Politikë

Rama në bashkitë Fier e Durrës: Vazhdojmë vetëpastrimin! Rasti i Thethit? I kërkojmë KLP hetim për Prokurorinë e Shkodrës

8 Korrik, 14:47| Përditesimi: 8 Korrik, 19:12

  • Share

Të njëjtin vetëpastrim si dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama e kërkon edhe në Fier e në Durrës, aty ku sot zhvilloi takimet e radhës. Ky vetëpastrim, kryeministri thotë se është i domosdoshëm për të sjellë transformimin dhe për këtë duhen sy të freskët dhe jo drejtorë që kanë mbajtur postet për vite me radhë. 

“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëlehtësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm. Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete dhe cilësia e jetës në qytet varet patjetër nga cilësia e hapësirave të përbashkëta. Janë ata mbështetës që duan te ecin lirisht në këmbë, që duan të shërbehen me cilësi e dinjitet, me pastërti”, tha Rama.

Në një komunikim të radhës në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se Vlora, Durrësi, Fieri, Shkodra e Tirana janë qytete që kanë marrë hov të madh dhe ka ardhur koha q ëtë përballen me sfida të reja.

Për qytetin bregdetar të Vlorës, Rama shprehet se është e papranueshme se si mund të ketë probleme me furnizimin me ujë, duke theksuar se kjo çështje do të marrë zgjidhje sapo të ndryshojë ‘koka e punës’.

“Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlora, do ta bëjmë në Tiranë, në Fier, në Durrës, Shkodër, sepse këto qytete kanë marrë një hov të madh, do përballen me sfida të reja. Është e papranueshme që Vlora të vuajë për furnizim të rregullt me ujë, aty ku furnizimi me ujë nuk pengohet nga mungesa, por nga paaftësia dhe paturpësia. Menjëherë problemi të zgjidhet sapo ndryshon koka e punës. Është koha për riorganizim të të gjithë komponentëve të punës. Kjo do të vlejë dhe do krijojë vlerë të shtuar, në gjithë periudhën në vijim, kemi shumë projekte të rëndësishme. Në Durrës kemi zhvillime të rëndësishme, me projekte të mëdha në infrastrukturë e truizëm, në Vlorë e Fier po ashtu, në Shkodër po ashtu, Tirana nuk diskutohet”, tha Rama.

Rama u ndal sërish në rastin e Thethit, ku u prishën 10 kabina pa leje, ndërsa paralajmëroi se Ministria e Drejtësisë do të kërkojë hetim nga KLP për të gjithë Prokurorinë e Shkodrës, pasi prokurorja Elsa Gjeli nuk hetim pwr rastin edhe pse iu referuan materialet nga Policia e Shtetit.

Ora 14:17
Prishja e kabinave në Theth/ Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës! Arsyetime pa logjikë, lanë në baltë strukturat e shtetit

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentet që të kërkojë në KLP hetim për prokuroren Elsa Gjeli, por edhe për të gjithë Prokurorinë e Shkodrës.

Rama thotë se Prokuroria e Shkodrës mori në mbrojtje Gjelin, e cila sipas tij la në baltë strukturat e shtetit dhe nuk nisi hetim edhe pse u referuan materialet.

“Është shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth, ku strukturat e shtetit që kanë vepruar janë lënë në baltë nga një prokurore dhe Prokuroria e merr edhe në mbrojtje. Këta njerëz në shkollë bëjnë edhe një lëndë që quhet logjikë, në arsyetimet e tyre vetëm logjikë nuk ka. Ajo mungesë logjike në një organ themelor të zbatimit të ligjit, përkthehet në dëme shumë të mëdha për komunitetin, individët, për pasurinë tonë të përbashkët, për imazhin e vendit. Çfarë imazhi është ky në sytë e atyre qindra turistëve që dje edhe sot në Theth shikojnë fadromat, që shkojnë atje për të pastruar plagën e hapur nga një individ totalisht i papërgjegjshëm, që ka kryer krim të shumëfishtë atje dhe që ende tani që flasim nuk dihet kush është sepse prokurorja Gjeli, e ka lënë të lirë duke mos vendosur mosfillimin e çështjes, dmth ka vendosur të mos bëjë asnjë hetim”, tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tiku: 08/07/2025 17:15

    Ja u zgjidh Ata te Vlores te shkojne ne Fier. Ata te Fierit te vene ne Vlore, e u be rotacioni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?