Sport
Lifestyle

E keni bërë gabim gjithë këto kohë, trajneri zbulon mënyrën e duhur se si duhet të ushtrohemi për të humbur peshë shpejt edhe në kushte shtëpie

21 Shtator 2021, 11:39| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 11:42

  • Share

Armando Hidi është trajneri personal i cili pasionin  e tij për palestrën e ka kthyer në profesion duke i dhënë sfida vetes për të ndryshuar jetën e shumë njerëzve. Prej rreth 9 vitesh ai ka ndihmuar shumë persona që të arrijnë qëllimet personale të shëndetit në palestër. I diplomuar edhe në filozofi pjesë e cila e ka ndihmuar Hidin në punën e tij të përditshme për ta bërë atë të ndryshëm nga trajnerët e tjerë.

Nuk kërkon të arrijë rezultate të menjëhershme që mund të sjellin  dëme të tjera për shëndetin. Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli” ai tregon edhe pak nga historia e tij personale për të motivuar të tjerët që nëpërmjet aktivitet fizik mund të arrijnë trupin e  dëshiruar.

“Një person që fillon nga fillimi ka pakëz problem sa të edukohet në fillim, sa të mësoj teknikën e duhur pastaj ndikon edhe regjimi, disiplina që merret. Unë tre vitet e para gjithcka e kam bërë gabim kur fillova studimet e kuptova sepse mendoja se palestra ka rolin kryesor edhe ushtrohesha me pesha shumë të rënda dhe shkoja më shumë në palestër por thjesht lodhesha. Pastaj kur mësova se duhej pushimi, kuptova se ushqimet e duhura të ndihmojnë për nivele të ndrysme fitnesi” tha ai.

Ndërsa jep edhe këshilla se si duhen bërë saktë ushtrimet dhe rutina që duhet ndjekur për të humbur peshë:

“ Si fillim duhet të bëjnë një ngrohje  të artikulacioneve dhe të sistemit kardiovaskular. Trupin duhet ta përshtatesh për ngarkesën që duhet ti japësh. Më pas varet nga terreni ku do të bësh, nëse bën stërvitje në shtëpi mjaftojn dy llastiqe një palë gira të vogla dhe ka plot ushtrime që mund ti bësh në shtëpi. Nëfillim duhet ta nsiësh nga pak nga 20 minuta dhe e shton javë pas jave deri sa të bësh një orë.

Për personat që janë shumë mbipeshë mirë është që të dalin dy herë në ditë ecje nga liqeni në mënyrë që të djegin vazhdimisht kalori” shpjegoi trajneri Armando Hidi.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?