Një fenomen i rrallë, si të ishte gjashtë muaj ditë e gjashtë muaj natë, po vihet re këto ditë mes nesh. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ndërkohë që Dosja e SPAK me fakte dhe akuza ndaj familjes së Sali Berishës është shpërndarë në media, vetëm pak media po e publikojnë atë duke lënë një fushë të gjerë ekskluziviteti vërtetë për pak gazetarë. Por e pabesueshmja është një gjë akoma më e madhe: Në një konferencë për shtyp sot, përballë disa gazetarëve, ku Sali Berisha foli dhe sulmoi si Spak dhe gazetarët që flasin për Dosjen e tij, asnjë gazetar i pranishëm (shumica të rinj) nuk i bëri një pyetje rreth Dosjes.
Të gjithë të pranishmit ndryshuan temë duke dhënë të kuptojnë se e kishin kuptuar fare mirë mesazhin intimidues të liderit të Partisë Demokratike në arrest shtëpiak për Dosjen e tij. Dhe siç ndodh përherë kur Sali Berisha kërcënon, asnjë shoqatë e gazetarëve nuk reagon. Hesht. Pranon. Dridhet.
Sinjalet ishin dhënë nga analistët e Sali Brerishës dhe mediat e tij që ditë më parë. Të gjithë, njerëz që shajnë, ofendojnë, nuk dinë se ç’janë faktet e ç’është etika, papritur mbyllën gojën, sytë e veshët, sikur Dosja 500 faqëshe nuk ekziston. Të gjithë, siç kërkoi Berisha sot: Para se të flasin, të shkruajnë, apo të guxojnë të përmendin Dosjen me gjithë çka brenda, më parë mund t’i shkruajnë e t’i kërkojnë leje Berishës ose familjes së tij. Të gjithë gazetarët, me përjashtim të Bolinos, apo të atyre si Bolino që Berisha nuk i ka në kontroll. Dhe këta gazetarë jashtë kontrollit të tij duket të jenë vërtetë tepër pak.
Në Shqipërinë e 2024, ashtu si në Shqipërinë e 1997, si në Shqipërinë e 1998, në Shqipërinë e 2008, në Shqipërinë e 2011 e me radhë... Sali Berisha ende guxon!
Kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Berisha guxon te kercenoje, sepse Drejtesia e Re demokratike ne Shqiperi eshte akoma ne pelena.
PërgjigjuPo ku jeni more gazetar te famshem Po te Ishte Edi do kishit dale menjeher po per kriminel Salen pse nuk ngriheni kjo eshte e kuptushme se keni frik nga Salushi ndersa me Edin flini te qete Ju kujtohet me Majkon gazetaret i futen mikrofonin ne goje dhe ai pak i shtyu dhe dolen me njehere qe shtyu nje shtatezane qe nuk ishte e vertete Po ku eshte kjo fytyr sholla Vokshi e ajo Tarabaku te flasin por nuk ja mban nga salaKur jane kaq te dhimshe per gazetaret te flasin
Përgjigju