Dy 'Nobel' në letërsi, triumfojnë Olga Tokarczuk dhe Peter Handke

10 Tetor 2019, 13:24| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 17:04

  • Share

Diskutimet e mëdha në botën e kulturës edhe të librave u kurorëzuan sot në Stockholm me dy fitues për çmimin “Nobel” në letërsi: një për 2019-ën dhe një për vitin që lamë pas.

Për vitin 2018 ky çmimi iu dha shkrimtares polake Olga Tokarczuk edhe për vitin 2019 shkrimtarit austriak Peter Handke.

Shkrimtarja polake u vlerësua me motivacionin “për rrëfimin imagjinar që përmes pasionit enciklopedik paraqet kapërcimin e barrierave si një mënyrë jetese”.

Ndërsa shkrimtari austriak u vlerësua me motivacionin “për punën e tij influencuese, ku me gjuhën e tij të pasur ka eksploruar periferinë edhe eksperienca të veçanta njerëzore”.

Shkrimtari austriak P.Handke dhe shkrimtarja polake O.Tokarczuk

Olga Tokarczuk (1962) është shkrimtarja polake më e njohur. Për tre vjet rresht librat e saj kanë qenë më të votuarit edhe më të dashurit nga lexuesit. Ka fituar një sërë çmimesh letrare edhe romanet e saj janë të përkthyer në më shumë se 20 gjuhë.

Peter Handke  (1942) është një nga shkrimtarët më të njohur në botë. Ai është gjithashtu i njohur për tekstet e shkruara për kinemanë edhe teatrin. E nisi karrierën duke tronditur spektaklet e teatrit me “Fyerje në publik”.

Shkrimet e Handke për bombardimet e NATO-s në Jugosllavi kanë qenë kritike ndaj pozitës perëndimore. Ish-presidenti jugosllav Slobodan Milošević asokohe kërkoi që Handke të thirrej si dëshmitar për mbrojtjen para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, por shkrimtari austriak nuk pranoi. Ndërsa, më vonë fjalimi i tij në varrosjen e Slobodan Millosheviçit shkaktoi polemika dhe u përshkruaa gjerësisht si një apolog për nacionalizmin ekstrem të djathtë serb.

Në 2018-ën Nobeli për Letërsinë nuk u dorëzua për shkak të skandaleve seksuale që kishin përfshirë Akademinë suedeze, ngjarje që pasoi me braktisjen e pozicionit si “gjykatës”, të pjesës më të madhe të jurisë.

Mes të favorizuarve kësaj here kanë kryesuar edhe gratë, si kandadezja Anne Carson, romancierja franceze Maryse Condé dhe shkrimtarja kineze Can Xue. Në listën e më të votuarve nuk ka munguar as autori i “Game of Thrones”, G.R.R. Martin, Margaret Atëood, Haruki Murakami, madje edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

Çmimi Nobel në Letërsi, është një vlerësim shumë i lakmuar edhe për vlerën ekonomike që mbart. Fituesi krahas medaljes së arit fiton edhe një cek me afro 900 mijë euro. Por edhe medalja ka një vlerë në vetvete. Biologu amerikan James Ëatson, fitues i çmimit në 1962 për shkak se zbuloi strukturën e Dna-s e shiti medaljen e tij për 4 milionë dollarë.

 Çmimi Nobel për letërsinë për herë të parë i është dhënë shkrimtarit francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa i fundit në vitin në 2017-ën iu dha Kazuo Ishiguro-s. Pas viteve ’90 prozatori Ismail Kadare është nominuar disa herë, por fatkeqësisht ai ende nuk është laureuar me këtë cmim.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergji: 10/10/2019 13:39

    Peter Handke eshte activist I lobit pro-serb ne Austri. Ka shkruar libra ku paraqet serbet si viktima ndaj genocidit te shqiptareve. Ai nuk e meriton cmimin Nobel per Paqe,sepse mbeshtet dhunuesit e paqes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?