Tirane- 816 tonët, mbetje e rrezikshme që u nisën drejt Tajlandës dhe ngritën në këmbë autoritetet vendase dhe të huaja, dolën nga KURUM në Elbasan si 'oksid hekuri'. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se në doganë është paraqitur si dokument fatura e shitjes e cila shënonte 'oksid hekuri' eksporti i të cilës është i lejuar pasi nuk konsiderohet i rrezikshëm.
Mbetjet janë transportuar nga KURUM në Elbasan drejt Durrësit nga firma “Sokolaj SHPK”, e cila ka deklaruar edhe dokumentacionin e blerjes.
Report Tv ka mësuar ekskluzivisht gjithashtu se firma turke, KURUM, e cila më herët mohoi që të kishte bërë transport lëndësh të rrezikshme, ia ka shitur kompanisë Sokolaj 40.800 dollarë vetëm njërën prej ngarkesave, e cila është deklaruar sikur të jetë rreth 2.8 mln kg oksid hekuri dhe jo pluhur i furrave të çelikut që është lëndë shumë e rrezikshme dhe u konstatua më vonë nga autoritetet ndërkombëtare.
Në deklarimin që është bërë në doganë më 4 korrik, kur është nisur ngarkesa, thuhej se destinacioni final ishte Tajlanda ndërsa kompania që e ka marrë sasinë është GS MINERALS e regjistruar në Rijeka në Kroaci. E gjithë sasia nuk ka kaluar në kontrollin me skaner pasi është lëndë rifuxho dhe përjashtohet nga ky kontroll.
Report Tv kontaktoi me pronaren e firmës transportuese, Gjovana Sokolaj, e cila konfirmoi bashkëpunimin dhe kontratën me KURUM International.
Hetimet
Për të gjitha shkeljet e dyshuara dhe gjithë procesin e lëndës nga KURUM, ku është origjina e mbetjeve të rrezikshme, transporti dhe kalimi në port, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet që prej 16 gushtit për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, ‘transportimi i mbetjeve toksike’ dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetime po bëhen dhe në bashkëpunim të ngushtë me OLAF dhe institucione të tjera ndërkombëtare.
Një ditë më parë ishte Ministria e Mjedisit e cila konfirmoi ekskluzivisht për Report TV se sasia e lëndës është sjellë në Port nga Metalurgjiku në Elbasan, i cili siç dihet administrohet nga Kurum, dhe u ngarkua në Durrës në kontejnerët në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC.
Dy anijet “Compton” dhe “Candor” që po transportojnë, një 41 kontejnerë dhe tjetra 61 kontejnerë ishin nisur nga porti i Durrësit më 4 korrik dhe ishin parashikuar të mbërrin në destinacionin final Tajlandë mes 18 dhe 22 Gushtit.Operatori ndërkombëtar Maersk përmes një deklarate ka thënë se ngarkesa do të rikthehet në Shqipëri.
Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje kompanisë turke ‘Kurum’, kompani nga e cila dolën 816 tonë mbetjet e rrezikshme që u nisën drejt Tajlandës nga Porti i Durrësit.
Mbrëmjen e sotme nga ballkoni i shtëpisë së tij, Berisha e nisi protestën duke shfaqur deklaratën e Kurum në monitor. Sipas Berishës, Ministria e Mjedisit ka mashtruar shqiptarët dhe se ato mbetje nuk kanë asnjë lidhje me uzinën e Kurumit.
‘Ministria e Mjedisit mashtroi shqiptarët se ato mbetje vijnë nga furnaltat e Kurum. Shqipëria ka furrnalta hekuri, çeliku, kromi, por dhe furra alumini dhe metalesh të tjera. Por këto janë veprimtari legale, këto janë veprimtari të kontrolluara nga të gjitha anët.
Në këto furra shkrihet hekur, shkrihet krom, shkrihet çelik, alumin dhe të tjerë. Dhe këto furra në mënyrë transparente kanë procedurat ku i depozitojnë mbetjet e tyre, të rrezikshme, të parrezikshme, ku i eksportojnë, cili është destinacioni i tyre.
Kjo është një veprimtari dhjetëra vjeçare. Por ministria e Mjedisit deklaroi dje, se mbetjet i ka eksportuar Kurumi. Sot kjo sipërmarrje e madhe me një aktivitet pothuajse 30 vjeçare në Elbasan, deklaroi se ato mbetje nuk kanë asnjë lidhje me uzinën e Kurumit.
Pra, ato mbetje thotë Kurumi, nuk kanë lidhje me uzinën, por dokumentacioni është plotësuar sikur janë të Kurumit. Shikoni pra çfarë qeverie, trafikante, falsifikatore e turpshme.
Shikoni se ç’bëjnë. Shikoni se ç’bën Edi Rama për bizneset e tij. Të dashur miq! Shikoni se çfarë bën Edi Rama me trafikun që bën me helme dhe toksina. Merr emrin, falsifikon dokumente dhe i eksporton ato, sikur të jenë të një ndërmarrje private.’- tha Berisha.
C'te gjeti salo vellai. Pse i dole ne krah ? Ti nuk del rastesisht ne krah te dikujt. Do mbulosh gjurme te krimit te hershem apo ...
PërgjigjuHA HA HA PATRONAZHISTET QE SHITEN NDERIN KARAKTERIN PER PESE LEK FLASIN PER PRO/DOC SALI BERISHEN.
PërgjigjuCFAR NUK PRITET NGA NJE NJERI I PAPERGJEGJEM SI EDVIN RAMA. NJERI QE PREJARDHJEN E KA NGA SHTETI KOMUNIST . SHTET I CILI HELMOJ POPULLIN SHQIPTAR PER 45+22 VJET.
PërgjigjuSali Bajga krimineli hajdut nuk pushon sē lefuri nga brima miut se Shqipria ska shtet e ska drejtēsi po ka PADREJTĒSI. Shikoni gjithandej vjedhje , vrasje, korrupsjon galopant e kjo gjē vjen se ska drejtēsi. Drejtēsin e bēn shteti po shteti nuk ekziston.
Përgjigju