Vizita e Erdogan në Shqipëri, Rama: Rastësi që përkoi me përvjetorin e vdekjes së Skëndërbeut! Mos ia nxirrni inatin tim Turqisë mike, na është gjendur pranë në sfidat më të vështira

18 Janar 2022, 14:49| Përditesimi: 18 Janar 2022, 17:42

  • Share

TIRANË- Shumëkush e quajti ardhjen e presidentit turk në Shqipëri, Erdogan në ditën e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut si një provokim, por për kryeministrin Edi Rama ishte thjesht një rastësi. Rama u është përgjigjur miqve social në ‘Facebook’ duke iu kërkuar që inatin që kanë me Kryeministrin të mos ia nxjerrin Erdoganit, pasi Tuqia është një mike e Shqipërisë.

“Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime ‘në emër të Skënderbeut’! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me ‘pushtuesin’ nga Ankaraja.

Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, ‘Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme’?”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë ka listuar të gjitha situatat në të cilat Erdogan i ka qëndruar pranë vendit tonë, sidomos në sfidën me pandeminë ku na dhuroi vaksinat anti-COVID në një kohë kur vendet e rajonit po përballeshin me mungesën e tyre. Nuk ka lënë pa përmendur edhe 522 apartamentet e financuara nga qeveria turke të cilat u prishën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, e duke vijuar me bashkëpunimin në fushën e mjekësisë me spitalin në Fier, si edhe me financimin për rikonstruktimin e xhamive në vendin tonë.

“Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar e Shqipërisë e shqiptarëve, në më shumë se një rast dhe si ngatërrohen me shigjetat e rrethimtarëve të Krujës, vaksinat e ardhura në Shqipëri nga ky shtet mik falë kujdesit të veçantë mikut tim, Presidentit Erdogan, në kohën kur i tërë Ballkani mbeti si peshku pa ujë, në rrethimin e Armikut të Padukshëm?

Si mund të lidhen punëtorët e palodhur turq dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, të cilët vitin e fundit ndërtuan një lagje të re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti apo ata që ndërtuan një spital të ri ultramodern në Fier, me luftën e pesë e kusur shekujve më parë?”, vijon Rama.

Duke iu referuar një shprehje të vjetër popullore, ‘për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë’, Rama thotë se inati i njëri-tjetrit na ka penguar të shohim të mirën e përbashkët e kjo ndodhi edhe me vizitën e Erdogan, ku sipas tij inatet që qytetarët kanë me qeverinë ia nxorën ‘pushtuesit turk’. Sipas Ramës, inati të çon në një rrugë pa krye, duke theksuar se nuk do të ndikojë në miqësinë tradicionale me popullin turk, e as me partneritetin strategjik mes dy vendeve.

“Nuk e di a e ka ndonjë popull tjetër atë shprehjen, ‘për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë’. Por dihet me siguri, se përgjatë historisë së tij, ky popull ka parë shumë dyndje shqipesh të inatosura në derën e mullixhiut. Inati ndaj njëri-tjetrit na ka penguar rëndom, ne shqiptarëve, të shohim të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët. Kjo e rreshtimit të djeshëm të shumëkujt (që inatin në fakt e ka me qeverinë e me mua), në ushtrinë imagjinare të mbrojtësve të kështjellës sonë nga pushtuesit turq, ishte një ilustrim i radhës për rrugën pa krye ku të shpie ‘inati ndaj vjehrrës’.

Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm ‘intelektual’ dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.

Dikush ndër të inatosurit e djeshëm denonconte hipokrizinë time. Sipas tij isha vetëdemaskuar nga mikpritja që i rezervova Presidentit Erdogan në Tiranë, pas mikpritjes që më rezervoi Papa Françesku në Romë. Në fakt jo, ky shembull tregon krejt të kundërtën e hipokrizisë, vërtetësinë dhe thellësinë e marrëdhënieve të posaçme personale për shkak të detyrës", përfundon Rama.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një vizitë 1-ditore në vendin tonë. Erdogan e nisi vizitën me ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Lagjja e re me 522 banesa që kushtuan 42 mln euro është financim i qeverisë turke. Ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” e ndërsa një shesh në Laç do të mbajë emrin e tij.

Erdogan më pas zhvilloi edhe një takim me Ramën në kryeministri që u pasua me një konferencë të përbashkët për shtyp dhe nënshkrimin e 7 marrëveshjeve mes dy qeverive. Erdogan përshëndeti deputetët e Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse në Kuvend dhe në fund, inauguruan xhaminë Et’hem Beu në Tiranë dhe e mbylli me inaugurimin e Xhamisë së Et'hem Beut në kryeqytet.

Ora 17:01
Kreshnik Spahiu: Mos e kujtoni Skënderbeun vetëm kur vjen Erdogan

Vizita e Presidentit turk Recep Erdogan shkaktoi jo pak polemika për shkak se përkoi me 554-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar ndaj atyre që e kanë cilësuar si 'provokim' vizitën e Erdogan pikërisht në këtë ditë, teksa u thotë të mos e kujtojnë Skënderbeun vetëm kur vjen Presidenti turk.

Spahiu përmend edhe investimet dhe të mirat që Turqia i ka sjellë Shqipërisë, teksa ngre pyetjen nëse 'ky mllef është urrejtje fetare, politike apo sociale?'

"Mos e kujtoni Skënderbeun vetëm kur vjen Erdogan! Turqia ka pranuar të jetojnë 6 milion shqiptar, Turqia njohu e para Kosovën, Turqia e re nuk është Perandoria Osmane, Turqia ka një shekull paqe me kombin shqiptar. Turqia është investitori i parë në Shqipëri, Turqia ka hapur 800 biznese në Shqipëri, Turqia na ka mbështetur në çdo krizë humanitare, Turqia ka investuar edhe në zona katolike si Laçi, Turqia nuk ka pretendime territoriale, Turqia nuk ka ligj lufte me ne si Greqia. Turqia nuk mban të pushtuar Çamërinë, Turqia nuk na ndryshon emrat si Athina, Turqia nuk jep pensione, nëse ndryshon kombësi, Turqia po dhuron spitale, shkolla, apartamente, Turqia nuk na shtyn drejt Rusisë, por SHBA-s Turqia është aleati kryesor i Gjermanisë, Turqia na ka mbrojtur nga agresioni grek, Turqia nuk thotë si Beogradi “Kosova zemra jone” A është ky mllef: Urrejtje fetare, politike, sociale apo ..?", shkruan ai.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 19/01/2022 09:57

    EJVALLAH, ,O ZOT I MADH TURQISE DHE PRESIDENTIT TE SAJ TE NDERUAR ERDOGAN,,,TE VAZHDOHET KY BASHKEPUNIM I SHKELQYER MES DY VENDEVE TONA MIKE. ...ATE QE BETE JU NE LAC ISHTE UNIKE ,,NA BETE ME QAJTE NGA EMOCIONET..///

    Përgjigju
  • Iris: 19/01/2022 02:13

    Jo z.Rama,rastesia me ate dite eshte si shume <<rastesi>> dhe bie ne sy,por ke te drejte, kur thua qe Turqia na ka qendruar shume prane, problemi eshte, qe na ka qendruar me <<prane>> sec duhet,plot 500 vjet.Dhe kur thua se c'lidhje ka republika turke me lufterat anti-otomane;duhet t'ju rikujtoj qe kane po aq lidhje sa republika italiane me qendresen ilire kunder romakeve.Dhe sigurisht qe lidhen,turqit e sotem jane pasardhes te otomaneve,ashtu sic jane shqiptaret pasardhes te ilireve dhe arberve.Secili mban mbi shpine trashegimine dhe te kaluaren historike,etnike e kulturore,sido qe te kete qene ajo.Dhe nuk kemi ndonje urrejtje ndaj teje qe t'ia nxjerrim Erdoganit,perkundrazi inatin e vetem qe kemi eshte, pse zgjedh si mik per koke nje njeri,te cilin gjithe bota perendimore e shikon si diktator ne ngritje.Nuk ka lider me te mire bota,po mbete dite e nate ne prehrin e sulltan Erdoganit?!Dhe sa per K.Spahiun,qenke,ose ben naiv.Nga fjalet qe perdor,dukesh si ata shkeset qe e kane derguar te lavderoje dhenderin e mundshem para nuses dhe familjes se saj.Sa per sqarim Turqia nuk eshte as vendi i pare,as i fundit qe ka shqiptare dhe nje pjese e tyre u vendosen aty kur u shkembyen nje pjese e popullsive te Kosoves dhe Camerise me ata te Azise se Vogel.Dhe Otomanet ishin ata qe trazonin gjirizet ballkanike.Turqia eshte pasardhese e perandorise Otomane,ashtu sic eshte Italia pasardhese e perandorise Romake,si Austria pasardhese e Austro-Hungarise,si Egjipti pasardhes i mbeterive egjiptiane,etj,por Turqia e sotme e ben kete numerin e mohimit te lidhjeve me otomanet sepse ka bere krime dhe ka mekate per te lare,duke filluar me Armenine.Turqia nuk eshte investitori i vetem dhe nuk eshte i vetmi qe na ka mbeshtetur.Turqia vertet nuk ka pretendime territoriale,por Erdogan enderron te ringjalle perandorine Otomane me zona influence.Turqia s'ka nevoje te ndryshoje emera,sepse i ka ndryshuar tashme nje pjese te tyre,si ka dashur dhe kur ka dashur,duke filluar qe nga mbiemri juaj /Spahiu/.Dhe ne s'kemi nevoje te na shtyje Turqia drejt U.S.A.sepse kemi vajtur vete.Sa per Rusine,Turqia po bashkepunon me te ku ka konflikte ne bote per qellime personale,dhe se cfare mendojne gjermanet per turqit,eshte me mire qe e verteta te mos thuhet me ze te larte.Dhe mbrojta qe na ka bere kunder agresionit grek,edhe ate e ka bere per arsye personale.Dhe mos krahaso synimet serbe me ato turke.Enderrat e fshehta erdoganiste jane gjeografikisht shume me te medhaja se sa ato serbe.Ndryshimi qendron ne ate, se ndryshe nga idiotet e Beogradit,skilet e Stambollit,dine si t'i miklojne e t'i bejne per vete ca shqipo si ju,disa dhurata,ca fjale te medhaja miqesie,nje e rrahur shpatullash,nje shkelje syri,nje buzeqeshje dhe ju bini brenda.

    Përgjigju
  • Rekrut: 19/01/2022 00:00

    Rastesi? Mire pseudopiktor po as per te qeshur ste ben o edvin krista rama ????????????????. Turqit skane cti bejne gjerj kastriotit se e ka marre ne dore peci deshtak ndac si sportist ndac si piktor me ja perdhos figuren tvetmit shqiptar qe i mbijetoi historise deri ne ditet e sotme.Turqit qe po ndertojne pallate e spitale sot jane po te njejtet qe te paret tane i ngulnin mbi hunj dhe i linin te vdisnin ne agoni.Jane po te njejtet qe merrnin me dhune foshnjet nga gjiri nenes per ti nisur ushtare ne cdo cep te botes.Jane po te njejtet qe na kane ndryshuar nje pjese te madhe te adn-se unike ilire me perdhunime masive.Mjafton te shohesh ngjyren pamjen dhe format e turinjve te shume shqiptareve sot qe te kuptosh sa dem kemi ne prej ktyre mongoleve te azise. Nejse erdhi dhe dita te shohim kurbinasit e lavdishem qe dikur vrisnin turq me shumice ti thurin kenge te madhit erdogan kjo i ve tapen te gjithave ????????????

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 18/01/2022 21:50

    U "pushtua"shqiperia se u ndertua nje spital supermodern dhurate.pra qyl.U pushtua se ndertoi nje lagje moderne,per te patur zili.Jam i sigurt qe po te ish dikush tjeter kryeminister sot ne shijak,durres,Thumane,lezhe,kavaje,lac e kudo ku pati demtim njerezit do ishin akoma ne cadrà dhe per nje 5 vjet.Madje as bonus sera me non do te marrin.Qente ate pune kane che dine te bejne,vec lei in,karvani ecen perpara.Dje pate filmin skenderbeu qe kerkoi likeflori iliri dhe thoni "na pushtoj sultan Murati ,Dhe...doli skenderbe ilir Agush cepani te luftoje.Kur hapi syte tha:"ou ,paska qene ne enderr.Mu duk vehtja Skenderbe"

    Përgjigju
  • Toma: 18/01/2022 19:48

    Sulltani ende ne dere, ky e nxorri artikullin kunder "arrnauteve" te pabindur! Sigurisht qe e ka pas gati. Po ta kish vonuar dhe 12 ore, do kishte patur me teper sens dhe nuk do binte ne sy. Po hajt, varja, se mos po i ben pershtypje.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/01/2022 15:58

    Nuk te ka kush inate ty mor kryeminister. Ti ke inate te thella Brenda vehtes tende,je problem i veht

    Përgjigju
  • Beni: 18/01/2022 15:12

    Arnaut inat,njihet si shprehje ne te gjithe Turqine,dhe e perdorin edhe sot.Kjo ka dale si rrjedhoje e inatit qe e kemi ne gen prej shekujsh.

    Përgjigju
  • Jozi: 18/01/2022 14:57

    Lider, kosto e ndertimit te apartamenteve ne Lac , Kavaje, Shijak e me rradhe sa eshte ? E kam fjalen te gjykojme se kush ka vjedhur me shume ?

    Përgjigju
    • Une: 18/01/2022 15:35

      Ca do gjykosh ti o gjysmak? Apartamentet jane ndertuar vete nga Turqit. Shteti vetem lejen ju ka dhene. Ju barbaret kur rra termeti kaluat ne histeri duke sharre e fajesuar qeverine dhe Ramen. E me vone duke u tall me rindertimin. Gjykoni njer seline tuaj te PDs o te mbaruar.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?