Doli në përgjimet e ‘Sky’, SPAK nis hetim pasuror për Elvana Gjatën, Ervin Matën e anëtarët të grupit kriminal! Në 'sitë' edhe pronat e rrethit të afërt familjar

24 Nëntor 2023, 15:17| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 19:27

  • Share

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren e njohur Elvana Gjata e cila doli në përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyECC” që çoi në goditjen e grupit të strukturuar kriminal, mes tyre ish i fejuari i saj Ervin Mata, Erzen Breçani, djali i tij Eralbi Breçani dhe zyrtarë e ish zyrtarë policie.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetim ndaj Elvana Gjatës, pasi është përmendur disa herë në përgjime si "transferuese" e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin.

Në përgjimet mes Ervin Matës, dhe Erzen Breçanit dhe djalit të tij Eralbit, flitet për transferimin e shumave deri në 500 mijë euro, nga llogaria e Elvanës. Konkretisht, në faqen 83 të dosjes, citohet një bisedë e Erzen Breçanit me djalin e tij Eralbin.

Burime nga SPAK, bënë të ditur për “Report TV” se nën hetim janë edhe pasuritë e familjarëve të Ervin Matës dhe 10 personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal. Ky hetim përfshin edhe verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë në emër të tyre 11 të akuzuarit dhe familjarët e tyre.

Përgjimi ku del emri i këngëtares Gjata

Erzen Breçani: Cfarë po bëni, si është Ervini (Mata), më tha po ti dërgoj nga llogaria e Elvanës 500 mij euro borxh... E maroj punët sa ti kalosh këto halle...I thash jo në asnjë mënyrë.

Emri i Elvana Gjatës, del sërish në faqen 84 të dosjes së SPAK, nga një tjetër bisedë e Erzen Breçanit e zhvilluar më datë 21 gusht 2020.

Erzen Breçani: "...Po nuk kam thënë gjë, vetë më pyti atëherë kur ti ishe këtu... E më tha sa të ka sjellë Abi...I thashë kaq rreth 350... Më tha do i them Elvanës të ti kalojë...I thash jo jo... Ai më pyeti sa ka sjell Abi unë nuk i thashë asgjë vetëm siç është ka sjellë kto ka me sjellë shoku vet edhe kaq dhe un i mbylli punët por po pres ai tha ti jap unë 500 i them Elvanës un i thashë jo jo..!

Nga biseda e zhvilluar, sipas SPAK, krijohen dyshime se Eralbi Breçani ka dërguar një shumë prej 350 mijë euro tek Erzen Breçani më parë. Burimet nga hetimi, thanë se krahas provave që po mblidhen për veprat penale të kryera nga anëtarët e grupit Erzen Breëani, Eralbi Breëani, Ervin Mata, Bujar Gërmizi, Dedan Gjoni, Besmir Murati, Jonida Babameto, Ismail Zeneli, Bajram Grabova, Artan Sulejmani dhe Albert Prenga, janë kërkuar të dhëna nga bankat, qendra kombëtare e biznesit, kadastra dhe institucione të tjera për pasuritë dhe bizneset që ata kanë në zotërim. Bazuar në informacionet e mbledhura edhe nga databazat ku SPAK ka akses direkt, hetuesit do të kërkojnë burimin e secilës prej këtyre pasurive dhe nëse ato kanë lidhje me të ardhurat kriminale me qëllim sekuestrimin e tyre. Erzen Breçani në disa biseda me djalin e tij flet për shuma që transferoheshin në biznesin e tij të histrodentraleve për pagesën e shpenzimeve për ndërtim apo edhe për rrogat e punëtorëve.    

Të arrestuarmë 20 nentor 2023

1-Erzen Breçani, ish-zv/drejtori i Sigurisë në Policinë e Tiranës
2-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
3-Bujar Ajezi (Gërmizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës
4 Besmir Murati

Masë 'detyrim paraqitjeje'
5-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri) 
6- Ismail Zeneli
7-Ervin Mata - biznesmen 
8-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
9-Bajram Grabova 
10-Artan Sulejmani
11-Albert Prenga

Akuzat e SPAK
-Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje
-Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit
-Prodhimi dhe shitja e narkotikeve, Trafikimi i narkotikëve
-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
-Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Ora 19:26
FOTO/ Nën hetim pasuror nga SPAK, Elvana Gjata ‘e merr lehtë’, lajmëron koncertin e radhës

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren e njohur Elvana Gjata e cila doli në përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyECC” që çoi në goditjen e grupit të strukturuar kriminal, mes tyre ish i fejuari i saj Ervin Mata, Erzen Breçani e djali i tij Eralbi Breçani.

Në përgjime ajo është përmendur si "transferuese" e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin. Bëhet fjalë për një shumë rreth 500 mijë euro, por nuk dihet nëse transferta është realizuar apo jo përmes llogarisë së Elvanës.

Pas këtij lajmi, këngëtarja ka bërë ‘reagimin e parë’, ku po vazhdon axhendën e saj dhe ka publikuar që sonte do të jetë në një koncert në Gjermani.

 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 25/11/2023 09:14

    Mos Elvana. Si do jetojme pa koncertet e tua....,????????

    Përgjigju
  • Emigrant: 25/11/2023 07:42

    Kjo cuca do na bej ndonje koncert madheshtor Ku do shihen te gjitha hiret e saj nga shalet deri tek byth e cica Dhe me paret qe do fitoj do paguaj brecanin per ndertimin e hidrocentralit

    Përgjigju
  • Fado: 25/11/2023 06:34

    Unë mendoj që të rijt ta braktisin këtë koncert të kësaj plehre.

    Përgjigju
  • silvan: 24/11/2023 21:15

    kjo dhe te tjerat kane lidhje me muziken sa ka skenderbeu me internetin .....

    Përgjigju
    • Or tej: 24/11/2023 23:56

      Skenderbeu ka me shanse te kete perdore internet sesa kjo te jete muzikante or teeeejjjjj

  • Nertil: 24/11/2023 17:50

    E zune hakat e florit investoi 15 vjet muzike qe te behej ajo qe eshte fal tij perfundoj me kriminel

    Përgjigju
  • poli: 24/11/2023 17:33

    kengetar pa integritet,,,bashkohen me trafikante kokaine...megjithese ldrogat po legalizohen vitet e fundit...

    Përgjigju
  • Idi: 24/11/2023 16:17

    Eeee..bolja..turp te kete. Na beri dhe koncert te stadiumi..dihet sponsori bashkia dhe boli.. Hajde bole hajde...ne burg perfundoke fytyre e i kendon dhe flammurit..

    Përgjigju
  • sapa: 24/11/2023 16:16

    PO qe do... githe te tjerave?

    Përgjigju
  • Artur: 24/11/2023 15:50

    Ja të shohim sa do e justifikojë pasurinë Elvana. Të këndojë prapë Lejla-Lejla.

    Përgjigju
    • Artur: 24/11/2023 23:12

      Ja presim e do shohim! Po ka bërë ndonjë transaksion për ndonjërin ka për ta ngrënë kokën e qilloit. Do bëhet vip burgu ose do këndoj nga arratia.

    • Hergi: 24/11/2023 18:25

      Elvana te hetohet per producentin zezak qe e solli nga Amerika me avion privat familjarisht dhe koncertet qe bente neper Kosove me orkeser 50 instrumentiste,qe vetem pagesa e tyre 1000 euro sejcili,plus,hotele e ngrenie????

    • Elvana: 24/11/2023 16:26

      Se shef ti ca ben Elvana. I ka lene me kohe deluzionet e te qenurit zonje aristokrate. Ka gati dy vjet qe del e kercen me tanga neper klube.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?