Dy vatra zjarri janë regjistruar në orët e pasdites në Vlorë dhe në Selenicë, ndërsa 4 helikopterë po punojnë për shuarjen.
Në qytetin e Vlorës, flakët përfshinë sërish fushën e mbetjeve urbane. Për shkak të erës së fortë, zjarri po përhapet me shpejtësi, duke krijuar re të dendur tymi në qytet. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat.
Banorët së bashku me zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë flakët por terreni është i vështirë.
Ndërkohë, edhe Kruja është përfshirë nga zjarri, ku dy vatra janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve.
Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarreve. Dy helikoptërë kanë shkuar në Lapardha, Bashkia Selenicë, ndërkohë pritet edhe ndërhyrja e një tjetër helikopteri.
Zjarri po përhapet në drejtim të Shashicës, si pasojë e erës, ndërsa janë lajmëruar edhe forcat zjarrëfikse që të jenë në gadishmëri.
Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se flakët janë duke u përhapur duke djegur mbeturinat që janë në këtë fushë.
Dy vatra zjarri në distancë të shkurtër me njëra- tjetrën janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve.
Sipas burimeve zjarret janë të qëllimshëm dhe mendohet që vihen për ti hapur terren guroreve ose ndonje guroreje të re.
Per shuarjen e flakëve janë ingranuar reparti zjarrfikës i rrethit me të gjjtha mjetet dhe personelin që ka në dispozicion.
Dhe pse po punohet zjarri vijon të përhapet i favorizuar nga era duke marr para hektarë të tërë me pisha të reja.
Ajo që e bën shqetesuese situatën është se rreth 1 km nga vatra e zjarrit ndodhet depo e dinamitit nga e cila furnizohen guroret, nese zjarri nuk do lokalizohet e vihet nën kontroll në kohë atëherë situata do agravohet pasi flakët mund ti afrohen depove të dinamitit
Gjatë 24 orëve të fundit Emergjencat Civile raportojnë për 5 vatra zjarri. Aktualisht në të gjithë vendin vetëm 3 prej tyre janë aktive, ndërsa 2 të tjera po mbahen në monitorim.
Situata Parkun Natyror Gërmenj paraqitet më e qetë edhe për shkak të reshjeve të rëna pasditen e djeshme, por vatra mbetet ende aktive dhe forcat operacionale po punojnë për shuarjen e saj.
Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.
Zjarri i nisur më datë 10 gusht në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur prej datës 13 gusht edhe në zonën e Pezë - Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.
Ndërkohë, nën monitorim po mbahet vatra e zjarrit në Ternovë të Bulqizës nga 7 efektiv te MZSH për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.
Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz. Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen. Në terren janë angazhuar 50 forca të FA, të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.
Komente
