Doktor Leidon Shapo: Ja si ndikon ulja e temperaturave në sëmundshmërinë e popullatës

1 Dhjetor, 10:58| Përditesimi: 1 Dhjetor, 12:09

  • Share

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishte doktor Leidon Shapo i cili foli për rrezikun e sëmundjeve nga ulja e temperaturave.

”Moti i ftohtë është një sfidë më vetë për shëndetin e popullatës sepse është vënë re që temperaturat e ulta rrisin mundësinë e atakeve në zemër, të hemoragjive celebrale, të rritjes së presionit arterial, sidomos në moshat mbi 65 vjeç”, tha mjeku në fillim të bisedës, duke mos përjashtuar ata që kanë mbipeshë trupore apo sëmundje shoqëruese.

Kategoritë e riskut janë dhe nënat shtatzënë apo fëmijët nën një vjeç.Por kush janë arsyet komplekse?

Së pari nis me cilësinë e banesave, pra me izolimin termik. Problem tjetër janë dhe sëmundjet infektive që krijojnë probleme pikërisht në këtë kohë.

Doktori tha se nuk është e rekomandueshme që në këtë periudhë të qëndrojmë në ambiente të mbyllura të pa ajrosura pasi mund të ketë viroza që mund të merren, sikurse rekomandohet mbajtja e një maske mbrojtëse.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?