TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë mbështet propozimin e Partisë Socialiste për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Antikorrupsion. Në një reagim dhënë për Report Tv dhe Shqiptarja.com, zyra e shtypit, thotë se ambasada është krah çdo nisme që synon të çojë para përpjekjet për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe një qeverisje të mirë.
Ambasada e SHBA thotë se pret rezultate nga një proces transparent për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE
“Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike”, thuhet në reagimin e sotëm për Report Tv dhe Shqiptarja.com.
Ndërkohë, ambasada kërkon pjesëmarrjen e të gjitha palëve në këtë proces, ndërsa ishte vetë kryeministri Rama që një ditë më parë i shtriu dorën opozitës për ngritjen e këtij komisioni që synon Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian në vitin 2030.
“Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”, thuhet më tej në reagim.
Reagon opozita
Por ftesa e Ramës nuk është mirëpritur nga një pjesë e opozitës, ku Partia Demokratike thotë se synohet ndërhyrja në Reformën në Drejtësi dhe se nuk do bëhen pjesë e këtij komisioni. Nga ana tjetër, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilësoi si ‘përpjekje të dëshpëruar e Ramës për t'i ikur dështimeve skandaloze në këto 11 vjet”.
Vetëm Gazment Bardhi i Rithemelimit nuk dha një përgjigje konkrete, duke thënë se përgjigjen do e japin në Kuvend, pasi propozimi për ngritjen e komisionit të kalojë në procedurat parlamentare.
PS ka propozuar ngritjen e një Komisionin të Posaçëm Parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Si duket eksperimenti i ca idioteve amerikane vazhdon. Fut e bjer me spiunin e tyre neokomunist Rama. Te shohim.nese do ta riminojne Kurtin ne Kosove tashme qe Maqedonia u doli prej dursh!
PërgjigjuVotojeni këtë rezoleshin. Votoni dhe për sjelljen e punetorëve të huaj se ju duhen për bizneset. Lojën e sherrit se ha kush.
PërgjigjuNjë hall kanë këta politikanë, investimet e tyre dhe bizneset e tyre. Popullin e kanë kundra.