Shkëlzen Velaj i cili u ekzekutua mbrëmë është vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”. Bashkë me vëllanë e tij u vranë dhe dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.
Masakra ndodhi më 7 prill 2015 parë në lagjen “Çole” të Vlorës. Ajo e ka zanafillën në një sherr të nisur në të gdhirë të së martës në një kazino pranë portit të qytetit bregdetar. Konflikti mes grupeve të të rinjve u kthye në një far ëest të vërtetë ku si pasojë e përplasjes së armatosur në lokal mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.
Sipas Policisë, 29-vjeçari Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj 27 vjeç u gjetën të pajetë në lokalin “Adore” në lagjen 24 Maji të njohur si Çole, 21-vjeçari Albi Limaj ndërroi jetë në spital, ndërsa Aleksandër Llanaj (i arrestuar) mbeti i plagosur. Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.
Lajmi kryesor: