'O ma hape derën' ishin fjalët e fundit të Shkëlzen Velajt, 43 vjeç, para se të ekzekutohej me 15 plumba në trup nga 2 persona, ende të paidentifikuara. Ekzekutimi ndodhi 5 minuta para mesnatës së të mërkurës në qytetin e Vlorës. Në momentin që e ëma e 43-vjeçarit hapi derën, pa të birin të vrarë në tokë të mbuluar nga gjaku. Për të ishte tepër vonë, edhe pse ai u transportua në spital, plumbat kishin prekur organet jetësore duke rezultuar fatal për 43-vjeçarin.
Si ndodhi ngjarja? 43 vjeçari ka qenë duke hyrë në shtëpi, kur ka vënë re s epo ndiqej nga një makinë e dyshimtë. Kjo ka bërë që ai të ndihej i rrezikuar për jetën e tij, pasi nuk ka fikur as makinën, por e ka lënë atë ndezur dhe ka ikur me vrap për t'u futur sa më shpejt në banesë. Por edhe 2 autorët e kanë ndjekur nga pas deri në katin e 5-të të pallatit dhe kanë zbrazur një karikator kallashnikovi duke qëlluar mbi 20 herë, ku 15 prej plumbave e kanë prekur në trup. Pas ngjarjes 2 autorët janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorë dhe në afërsi të fshatit Risili kanë braktisur makinën tip BMW pa targa të cilën e kanë djegur. Brenda në makinën e djegur policia ka gjetur dhe kallashnikovin me të cilin autorët qëlluan 43-vjeçarin. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 4 persona. Shkëlzen Velaj dukej se i ruhej një atentati të mundshëm, pasi në shtëpinë e tij kishte vënë kamera sigurie të cilat kanë kapur dhe momentin kur ai është ekzekutuar. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe përmes tyre pritet të zbardhë edhe ngjarjen e rëndë.
Shkëlzen Velaj nuk ishte me precedentë penal, ndërsa në familjen e tij nuk është viktima e parë pasi në 2015-n i vranë të vëllanë Ardi Velaj në "Masakrën e Çoles". Pista e hetimit të vrasjes së 43-vjeçarit është fokusuar pikërisht te hakmarrja për vrasjet seri që kanë nisur nga kjo masakër.
'Masakra e Çoles' që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrarjes në qytetin e Vlorës përgjatë viteve, shumica prej të cilave ende pa autor. Në lidhje me ekzekutimet e fundit në qytetin e Vlorës kanë shkuar edhe forcat RENEA, ndërsa janë ngritur disa pika postblloqe për kapjen e autorëve.
43 vjeçari Shkëlzen Velaj i cili u vra mbrëmë në derë të shtëpisë i ruhej një atentati të mundshëm. Në shtëpinë e tij kishte vënë kamera sigurie të cilat kanë kapur dhe momentin kur ai është qëlluar nga autorët me 20 plumba. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe përmes tyre do të zbardhë ngjarjen.
Forcat RENEA kanë zbarkuar në Vlorë pas vrasjes së 43 vjeçarit Shkëlzen Velaj. Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre. Pasi kanë kryer vrasjen, autorët të cilët dyshohet se janë 2, kanë djegur makinën dhe janë larguar pa lënë gjurmë.
Shkëlzen Velaj i cili u ekzekutua në Vlorë është qëlluar 20 herë me kallashnikov nga autorët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Velajn e kanë kapur 15 plumba në trup.
Report Tv ka siguruar foton e Shkëlzen Velajt, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në derën e banesës së tij në Vlorë.
Për fqinjët dhe banorët e pallatit në lagjen '24 maji' në Vlorë, Shkëlzen Velaj ishte një person i urtë pa probleme,madje kishte ndihmuar edhe në shtrimin e rugës së lagjes me shpenzimet e tij.
Fqinjët flasin për mediat pas ngjares së rëndë duke thënë se 43-vjeçari jetonte vetëm më të ëmën dhe para atentatit, ai i kishte thirrur të ëmës 'hape derën', por kur ajo e kishte hapur kishte gjetur të birin të lyer në gjak në tokë.
"Djali i kishte thënë hape dere, sa vajti ajo për ta hapur e gjeti djalin të vrarë. Të ëmën e mori policia dhe për vdekjen i kanë thënë pas orës 2:30 të natës", tha një nga fqinjët e 43-vjeçarit që u vra në derën e shtëpisë.
"Këtu për pallatin djali nuk kishte fare probleme, madje ka paguar lekë që ka shtruar rrugën në lagje dhe për ne ishte një njeri shumë i rregull. Grua më të mirë në botë se e ëma e tij nuk gjen në botë. Është një fatkeqësi shumë e madhe", tha një tjetër banor
Shkëlzen Velaj e kishte pikasur që atë po e ndiqnin pasi sapo mbërrit në banesë e la makinë ndezur dhe iku me vrap drejt shtëpisë, por autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi në katin e 5-të.
Për ekzekutimin e 43-vjeçarit Shkëlzen Velaj në Vlorë, pistë kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes për vrasjet seri që kanë nisur që në 2015 në 'Masakrën e Çoles' ku mbeti i vrarë edhe vëllai i tij Ardi Velaj. 'Masakra e Çoles' që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrarjes në qytetin e Vlorës përgjatë viteve.
Ekzekutohet në derën e shtëpisë 43-vjeçari Shkëlzen Velaj. Policia ka shoqëruar 4 persona që mund të kenë qenë në dijeni për ngjarjen, ndërsa janë ngritur dhe pika postblloqe për kapjen e autorëve. Pika kontrolli janë ngritur në Vlorë, Orikum, autostradën Vlorë-Fier, madje edhe në Elbasan.
Shkëlzen Velaj, 43 vjeç, u ekzekutua gjatë natës në derën e banesës së tij në Vlorë. Ai mbeti i vdekur në vend nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa në video shfaqet momenti kur trupi i tij i pajetë largohet nga vendi i ngjarjes dhe çohet drejt morgut.
Gjendet makina e djegur e autorëve të vrasjes së Shkëlzen Velajt. Brenda makinës është gjetur edhe një kallashnikov. Dyshohet se autorët janë larguar me një tjetër makinë.
Shkëlzen Velaj i cili u ekzekutua mbrëmë është vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”. Bashkë me vëllanë e tij u vranë dhe dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.
Masakra ndodhi më 7 prill 2015 parë në lagjen “Çole” të Vlorës. Ajo e ka zanafillën në një sherr të nisur në të gdhirë të së martës në një kazino pranë portit të qytetit bregdetar. Konflikti mes grupeve të të rinjve u kthye në një far ëest të vërtetë ku si pasojë e përplasjes së armatosur në lokal mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.
Sipas Policisë, 29-vjeçari Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj 27 vjeç u gjetën të pajetë në lokalin “Adore” në lagjen 24 Maji të njohur si Çole, 21-vjeçari Albi Limaj ndërroi jetë në spital, ndërsa Aleksandër Llanaj (i arrestuar) mbeti i plagosur. Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.
Shkëlzen Velaj i cili u ekzekutua mbrëmë në Vlorë ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Ai e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit. Ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikatore automatiku. Sipas policisë 43 vjecari ka ndërruar jetën në spital. Autorët që e kanë qëlluar dyshohet se kanë qenë 2.
Per keta lloj njerezish duhet nje si gjigandi Enver Hoxha
PërgjigjuRadha e Camit ndaj Llanajve tani ,
Përgjigjupo ketij i vrane vellain dhe tani vrane ate....pse thoni per hakmarrje? pastaj cpune ka ky me vrasjen e vellait?vetem po u zbatua kanuni te labt si te malokte se nuk ka kuptim.mund te jete per pazare per pune te pista them un.
PërgjigjuPo ca po behet keshtu ne Vlore Hajde polici leshi hajde.... O budallenje po ju kane bere 20 gola ne shtepine tuaj more ca behet keshtu sngeli dite pa ngjarje ne Vlore Ketu sikur ka ardhur ndonje grup nje dore duket ncncnc.. Police idiota per zotin po ju ve ne Loje Krimi ne Vlore.... Po jua fut dite per dite .... ose ose ose jeni vete se ska mundesi 20 ngjarje asnje i kapur sjeni ne terezi idiote paguajme taksat per ju paguajme gjobat per ju edhe ju dru keni ngelur
PërgjigjuTe rrofte artjoni drejtori sypatrembur qesi ha fare per njeri. Le te lulezoj hashashi she 30 perqindshi
PërgjigjuFajin e ka Leli! Leli iK
PërgjigjuKeta camet e shkrete po i sakatojne fare!E keni luften e humbur o te shkrete po fshihuni dhe mos dilni me xhiro!
PërgjigjuPer ca e ke llafin ca ka ndodh per ne qe se dim
Çamet e treguan veten kush jan ne maj 2021 e do e tregojn ri i qet se asnje nuk esht çam na keta te viti 2021 tfala na doqja
Po po