Drejtuesi i prokurorisë së Romës: Krimi i organizuar shkakton dëme ekonomike, ja sesi një person me para të pista dëmton konkurrencën në tregun e lirë

8 Nëntor 2022, 10:58| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 11:46

  • Share

 

Drejtuesi i Prokurorisë së Romës, Francesco Lo Voi tha se prania e kriminalitetit, ishte e dukshme si në Itali edhe në Shqipëri. Ai shtoi se do të vijonte bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, për të çuar para drejtësisë eksponentët e krimit të organizuar.

“Të dhënat që u publikuan mbi numrin e skuadrave hetimore të përbashkëta që po veprojnë e vëerteton këtë fakt të bashkëpunimit të kriminelëve dhe eksponentëve. Është e dukshme prania e ndërsjelltë e kriminalitetit në të dyja vendet, që veprojnë me eksponent të krimit të organizuar italian dhe vendeve të tjera që veprojnë në Itali. Ne duhet të vazhdojmë të ndjekim bashkëpunimin, sigurimin e provave, të dërgojmë në proces kriminelët, italian apo të huaj qofshin. Kam realizuar disa forma bashkëpunimi me kolegët shqiptar, shumë më efikase se sa me kolegë të vendeve të tjera të BE”- u shpreh Lo Voi.

Ndër të tjera, drejtuesi i prokrurorisë së kryeqytetit italian, tha se krimi i organizuar përveç problematikave të shumta, shkaktonte edhe dëme ekonomike. Ai shpjegoi sesi funksiononte pastrimi i parave të pista dhe korrupsioni i astruktruave shtetërore duke marrë shembull blerjen e një hoteli.

“Mafiat e ndryshme dhe kriminaliteti i organizuar provokojnë dëme, që nuk janë vetëm ato të dukshme, vrasje, trafik droge eth, por shkaktojnë dëme edhe shoqërive, provokojnë dëme ekonomike, tregut, konkurrencës së lirë, konkurencës mes biznesmenëve të ndershëm. Nëse pronari i një hoteli vendos ta shes, vlen 100 paraqiten blerës të mundshëm, dhe arrin dikush që ka para të pisët dhe ofron 200. Është e qartë se pronari do ia shesi atij që ofron 200. Kjo prish konkurencën e ndershme, sepse nuk i bën dot konkurencë kësaj mase të madhe parash. Jo vetëm investon para, por investon formë të re gjetjesh parash në formë ligjore. Aktiviteti në dukjë është i ligjshëm. Ai do ta shtojë hotelin, i duhen 20 dhoma të reja. I drejtohet strukturave përkatëse të shtetit, për leje ndërtimi, me shuma parash në dispozicion, mund të bëjë edhe korrupsion, dhe çon në dëme të mëdha të ekonomisë së një vendi. Ky është një aksion që ka nevojë të përfshirjes edhe të qytetarëve përveç organeve të ligjit. Nuk arrihet nëse nuk ka pjesmarrje edhe të qytetarëve, edhe ata që janë të jashtëm nga aktivitetet tona hetimore e gjyqësore”- shpjegoi drejtuesi i prokurorisë së Romës.


Lajmi kryesor:

Konferencë e përbashkët mes antimafias italiane dhe SPAK/ Kraja: Krimi shqiptar tashmë shet drogë edhe në Dubai! Ambasadori italian: Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?