Bota

Dronët rusë 'kërcënojnë' përsëri Poloninë dhe Danimarkën, mbyllet hapësira ajrore në Lublin! Shteti danez ndalon fluturimet e tyre gjatë samitit të BE-së

28 Shtator, 07:37| Përditesimi: 28 Shtator, 18:49

  • Share

Hapësira ajrore pranë Lublinit dhe Rzeszóë-it, Poloni, u mbyll për disa orë për shkak të “aktivitetit të paplanifikuar ushtarak që lidhet me sigurinë shtetërore”, raportoi Flightradar24. Hapësira ajore polake është shkelur përsëri nga dronë të ardhur nga Rusia, menjëherë pas sulmeve masive në raportuara në Kiev gjatë natës.

Polonia ngriti në ajër avionët e saj për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të saj pasi Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës, njoftuan Forcat e Armatosura Polake. Sipas të dhënave të Forcave Ajrore të Ukrainës, që nga ora 03:00 (me orën lokale), i gjithë territori i Ukrainës ishte nën gatishmëri për siguri ajrore.

“Në lidhje me aktivitetin e aviacionit me rreze të gjatë veprimi të Federatës Ruse, i cili po kryen sulme në territorin ukrainas, avionët polakë dhe aleatë kanë filluar të operojnë në hapësirën tonë ajrore”, thuhet në një postim në X nga ushtria polake. Operacionet u përcaktuan si parandaluese, që synonin sigurimin e hapësirës ajrore dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Ndërkohë prezencë dronësh janë lokalizuar dhe pranë zonave ushtarake të Danimarkës gjatë natës. Shteti danez, duke nisur nga nesër, ndalon rreptësishtë fluturimin e dronëve në hapësirën ajrore të shtetit deri ditën e premte në kuadër të zhvillimit të samitit informal të liderëve të Bashkimit Europian.

Tensionet janë përshkallëzuar pas shkeljeve të përsëritura ruse të hapësirës ajrore të vendeve të NATO-s këtë muaj.

Ndërkohë, Estonia ka akuzuar Rusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore me avionë luftarakë, ndërsa një mision i mbrojtjes ajrore i NATO-s u krye së fundmi mbi Poloni, si pjesë e një përgjigjeje aleate ndaj ndërhyrjeve të dronëve rusë në hapësirën ajrore polake.

Avionë luftarakë polakë dhe të NATO-s rrëzuan tre dronë rusë në hapësirën ajrore të Polonisë më 10 shtator.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë në hapësirën e tyre ajrore, ndërsa vetë NATO ka paralajmëruar se do të përdorë "të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake" për të mbrojtur veten pas ndërhyrjeve të fundit ushtarake.

Lajmi në përditësim...

Ora 14:38
Dronë të dyshimtë lokalizohen sërish pranë zonave ushtarake në Danimarkë, qeveria ndalon fluturimin e tyre përgjatë samitit informal të BE-së

Gjatë natës janë parë dronë pranë zonave ushtarake në Danimarkë, raporton faqja e mbrojtjes daneze.

"Mbrojtja konfirmon se gjatë natës janë parë dronë në disa lokalitete ushtarake. Janë vendosur disa burime", thuhet në komunikatë. Televizioni publik danez, DR, ka kontaktuar me mbrojtjen, e cila nuk ka dashur të japë komente të tjera. Edhe një natë më parë u vërejtën dronë pranë zonave ushtarake në Danimarkë.

Ndalim fluturimi për dronët civilë gjatë samitit evropian

Fluturimet e dronëve civilë do të ndalohen në të gjithë Danimarkën duke filluar nga nesër e deri të premten, në përkim me samitin informal të liderëve të Bashkimit Evropian. Këtë e ka njoftuar ministria e Transportit. "Nga e hëna deri të premten do të mbyllim hapësirën ajrore daneze për të gjitha fluturimet civile të dronëve", thuhet në një njoftim. Avistime misterioze të dronëve në të gjithë Danimarkën kanë shkaktuar që nga 22 shtatori mbylljen e disa aeroporteve. Kopenhaga nuk përjashton një përfshirje ruse, akuza që Moska i ka hedhur poshtë./La Repubblica

K.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 28/09/2025 11:33

    Mos shpejtojme me disa lajme pse Ukraina ben cka mos per ta fajesuar Rusine ,por duhet te verfikohen se nga vijne deri me tani Ukraina ka kryer sabotime dhe nuk i pranoj por ne fund doli se ishte Ukraina nuk jan haq dashamire se sa mendon perendimi ,nji sllav mbetet nji sllave.din mire te shesin genjeshtra dhe mashtrime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?