Kronikë
Ekonomi

Drafti i Kodit të ri Penal, krimet kundër financave të BE, dënime më të ashpra! Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

1 Gusht, 15:53| Përditesimi: 1 Gusht, 16:22

  • Share

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë për herë të parë pjesë të Kodit Penal, dispozita të veçanta që ndëshkojnë abuzimet me fondet e BE-së.

Në nenin 610 të Kodit të ri Penal të hedhur për konsultim parashikohen një sërë veprash penale do të dënohen deri me 12 vite burg.

Veprat penale të parashikuar në këtë nen kanë të bëjnë me paraqitjen e dokumenteve të rreme me synim shpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian ose keqpërdorimi i këtyre parave për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat ato janë dhënë fillimisht.

Po ashtu do të konsiderohet vepër penale shpenzimet e lidhura me prokurimet kur kryhen me qëllim të përfitimit të paligjshëm për autorin ose një tjetër duke shkaktuar humbje për interesat financiare të Unionit. Po ashtu vepër që do të ndëshkohet me burg është edhe paraqitja e deklaratave ose dokumenteve të rreme, të pasakta ose jo të plota në lidhje me TVSH-në, që ka si efekt pakësimin e burimeve të buxhetit të BE.

“Nëse evazioni serioz kryhet ne çdonjërën nga format e parashikuara në këtë dispozite duke përdorur një shtet tjetër për të fshehur tatimin, qe sjell si efekt cenimin e financave te BE, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet”, thuhet në nenin 610.

Për çdo vepër penale do të shtohet dënimi me një të tretën në rastet kur bëhen kundër financave të Bashkimit Evropian, krahasuar me të njëjtën tipologji krimi brenda vendit. Pra dënimi më i ulët për abuzuesit me fondet e BE-së do të jetë 4 vjet dhe më i larti 12 vjet.

Ashpërsimi i ndëshkimeve për këto vepra penale, ishte i pritshëm pasi Shqipërisë i janë bllokuar nga Komisioni Evropian fondet për bujqësinë për shkak të abuzimeve me IPARD II, si dhe ka pasur probleme edhe me fondet IPA. Me fondet e IPARD, u konstatua nga OLAF se ishin bërë shpenzime të papërshtatshme dhe nuk ishin respektuar kushtet e kontratës, ndërsa me ato të IPA-s ka pasur shpenzime të papranueshme dhe konflikte interesi.

Neni 610 i draftit të Kodit të ri Penal

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 01/08/2025 17:54

    Po ato qe kane abuzuar deri tani, si puna e Frides?

    Përgjigju
    • lushka: 01/08/2025 23:11

      Hahaahah denime per fondet e BE... Hahahaha kujt I plasi mi non. Mua edhe burrit tim sdo ti prekim kurre ato fondet se po I bojm me pranim krimi 1/3 ulet me dal te paster akullore me 8 vjet Jo falje gjona 6 vjet burg me dal me 2 PO 3 MILION EURO QE SOT HAJDENI NA I JEPNI FONDET...PO KUSH I JEP... SA PER FRIDEN NUK I MORI FRIDA O NJEREZ FRIDA SDI ME FOL JO ME MARR FONDE... Kushedi kush shenjton del pas saj...

  • zela: 01/08/2025 17:27

    DENO VETEN TENDE EDI RAMA PER INCENERATORIN.. DHE FRIDA KRIFCEN PER VJEDHJEN E FONDEVE TE IPARDIT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?