Muzika përtej orës policiore (22:00), gjatë sezonit turistik u ka kushtuar pronarëve të disa prej lokaleve mjaft të frekuentuara gjatë zezonit turistik. Reperi Rigels Rajku i njohur me ermin Noizy është gjobitur dhe është vënë nën hetim pasi ka vijuar muzikën në lokalin e tij në Durrës pas orës policore. E njëjta masë është marrë edhe ndaj një administratori të një lokali tjetër në qytetin bregdetar, Indrit Deti 26 vjeç, i cili po ashtu ka vijuar aktivitetin në lokalin e tij, përtej orës policiore.
Në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, këto lokale janë konstatuar në kundërshtim me masat anticovid. Policia e Durrësit procedoi penalisht për ‘Prishja e qetësisë publike’, reperin 35 vjecar, i cili zotëron një lokal në bregdet dhe administratorin e një lokali në lagjen 13 të Durrësit. Ndaj tyre është vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Aksioni i policisë u shtri edhe në jug. Në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë, 7 administratorë subjektesh janë ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë secili që u kapën duke ushtruar aktivitetin pas orës 24:00. Me gjobë e kanë pësuar edhe 2 administratorë lokalesh në Shëngjin, pasi kanë vijuar muzikën edhe pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Blutë apelojnë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit. Pronarët e lokaleve nuk i shpëtuan as prangave të policisë gjatë aksionit të fundjavës. Në Gjirin e Lalzit u arrestuan dy pronarë për ndërtimin e objekteve pa leje dhe dy u proceduan dy punëtorë që kanë dhënë ndihmë për ndërtimin.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative, administratori një subjekti dhe pronari i një subjekti tjetër.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat "Shqiponja" në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale "Prishja e qetësisë publike" shtetasit:
I. D., 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Një nga lokalet e reperit Noizy
Policia e Lezhës në kuadër të kontrolleve për zbatimin e masave anti-COVID, ka gjobitur 2 administratorë lokalesh në Shëngjin, pasi kanë vijuar muzikën edhe pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Petrit Syla banues në Tiranë dhe Gust Uldedaj banues në Lezhë, janë dy administratorët të cilët morën gjobën prej 1.000.000 lekësh, pas shkeljeve të masave anti-COVID.
Njoftimi i plotë i Policisë:
U konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, ndëshkohen me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Shëngjin Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit P. S., banues në Tiranë dhe G. U.,banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Shtatë administratorë lokalesh janë gjobitur nga Policia në Vlorë e Sarandë, pasi nuk shkelën orarin e përcaktuar për mbylljen.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ata janë gjobitur me nga një milion lekë secili, pasi mbajtën muzikën ndezur pas orës 22:00 dhe po ashtu vazhduan aktivitetin duke mos mbyllur lokalin, edhe pas orës 00:00.
Policia apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Kujtojmë se pak ditë më parë, duke marrë shkas nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri biznesmeni Spiro Iljadhi, pronari i bar 'Orange', kryeministri Edi Rama kërkoi nga Policia që të monitorojë zbatimin e masave anti-COVID nga lokalet, ndërsa tha se "pronarët e bizneseve në jug të vendit, janë bërë tutorët e policëve".