Shtatë administratorë lokalesh janë gjobitur nga Policia në Vlorë e Sarandë, pasi nuk shkelën orarin e përcaktuar për mbylljen.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ata janë gjobitur me nga një milion lekë secili, pasi mbajtën muzikën ndezur pas orës 22:00 dhe po ashtu vazhduan aktivitetin duke mos mbyllur lokalin, edhe pas orës 00:00.
Policia apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Kujtojmë se pak ditë më parë, duke marrë shkas nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri biznesmeni Spiro Iljadhi, pronari i bar 'Orange', kryeministri Edi Rama kërkoi nga Policia që të monitorojë zbatimin e masave anti-COVID nga lokalet, ndërsa tha se "pronarët e bizneseve në jug të vendit, janë bërë tutorët e policëve".
Lajmi kryesor:
Denimet e shkelesve te ligjit nuk behen me opinione por mbeshtetur ne fakte. Ka disa shkalle te gjyqesorit, kur nuk je i bindur se eshte vendosu drejtesia.
Përgjigju