatik Llalla i shpëton vetingut, Kolegji i Apelimit: 15 vite jashtë drejtësisë

11 Qershor 2018, 08:18| Përditesimi: 11 Qershor 2018, 15:55

  • Share

TIRANE-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet Vettingut. Kolegji vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish Prokurorin e Përgjithshëm, ndërsa nuk ka të drejtë që emërohet në sistemimin e drejtësisë për 15 vite. 

Pesë gjyqtarët e kryesuar nga Sokol Çomo, relator Luan Daci, anëtarë Albana Shtylla, Artan Hajdari dhe ish kryeprokurorja Ina Rama me shumicë, vendosën; 5 kundra kërkesës së Komisionerit Publik dhe 5 pro kërkesës së Llallës duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 16 shkurt 2018 për ndërprerjen e Vettingut.

Janë përmbushur elementët deklarativë të dorëheqjes nga detyra, pasi është zbatuar një prej rrugëve procedurale të legjislacionit në fuqi. Kolegji çmon se vendimmarrja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë e drejtë dhe duhet konfirmuar. Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash vendosi: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror, inspektor apo anëtar të KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit


(Mbledhja e sotme e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit)


Kështu Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkoi që ish-prokurori i Përgjithshëm të mos përjashtohej nga Vettingu, por t'i nënshtrohej atij njësoj si e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë.

Kërkesa e Komisionerit Publik erdhi pas vendimit të KPK të cilët ndërprenë Vettingun e Llallës, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mundësia për të marrë një pozicion tjetër në sistemin e drejtësisë.

Llalla e dorëzoi dorëheqjen te Presidenti, por Florian Ballhysa deklaroi se megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës. Por sot Kolegji i Apelimit e ka rrëzuar kërkesën.

Vendimi i KPA-s për mosrihapjen e procesit të vettingut të ndërprerë me dorëheqje nga subjektet pritet të jetë i zbatueshëm edhe për rastet e tjera ku në total janë mbi 12 subjekte, përfshirë prokurorë e gjyqtarë të dorëhequr duke ndalur Vettingun. 

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, duke e akuzuar këtë të fundit si person që kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier për një kompani nafte. Nga ana tjetër Lu e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

Ndërkohë që Llalla po hetohet nga Krimet e Rënda për disa vepra penale; “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjermani: 11/06/2018 17:20

    Ipa fuqeshem edhe donald lu ishalla po ethote naj fjale sonte

    Përgjigju
  • zzzzzz...............z: 11/06/2018 17:14

    "O SHQIPERI TE KAM DHJ****E SE STE MORA VESH NJI HERE ".....!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Vali: 11/06/2018 16:31

    Shtet shum i keq jemi as nuk dobehemi kurr shtet normal ishte normal qe kshu do ndodhte legena

    Përgjigju
  • Ska drejtesi: 11/06/2018 16:25

    Kurre ska per te patur drejtesi ne kete vend burdello.

    Përgjigju
  • peoples: 11/06/2018 16:19

    UU dhj****a mu ne reforme

    Përgjigju
  • Tirona: 11/06/2018 16:12

    E tmershme vodhi sa deshi katunari nga Gramshi dhe tu gezoj pa i hyr gje ne kemb.Ne per nji fatur dritash na fusin ne burg turp i madh ilace ju befshin o Zot i madh.

    Përgjigju
  • agim: 11/06/2018 15:51

    Perfundimisht bindem se nuk ka reforme ne drejtsi,pavarsisht se shpresa sskam pase sot u vertetua plotsisht. Vetem nje lufte me arme munde te ribeje ate vende.

    Përgjigju
  • Fredi: 11/06/2018 15:44

    Ke genjeu mendja nga juve se do e dorezonte Llallen tek drejtesia Rama? Llalla katundari ka ngrene dhe majtas dhe djathtas. Doni nje shembull konkret dhe te padiskutueshem? Drejtoresha e Projektit te Check Up per shendetin prej 100 milion eurosh dhe qe u fitua nga e famshmja Vilma Nushi, ishte as me pak dhe as me shume s gruaja e Adriatik Llalles. Hetimet per kete mega afere nuk u hapen kurre. E djathta qe " pergjerohet" per drejtesi nuk foli kurre per kete fakt. Kuptojeni o njetez qe fijet e merimanges se korupsionit i kane mbeshtjelle te gjithe politikanet si majtas ashtu dhe djathtas. Vetingu nuk eshte shprehje gjeometrike si shprehet dikush ketu hahaha por shprehje gjeografike, keshtu si u shpreh Bismarku per shqiperine dikur.

    Përgjigju
  • Ilo: 11/06/2018 15:35

    Te befsha vetingun dhe reformen ne drejtesi ,vetem drejtesi nuk do kete ketu merr fund pacavurja e Lu ,dolen fjalet e Spartak Ngjelese sot Rama Berisha ,Meta i bene puc reformes ne drejtesi

    Përgjigju
  • blenard: 11/06/2018 15:26

    te kam dhj*** mu ne reformen ne drejtesi helem ato para e ato gjer qe ke bere e ekan renduar mbi popuu zoti te pafte se per ligje qenkeni te forte

    Përgjigju
  • albanistani: 11/06/2018 15:25

    sepse mbas ij fshihen berisha , meta e gjithe hajdutet e shqiperise e popullit te shkret. Vzhdon shtypja por kete rradhe me embelsi

    Përgjigju
  • Hysni Kapo: 11/06/2018 15:15

    Qetesohuni, perjashtimi nga Vettingu nuk i jep imunitet perballe drejtesise.

    Përgjigju
  • Drejtesia e qelbur Shqipëtare: 11/06/2018 14:59

    Fitoi motra dhe gruaja e avokatit. Shqiperia ska per tu berë kuren e kures..

    Përgjigju
  • Drejtesia vdiq: 11/06/2018 14:37

    Me kete vendim, drejtesia ka vdekur pergjithmon.

    Përgjigju
  • Kuq e zi: 11/06/2018 14:16

    Pse duhet veting per llallen ? Ai eshte i penduar i drejtesise jo me kot e kane fshehur Pra te bashkepunosh me drejtesine dmth qe je kriminel dhe fajtor perbdryshe ske pse pendohesh per te lehtesuar denimin Pra me keq se vetingu ku gjykohesh si i korruptuar

    Përgjigju
  • Albani: 11/06/2018 14:15

    Nese dikush mshhihet nga drejtesia atehere vetvetiu tregon se ky njeri -nje ish prokuror shqiptare me emrin Adriatik Llalla s ben te kalon vetingun por ne Shqiperine E Rames duhet te jesh i korruptuar per te kaluar vetingun

    Përgjigju
  • minushe: 11/06/2018 13:59

    dmth me nje doreheqje fle I qete...VETING qenka:(

    Përgjigju
  • Sorge: 11/06/2018 13:27

    Atehere une nuk besoj se VITINGU do zbatohet edhe per politikanet Vitingu eshte shprehje gjeometrike pa vlere.

    Përgjigju
  • ilir: 11/06/2018 13:20

    po cfar pyetje eshte kjo:A do i nenshtrohet vetingut ky injoranti apo jo?SIGURISHT QE PO.se per ndryshe i bie qe te gjith ata qe jan marr ne kete pun kan lozur filma deri tani. KY DO TE BEHET SHEMBULLI I DENIMIT,,e mbani mend ,se eshte nji nga arsyet qe esht katandisur ashtu ai vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?