Fatime Kryemadhi dhe Monika Kryemadhi

Dosja Ilir Meta/ Fatime Kryemadhi përdori vdekjen e burrit për të justifikuar pasuritë: Më hodhën 100 milionë lekë

23 Tetor, 19:23| Përditesimi: 23 Tetor, 20:23

  • Share

Vjehrra e Ilir Metës, Fatime Kryemadhi ka përdorur edhe vdekjen e bashkëshortit të saj, për të justifikuar paratë për blerjen e një apartamenti në ish Bllok.

"Nga të ardhurat e qirasë dhe nga të ardhurat nga puna e saj, Fatimja kishte blerë edhe një apartament 1+1 në vendin e quajtur Dolce Vita në Durrës. Këtë apartament më vonë e kishte shitur, por nuk mbante mend as çmimin e blerjes dhe as atë të shitjes. Në lidhje me apartamentet që ajo kishte blerë nga kompania Bjorn shpk, Fatimja deklaron se i kishte blerë këto apartamente me paratë që njerëzit i kishin hedhur për ngushëllim kur i vdiq bashkëshorti.

Fatime Kryemadhi deklaron nuk mbante mend se sa lekë i kishte blerë apartamentet por mbante mend se likujdimin e kishte bërë nëpërmjet bankës.

Fatime Kryemadhi deklaron se nga paratë që njerzit i kishin dhënë për ngushëllim ishin mbledhur rreth 100 milionë lekë të vjetra, dhe apartamentet që bleu me këto të ardhura i shkëmbeu më vonë me apartamentin ku banonte Lefteri Haxhiu, te pallati i Fratarit në ish- Bllok, ku jetonte me Monikën.


'Në lidhje me apartamentet që ajo kishte blerë nga kompania Bjorn shpk, Fatimja deklaron se i kishte blerë këto apartamente me paratë që njerëzit i kishin hedhur për ngushëllim kur i vdiq bashkëshorti. Fatime Kryemadhi deklaron nuk mbante mend se sa lekë i kishte blerë apartamentet por mbante mend se likujdimin e kishte bërë nëpërmjet bankës. Fatime Kryemadhi deklaron se nga paratë që njerzit i kishin dhënë për ngushëllim ishin mbledhur rreth 100 milionë lekë të vjetra, dhe apartamentet që bleu me këto të ardhura i shkëmbeu më vonë me apartamentin ku banonte Lefteri Haxhiu, te pallati i Fratarit në ish bllok, ku jetonte me Monikën. E pyetur se çfarë toke i kishte shitur shtetasit Gentjan Sula, për vlerën 246.000 USD, fakt ky i deklaruar në bankën ku kishte depozituar paratë, Fatime Kryemadhi deklaroi se ajo nuk e kujtonte këtë veprim bankar dhe nuk mund të thoshte asnjë gjë lidhur me të. E pyetur për origjinën e parave që kishte depozituar në bankën C... në datën 8 Mars 2010, përkatësisht 240.000 Euro dhe 8.500.000 Lekë, Fatime Kryemadhi deklaroi se ato para i kishte marrë borxh nga njezit e saj të afërt dhe konkretisht nga Bujare Ahmetaj që jetone në Strugë, Sadete Lami që ishte nusja e nipit të saj dhe punonte farmaciste dhe prej djalit, Drinit. Fatimja shtoi se Drinit i kishte marrë 160 milionë lekë borxh, ndërsa nuk mbante mend se sa para i kishte marrë Bujares dhe Sadetes. Paratë e sipër përmendura, Fatimja deklaroi se i duheshin për të blerë hyrjen ku ajo, Monika dhe Iliri jetonin me qira'

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 24/10/2024 14:45

    PO RRASINI BRENDA NE BIRUCE KETO HAJDUTE TE PASKRUPULLTA

    Përgjigju
  • meli: 24/10/2024 01:23

    kurse 100 milion te tjera i ka fituar ne baste sporti....pika ne koke....

    Përgjigju
  • ilo: 24/10/2024 01:17

    KANE HYRE KAQ THELLE NE KORRUPSION,,SAQE NUK MBAJNE MEND,,,AS SA PARA KANE HYRE E SA KANE DALE....PER HUNDESH DO JU DALIN VJEDHJET....TE GJITHEVE...NJE NGA NJE TE TERE DO HYNI NE ATE VERE THA NGJELA....

    Përgjigju
    • Mika: 25/10/2024 13:38

      Gjynah Tana t'mirat i kushin. Me ju prish rahatinë. Gjynah

  • Gjergj: 23/10/2024 21:07

    Nuk njohin as cipè, as dinjitet dhe as moral. Edhe vdekjen, e pèrdorin pèr tè justifikuar hajdutllèqet. Si e èma, si e bija, hapin gojèn dhe gjithçka del tè dègjosh, èshtè vetèm PLEH. Kètyre, nuk u thua dot as mafiozè sepse ofendon mafiozèt. Ata, kanè kodin e tyre tè sjelljes deri nè fund kur i merr vdekja por kèta tè kujtojnè ato fshesaxhijet e komunitetit rom qè fshinin natèn rrugèt e kryeqytetit dhe zhurmonin rrugèt me bisedat e tyre. Burrit tim i merr ti kètè apo i ha atè. Ama, rrugèt ishin tè pastruara xixè tè nesèrmen. Po kèta, çfarè dobie kanè pèrveç,,,,,I MORSH TÈ LIGAT BURRIT TIM SE UNÈ E DU EDHE PSE JOM NDA.

    Përgjigju
    • Mondi: 23/10/2024 23:46

      E ke qéndis hahahahahahahahahahaha

  • Ceni: 23/10/2024 20:31

    Hahahahaha perralla me mbret. Zot na rujt deri ku shkon pacipesia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?